Kura e mjekime popullore per kurimin e tiroideve

Frutat dhe zarzavatet që mbrojnë nga shfaqja e tiroideve. Recetat, vaji i arrave të kokosit parandalon formimin e gjëndrave. Këto dhe të tjera, në numrin e sotëm, në një suplement prej gjashtë faqesh.Disa nga sëmundjet më të shpeshta në vendit tonë janë edhe çrregullimet e gjëndrëstiroide. Kjo gjëndër ndodhet në pjesën e përparme të qafës dhe ka formën e një fluture me dy krahë, që mbështillen rreth trakesë. 

Funksioni i vetëm i tiroidesështë të prodhojë hormonet etiroides, të cilat kanë ndikim pothuajse në të gjithë indet e trupit, ku rrit aktivitetin qelizor. Pra, funksioni i tiroides është të rregullojë metabolizmin e trupit. Zmadhimi itiroide, kjo sëmundje e njohur si gusha, është e përhapur në gjithë vendin tonë. Shkaku parësor i rritjes së gjëndrës tiroide është pamjaftueshmëria ejodit. Mjekësia gjithmonë bazohet në përvojën njerëzore, madje është shkenca në të cilën përvoja vlen shumë. Por shumë prej sëmundjeve twtiroides mund të parandalohen vetëm duke ndjekur disa këshilla të thjeshta. 

Por cilat janë frutat dhe zarzavatet që mbrojnë nga shfaqja e tiroideve. Recetat popullore. Vaji i arrave të kokosit parandalon formimin e gjëndrave. Kur gjëndra prodhon më pak apo më shumë hormone se sasia normale. Pamjaftueshmëria e jodit shkak për rritjes së gjëndrës tiroide. Këto dhe shumë këshilla e rekomandime të tjera të mjekëve, në suplementin e sotëm prej pesë faqesh, për t’u mbrojtur nga shfaqja e gjëndrave dhe çrregullimi i funksionit të tiroideve. 


Frutat dhe zarzavatet që mbrojnë nga shfaqja e tiroideve. Recetat, vaji i arrave të kokosit parandalon formimin e gjëndrave. Këto dhe të tjera, këshillat për të parandaluar shqetësimet.Si të mos keni probleme me gjëndrat tiroide, si t’i luftoni ato që në momentin e dallimit të simptomave të para. Karakteristikat e tyre të veçanta, si dhe rekomandimet më të fundit nga mjekët.Recetat popullore dhe këshillat e mjekëve për të parandaluar sëmundjet e tiroideve. Mungesa dhe tepria e jodit, ndikimi tek gjëndrat. Recetat që japin mjekët për të shmangur efektet e stresit. Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej pesë faqesh. Për një jetë sa më të shëndetshme, do të gjeni këshillat më të dobishme për të parandaluar dhe luftuar shfaqjen e gjëndrave tiroide

Bimët që kurojnë gjëndrat tiroide
Gjëndrat tiroide ndodhen në pjesën e mesme të fytit dhe shërbejnë për të rregulluar metabolizmin me hormonet e tij. Me fjalën metabolizëm shprehet shpejtësia ose frenimi i djegies së substancave ushqimore në inde për të prodhuar energji, si dhe për zhvillimin e organeve të ndryshme të trupit. Funksioni i gjëndrave tiroide varet shumë dhe nga sasia e jodit që hyn në organizëm. Gjëndrat tiroide kanë këto shenja dalluese: dalja jashtë e kokërdhokëve të syrit, sytë janë të shkëlqyeshëm e të gjallë, kanë dridhje duarsh, dobësim trupi, rrahje të zemrës të shpeshta dhe më të forta. Të sëmurët me tiroide preken shpejt, qajnë lehtë, kanë dhimbje koke, lëkura rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë heqje barku, çrregullime menstruacionesh te gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes. Funksioni i gjëndrës tiroide dobësohet nga: ndikimi normal i gjëndrës së hipofizës mbi tiroiden, çrregullimet që prekin gjëndrën, shkaqe të tjera të panjohura të cilat veprojnë drejtpërdrejt në gjëndër. Kjo është një sëmundje që prek më tepër gratë. Gjëndra prodhon shumë hormone, si pasojë e kësaj trupi pëson disa çrregullime me rëndësi siç ishin ato që përmendën më sipër.

