Rrisni flokë të trasha dhe me
shkëlqim vetëm me
ushqime të shëndetshme. Zbuloni
se cilat janë vitaminat më të mira
për të rritur flokët tuaj shpejt
dhe cilat janë ushqimet më të
shëndetshme.
gërshëra ju bën mirë’ duket së është keqkuptuar.
Mund t’ju duken më të shëndetshme sepse ju keni
hequr majat e djegura, por nuk do të ndikojë në
rritjen e tyrë nëse ju nuk kujdesëni për rrënjen e
flokëve. Ashtu si lëkura e trupit edhe lëkura e kokës
ka nevojë për përkujdesje dhe ushqyes të mirë për të
rritur flokë të shëndetshëm. Këtu do t’ju paraqesim 6
vitaminat më të shëndetshme për flokun tuaj:
1. Vitamina A
Kjo është ndoshta vitamina kryesore që ka ndikimin
më të madh në proçesin e rritjës së flokëve tuaj. Kjo
ndodh sepse ajo ndikon mbi rrënjen e flokut dhe
genet të cilat kontrollojnë proçesin e rritjes. Ky
proçes fillon kur ju konsumoni ushqime (kryesisht
vitamina) të cilat përmbajnë amino-acidë për rrënjen
e flokëve, nga ku fillon dhe rritja e shëndetshme.
Filloni të konsumoni më shumë; spinak, brokoli,
mango, patate e ëmbël, dhe shalqi për dietën tuaj.
2. Vitamina B
B6, B12, të gjitha këto vitamina
luajnë një rol të rëndësishëm në
rritjen e flokëve pasi ushqejnë
lëkurën e kokës dhe rrënjet e flokëve
me ushqim që në fazat fillestare. Ju
mundë të merrni më shumë vitamina
‘B-Complex’ ose nëpërmjet ushqimit të detit si;
karkaleca, salmon etj.
3. Biotina
Një tjetër formë e vitaminës B, shpesh-herë e njohur
edhe si vitamina H, mendohet që mbron flokët tuaj
nga thatësira e tepërt, forcon flokët në rrënje dhe në
trup duke mos i lejuar të këputen apo të dëmtohen.
Ndikimi më pozitiv që ka kjo vitaminë, është ndalimi i
rënies së flokëve, një problem që shfaqet tek
pothuajse 50 % e femrave.
4. Vitamina C
Tashmë e dini që vitamina C përbëhet nga agrumet
dhe ka ndikim të madh në rritjen e sistemit tuaj
imunitar, por ajo gjithashtu luan një rol të
rëndësishëm në kontrollimin e sasisë së yndyrës që
prodhon lëkura juaj duke vepruar si një maskë
natyrore. Ky hidratim natyror ndikon në procesin e
rritjes të shpejtë të flokëve tuaj sepse ndalon rënien
dhe dehidratimin e tyre.
5. Vitamina E
Kjo lënë ushqyese është jetike për flokët dhe lëkuren
tuaj sepse nxit qarkullimin e gjakut dhe sistemin
imunitar duke e bërë atë aktiv. Një element shumë i
rëndësishëm për të pasur flokë të shëndetshëm, me
ngjyra të ndryshme dhe me shkëlqim.
6. Seleniumi
Është një vitaminë shumë e rëndësishme për flokët
tuaj sepse lufton radikalet dhe toksinat që
shkaktojnë dëmtimin e flokëve tuaj. Seleniumi
gjithashtu përmirëson sistemin imunitar të trupit, një
faktor i rëndësishëm në mbajtjen e flokëve të
shëndetshëm dhe me shkëlqim. Seleniumin e merrni
duke konsumuar ushqime deti, hudhra, drithera, fara
luledielli.