Kjo është ajo që thonë disa studiues të universitetit të São Paulos, ne Brazil të cilët kohët e fundit kanë botuar një studim i cili nxjerr në pah përfitimet e pijes popullore në reduktimin e rreziqeve të sëmundjeve kardiovaskulare. Sigurisht që konsumi te jete i moderuar.
Në mënyrë të veçantë, duket se pirja e të paktën 3 filxhaneve kafe në ditë redukton procesin e kalcifikimit të arterieve. Siç është theksuar edhe nga autori i studimit, i botuar në Journal of the American Heart Association, Dr Andreia Miranda:
Në hulumtimin tonë kemi gjetur se konsumi i zakonshëm i së paku tre filxhaneve kafeje ne dite ul gjasat e kalcifikimit koronar.
Megjithatë, studimi nuk sqaron se kush eshte me te vertete mekanizmi aktual i funksionimit, veçanërisht nëse këto përfitime rrjedhin nga prania e kafeinës.
Autoritetet shëndetësore në përgjithësi kanë treguar, se doza maksimale ditore e kafeinës për të rriturit që mund te tolerohet nga trupi i njeriut është 400 mg.
Në rastin e grave gjatë shtatzënisë, kjo vlerë është përgjysmuar, duke arritur në 200 miligramë.
Home »
mjeksia news
» Tre filxhane kafeje në ditë ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës.
Tre filxhane kafeje në ditë ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës.
loading...