“Kurrë mos i vendosni bananet në frigorifer”!. Kjo është interesante.
Bananet përmbajnë tri lloje sheqeri natyral: sukrozën, fruktozen dhe glukozën e kombinuar me fiber (lloj substance). Bananja jep energji të qëndrueshme dhe substanciale.
Studimet e bëra kanë vërtetuar se konsumimi i vetëm dy bananeve ne dite jep mjaft energji për një veprimtari pune 90 minutëshe: bananja te jep shume energji Mirëpo nuk është vetëm energjia ajo të cilën e ofron, bananja na ndihmon që të jemi dhe të shëndetshëm. Ajo gjithashtu mund të na ndihmojë në mënjanimin- ose parandalimin e një numri të konsideruar të sëmundjeve Depresioni. Sipas nje hulumtimitë kryer kohët e fundit , në mes njerëzve që vuajne nga depresioni, shumica tyre e kanë ndier vetën më mirë kur kanë ngrënë banane. Arsyea eshte se bananja përmban triptotin, një lloj proteine që shëndrrohet në serotonin, që është e njohur për të relaksuar njeriun, duke përmirësuar disponimin dhe përgjithësisht njeriun e bën të ndihet më i lumtur.
PMS (Sindromi paramenstrual). Harroji pilulat-tabletat, haji bananet. Permbajtja me Vitamina B6 rregullon nivelet e glukozës së gjakut, të cilat ndikojnë në disponimin tuaj.
Anemia: E lartë-plot me hekur, bananja mund të stimulojë prodhimin e hemoglobinës në gjak dhe kështu ndihmon në rastet e anemisë.
Shtypja e gjakut: Kjo frutë unike tropikale është jashtëzakonisht e pasur me potasium, dhe gjithashtu përmban vlera të ulëta të kripes, duke e bërë atë nje mejt të përsosur për të luftuar presionin e gjakut.
Fuqi e trurit: 200 studentë në Shkollën e Twickenham (Middlesex) kanë akumuluar forcë duke ngrënë nje banane për mëngjes, nje në pauzë dhe nje në drekë dhe kështu (bananja) ndihmoje ne relaksimin dhe kalimin e stressit te provimeve te tyre. Hulumtimet kanë treguar se frutet e paketuara me potasium mund te ndihmojnë nxënësit në mësim duke i bërë ata më të vëmendshëm.
Konstipacioni (kapsllëku). Perdorimi i bananeve në dietë mund të ndihmojnë për të përmirësuar jashtëqitjen duke ndihmuar ne zgjidhjen e problemit pa pasur nevoje per përdorimin e laksativëve.