Keshilla e kura e popullore per refluksin

Refluksi gastroezofageo  është një çrregullim shumë i zakonshem, qe shpesh here  nënvlerësohet. Simptomat janë: urth, aciditet dhe kthim te sekrecioneve. Por le te shikojme  se si mund  ta lehtësojme  atë, duke përdorur mjekimet e kurat  natyrore popullore.

Kur ne hamë, ezofagu arrin te percielle  ushqimin e pertypur drejt   zbritjes poshte. Ky kalim ose kjo perciellje  rregullohet  me anen e nje  muskuli unazor  esophageal, një valvul që hapet për kalimin e ushqimit, gjithashtu ajo hapet dhe ne rastin e të vjellave. Mbyllja e saj pengon ngjitjen lart te lëngjeve te  acidit qe gjenden në stomak.

Refluksi gastroesophageal ndodh kur muskuli unazor ( valvola) relaksohet ne nje kohe te pa pershtatshme  , duke  lejuar përmbajtjen e stomakut (acidin) te ngjitet siper duke , irrituar mukozën. Kjo situatë bëhet patologjike kur refluksi ndodh shumë shpesh, ose kur përmbajtja gastrike e stomakut është tepër e acidte  .

Lengu i  acidte që shkon prapa në ezofag shkakton inflamacion dhe acarim. Simptomat ndonjëherë mund të përfshijnë ngjirjen e zërit, urth, acarim, vjellje kollitje,gervishtje te frymemarrjes ,dhe erozionin e smaltit te  dhëmbit.

Të jesh në gjendje që të kuptosh se ku qendron  rrënja e problemit është padyshim hapi i parë, në mënyrë që të ndërhyhet në mënyrë të përshtatshme dhe te efekteshme .

Ne e dimë, për shembull, se njerëzit që janë mbipeshë dhe të moshuarit janë më të prekur nga ky çrregullim. Yndyra adominale (e barkut,) në fakt,interferon me  funksionin  e muskulit unazor te ezofagut , veprimi i të cilit gjithashtu dobësohet  me kalimin e  moshës.

 Gjithashtu kemi te bejme  edhe me shumë  ushqime të veçanta  që shkaktojnë një relaksim të muskulit unazor, te tilla si  konsumimi i çokollatës , nikotina, kafeja dhe ushqimet e yndyrëshme dhe djegëse.

SI MUND TE NDERHYJME ?

Ja disa kura popullore per te lehtesuar dhe limituar shqetesimet qe vijne nga refluksi gastroezofageo.

1- Humbja e peshes ne rastet e obezitetit .Humbja e 10% te yndyres trupore mund te permiresoje simptomat e refluksit gastrik. Kjo ndodh sepse shtimi i presionit intradominal ,duke u shtypur kunder mureve te stomakut favorizon ngjitjen e permbajtjes gastrike.

2 - Filloni nje diete anti refluks,duke filluar eleminimin e ushqimeve qe kontribojne ne shtimin e shqetesimeve.Flasim ketu natyrisht per ushqime te yndyrshme,por gjithashtu dhe pijet alkolike,ushqimet pikante,domatet,suprat kremoze,cokollatat etj.

3 - Konsumoni bajame.Bajamet jane nje lloj ushqimi alkalin qe mund te bilancojne PH dhe nder te tjera jane nje burim i mire kalciumi.Ngrenia e ndonje bajameje here pas here do tju ndihmoje ne problemin e refluksit.Gjithashtu eshte e rendesishme te pertypet shume mire dhe per nje kohe me te gjate ,per te permiresuar gjendjen e ketyre simptomave.

4 - Konsumoni gelin e aloe veras.Aloe vera mbron stomakun si dhe ajo ka veti cikatrizuese ( mbyllje plagesh) ne rastin e refluksit gastrik eshte shume e rendesishme marrja e produkteve qe permbajne xhelin dhe jo lengun e saje i cili  mund te ju  theksoje  me teper simptomat.

5 - Shkrini nje luge kafeje bikarbonat ( sode buke) ne gjysem gote uje ,kjo do te ju ndihmoje momentalisht per te larguar simptomat.

6 - Dita fillohet me pirjen e nje filxhani me uje te vaket me leng limoni te sapo shtryllur heret ne mengjes  15-20 minuta perpara se te hani mengjes.Kjo ndihmon  trupin per te balancuar  nivelin e aciditetit . Gjithashtu ndihmon tretjen .



loading...