Konsumi i moderuar i verës së bardhë, nën mbikëqyrjen mjekësore, mund të jetë i dobishem në uljen e inflamacionit tek pacientët nefropatik ( problemeve te veshkave,) të cilët vuajnë nga një inflamacion kronik i veshkave. Ne ndihme te perhapjes se ketij lajmi ishte revista Blood Purification (pastrimi i gjakut ) , e cila ka publikuar rezultatet e studimit të kryer nga një grup i studiuesve të Universitetit të Milanos, sipas të cilit, në këto sëmundje inflamatore, efekti rritet në qoftë se konsumi i verës është i kombinuar me atë të vajit të ullirit.
Analiza është kryer ne mbi 10 pacientë që vuajnë nga problemet kronike te veshkave , stafi spitalor i nefrologjise dhe dializës i spitalit te Versilias ne Viareggio, ka krahasuar 10 vullnetarë të shëndetshëm. Pacientëve të cilët qe zakonisht kishin konsumuar verë të kuqe i eshte të kërkuar qe ta zëvendesojne atë me një verë të bardhë,
Subjektet ishin caktuar sipas një dietë te kontrolluar te konsumit të verës së bardhë (2-3 gota në ditë) së bashku me vaj ulliri të cilësisë se mire , për nje periudhe prej dhjetë ditësh .
"Konsumi i verës së bardhë në pacientët veshkave - shpjegoi Alberto BERTELLI, koordinator i hulumtimit - prodhon një ulje të parametrave inflamatore IL6 dhe CRP me rreth 40% në 15 ditë të trajtimit. Ajo tregon një sinergji pozitive me konsumin e vajit të ullirit në dietë. Një shpjegim i mundshëm për fenomenin është dhënë nga efekti biologjik i disa substancave monophenols (tyrosol dhe hydroxytyrosol) të pranishme në vajin e ullirit dhe verës së bardhë. "