Mungesa e vitamines B12 simptoma e kura

Eshte nje nga substancat e nevojshme per mirqenien fiziko mentale: Vitamina B12 duhet te perftohet cdo dite nepermjet ushqimeve ,sepse eshte esenciale per disa funksione te organizmit. 
Por mund te ndodhe qe absorbimi i vitamines B12 mund te pesoje alternime ne disa faza te ndryshme te jetes .
Cfare sjell mungesa e kesaj substance ,cilat jane simptomat dhe cilat jane kurat dhe mjekimet per ta integruar ate serisht?

Perpara se te fillojme eshte mire te nenvizohet se nje mungese eventuale e vitamines B12  dhe demit qe ajo mund te sjelle duhet gjithmone te jete e vleresuar dhe e dianostikuar nga vete mjeku perkates.

Vitamina B12 : funksionet dhe mangesia

Vitamina B12 e njohur dhe me emrin cobalamina, eshte nje substance jetesore dhe shume e nevojeshme per disa funksione te organizmit, dhe pse merret me ane te ushqimit eshte percaktuar dhe isoluar qe nga shekulli i shkuar , sipas disa sdudimeve te bera mbi anemine shkatrrimtare (anemia perniciosa) : Shkencetaret e atehershem zbuluan se si semundja ishte ne gjendje te shkaterronte dhe pakesonte rruazat e kuqe ,pervec  problemeve te tjera qe sillte ,si gastriti dhe problemet  neurologjike ,dhe kjo gje varet pikerisht nga mungesa e absorbimit te ketij elementi.


Ne dhjete vjecaret e ardheshem , dhe ne vecanti ne vitet 50 struktura dhe funksionet e vitamines behen me te qarta .
Ne vija te pergjitheshme sot eshte e njohur per funksionin kyc te organizmit ,ne maturimin e rruazave te kuqe ,palcen e eshtrave ,ne rregullimin e hemoglobines , në kontrollin e metabolizmit të homocisteines në konkurrencë me acidin folik, si dhe në sintezën e membranave të mielenit ,dhe ne forcimin e sistemit imunitar.

Pra sic u shpehem vitamina B12 perftohet ne rruge alimentare ( ushqimi). Kjo nevoje duhet te jete e vazhdueshme dhe konstante sepse organizmi nuk eshte ne gjendje ta sintetizoje ate ne menyre autonome (në mënyrë të pavarur).


Kur disponibiliteti i kesaj vitamine reduktohet ,pra kur fillon e mungon  ,per shkak te problemeve te ndryshme  specifike ,ose mbase per shkak te nje diete jo shume te ekuilibruar ,mund te vihet re nje mungese vecanerisht e rrezikeshme  dhe e demshme.
Nje reduktim i ndjeshem i vitamines B12 shkakton rritjen e nivelit te homocisteines  ne gjak ,nje aminoacid ky i cili mund te shtoje rrezikun e semundjeve kardiovaskulare , tumoreve ose shqetesimeve neurologjike. Dhe per me teper nje mungese akoma me e theksuar e kesaj vitamine mund te ndryshoje prodhimin dhe rritjen e rruazave te kuqe  duke sjelle ne kushtet e anemise shkaterrimtare (anemia perniciosa)

Kufizimi  i disponibilitetit te kesaj vitamine paraqitet me simptoma te avancuara ne kohe pasi mbetjet ruhen dhe magazinohen  në nivelin e mëlçisë , ku sjellin debolece, lodhje fizike ,nervosizem,veshtiresi perqendrimi ,dhe irritim.

Sic e thame shume here vitamina B12 merret vetem me ane te ushqimit  duke marrë parasysh se burimet janë kryesisht me prejardhje shtazore.

Nje mungese ose ndryshe nje mangesi jo shqetesuese e vitamines B 12 mund te riperterihet duke shtuar produktet e nevojshem ne diete ,gjithmone sipas keshilles se mjekut perkates.

Ushqimet qe kryesisht rrezultojne te pasura me kete vitamine jane: mishi,vezet. qumeshti ,dhe nen produktet e tije .







loading...