Do të ishte më i efekteshem sesa ilaçet më të zakonshme, siç janë paracetamoli ose ibuprofeni.
Një mbështetje e këtyre pohimeve të veçanta për shafranin e Indisë vjen nga një studim i kryer nga kompania farmaceutike milaneze Velleja Research.
Është parë që gjatë tre javëve, duke u perdorur kurkumina, një komponent kyç i erëzave indiane, heq dhimbjen e lojtarëve dhe sportisteve sic jane pershembull ata te rregbise ,nje lloj sporti pak i rend ky dhe ku mund te jete me i lehte sforcimi i muskujve nga lendimet ne fushe .
Sic ndodh zakonisht kur personat e interesuar kurohen ose me mire te themi perdorin paracetamolin dhe ibuprofenin per te lehtesuar dhimbjet. Ne te kundert perdorimi i sharfanit rezulton shume pozitiv dhe pa efekte anesore .
Studiuesit argumentojnë se kurkumina gjithashtu mund të sjellë përfitime të shumta për ata që vuajnë nga problemet inflamatore, të tilla si artriti, duke shmangur ndërlikime që lidhen me trajtimet e ndryshme me ilace. Komponenti i shafranit është përdorur gjithashtu si një ilaç bimor për disa sëmundje të zemrës.
Dr. Francesco Di Pierro, autor i studimit, ka theksuar mundësitë e shumta të ofruara nga shafranët në trajtimin e çrregullimeve të caktuara.
Ky studim sugjeron që një produkt me baze shafranin mund të jetë një ilaç premtues i sigurt analgjezik në kushtet osteo-muskulare të dhimbshme që lidhen me aktivitetin fizik të fortë.