Disa kura e mjekime popullore per asmen (azmen)

Disa receta te thjeshta per azmen 
marre nga mjeksiapopullore.info

1- Gjethe tatulle dhe gjethe sherebeli në pjesë të barabarta grihen imët dhe pihen si cigare deri në 4-5 herë gjate ditës.


2- 2 lugë fara lajthate hidhen ne 1-1.5 gota ujë të porsavaluar dhe lihen të mbuluar një orë, pastaj kullohet. Pihet një filxhan 3-4 herë në ditë.


3- Gjethe tatulle të grumbulluara para lulëzimit të bimës, të thara në hije, grihen si duhan dhe pihen 3-4 cigare në ditë.


4- Thelpinj të një kokrre hudhre vihen në palën e napës dhe shtrydhen duke mbledhur lëngun e hudhrës në një filxhan. Hidhen deri ne 5 pika hudhre mbi sheqer në një lugë kafeje dhe hahen çdo mëngjes esëll.


5- Një dorë hisëll e thatë dhe nga 2 lugë gjelle lulebasani e nenexhik hidhen në një litër ujë dhe zihen 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar për 20 minuta dhe kullohet. Pihet një lugë gjelle tre herë në ditë.



6- 6 lugë gjelle të bimores së përbëre nga 50-60 gram lule mëllage, gjethe mijëfletëshi, gjethe thundërrnushke e lule blete hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 2 ore, pastaj kullohet. Pihet para ngrënies një filxhan tre herë në ditë.


7- 0.5 kilogram thelpinj hudhre të qëruara shtypen në havan dha hidhen në një ene porcelani. Në një ene tjetër përzihet 0.5 kilogram sheqer me lëngun e dy limonëve. Të dy përbërësit, pra hudhra e shtypur dhe sheqeri me lëngun e limonit, përzihen në enë porcelani.
loading...