Kush jane armiqte e pare te bukurise? Shenjat qe shfaqen mbi fytyre dhe tregojne kohen qe kalon, ne nje fare menyre historia jone e shkruar mbi fytyre.
Por me ndonje ndihme te vogel eshte e munder te nderhysh per te permirsuar lekuren, sepse te kesh nje lekure te shendeteshme e te shndriteshme jo vetem qe i dhuron bukuri pamjes tuaj te jashtme por krijon dhe nje sens harmonie me vetveten duke dhene shume kenaqesi.
Receta n° 1:
Pergatisni nje infuz me 60 g nga lulet e thata te lulekuqes ne nje liter uje per 10 minuta . Lerini te ftohet dhe filtrojini . Aplikoni kompresa nga kjo perberje mbi fytyre e ne qafe te paster cdo mbremje . Nje here ne jave applikoni lekuren e portokallit mbi fytyre dhe lereni te reagoje per rreth 20-25 minuta, ose ne mbremje kaloni nje copez pambuk te ngjyer ne suko . Nese keni lekure te yndyrshme perdorni sukon e limonit: tamponojini rrullat lereni te reagoje per 15/20 minuta, me pas shplajeni.
Receta n° 2:
Zieni 50 g nga lulet e rosmarinesne nje liter uje te valuar per 10 minuta : cdo mbremje aplikoni kompresa nga ky locion .
Receta n° 3:
Zieni 20 g nga lulet e gelqeres ne nje liter uje per 10 minuta lereni te ftohet me pas aplikoni kompresa mbi fytyre e qafe .
Receta n° 4:
Vendosni ne nje ene per 15 dite lekuret e disa molleve ne uje te bollshem ; filtrojini dhe ruani perbersin ne nje ene te mbydhur hermetikisht ; kalojeni locionin mbi fytyre me nje cope pambuk dy here ne dite.