Kurimi i gjëndrave me mungesë jodi:
Në 1 litër raki të fortë rrushi 18° tretni 1 kg sheqer dhe pastaj hidhni 40 kokrra arra të vogla (kur kanë push përsipër). Ena mbulohet dhe mbahet 40 ditë në vende të errëta. Pihet 1 filxhan 2 herë në ditë, në mëngjes esëll dhe në darkë para gjumit. Për personat që kanë gjëndra tiroide me mungesë jodi, specialistët e mjekësisë popullore këshillojnë që këta të sëmurë duhet të mbajnë te koka e krevatit një degë pishe me boçen e saj me grykë hapur, që çliron jod, nga darka deri në mëngjes. I sëmuri me tiroide duhet të konsumojë sa më shumë hurma të pjekura mirë, mundësisht të qullosura. Në vjeshtë, kur ka dhe me shumicë fruta të tilla, duhet të hahet 1 orë para buke nga 6-10 kokrra për 30 ditë. Ata që vuajnë nga gjëndrat tiroide duhet të pinë çdo ditë lëngun e 1-3 kokrra limoni, ose 50 gramë lëkurë limoni të zihen në 500 gramë ujë për 20 minuta dhe pihet 2 herë nga 1 filxhan kafeje, esëll në mëngjes.Duhet të konsumoni edhe mishin e peshkut, që rritet në det, sepse ka shumë jod dhe jo ata peshq që rriten në liqene me ujëra të ëmbla.
Frashëri i bardhë 
Zieni një litër ujë. Në momentin e zierjes hidhni 7-10 lugë gjelle me bimë të thara dhe të grimcuara. I lini 20-30 minuta dhe i kulloni. Nga kjo masë pihen 2 gota ujë në ditë të ëmbëlsuara sipas dëshirës.
Gusha
Për kurimin e kësaj sëmundjeje në mjekësinë popullore përdoret bima e gjineshtrës. Pasi e thërrmoni merrni 1 lugë çaj dhe e hidhni në 1 gotë me ujë. Zihet 10 minuta, kullohet dhe pihen 3 gota në ditë e ëmbëlsuar me mjaltë. Kura vazhdon 3-4 javë. Kurse për fëmijët rekomandohet të pinë 3-4 lugë gjelle.
Kurimi i gjëndrave me tepricë jodi
Gjëndrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për t’u kuruar, megjithatë ekzistojnë disa ilaçe popullore, që ndihmojnë për të lehtësuar shqetësimet që krijohen si dhe për të ulur sa më shumë shqetësimet nervore.
Gjemb gomari 
Zieni 1 litër e gjysmë ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 8-10 lugë çaj me fruta të copëtuara. Më pas e lini në qetësi për 30 minuta. E kulloni dhe e pini në çdo vakt, e ëmbëlsuar ose jo, sipas dëshirës, nga 10 gramë ose 2 filxhanë kafe të ngrohtë.
Micla ose bari i bletës
Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 5 lugë gjelle me bimë të thara e të grimcuara. E lini në qetësi për 20-30 minuta, por duke e tundur herë pas here. Më pas e kulloni dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës dhe pihet në çdo vakt nga 1 gotë uji. Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes hidhni 30 lugë çaj me lule trumze. E lini gati 1 orë në qetësi. E kulloni dhe e shtrydhni. Pihet 1 gotë, 1 herë në 2 ditë, e ngrohtë dhe ëmbëlsuar sipas dëshirës.
Struma
Është një sëmundje që shoqërohet me zmadhimin e gjëndrës tiroide dhe shfaqet më tepër te gratë në çdo moshë. Gjëndrat zmadhohen në forma dhe në mënyra të ndryshme. Gjëndrat mund të zmadhohen në mes ose në të dyja anët, apo njëra anë me përmasa të ndryshme, disa herë në një kohë të shkurtër, disa herë gradualisht.
Gusha endemike quhet ajo sëmundje që shkaktohet nga mungesa e jodit në vendet malore. Në këtë rast personat që preken shqetësohen nga pamja jo e bukur e fytit. Ata që jetojnë në zona malore zakonisht preken nga gjëndrattiroide me mungesë jodi. Ndërsa ata që jetojnë në zonat bregdetare preken nga sëmundja me tepricë të jodit. Por ka dhe raste shumë të rralla që tek ndonjë person ndodh e kundërta. Gjëndrat tiroide kanë këto shenja dalluese: dalja jashtë e kokërdhokëve të syrit, sytë janë të shkëlqyeshëm e të gjallë, kanë dridhje duarsh, dobësim trupi, rrahje të zemrës të shpeshta dhe më të forta. Të sëmurët me tiroide preken shpejt, qajnë lehtë, kanë dhimbje koke, lëkura rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë heqje barku, çrregullime menstruacionesh te gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes. Funksioni i gjëndrës tiroide dobësohet nga: ndikimi normal i gjëndrës së hipofizës mbi tiroiden, çrregullimet që prekin gjëndrën, shkaqe të tjera të panjohura të cilat veprojnë drejtpërdrejt në gjëndër. Gjëndrat tiroideme tepricë të jodit janë më të vështira për kurim sesa ato me mungesë jodi.
Mbiprodhimi i tiroides dhe simptomat
Gjëndra e tiroides është e prirur për probleme të shumta, të dukshme, ku disaprej tyre janë shumë të zakonshme. Një nga këto çrregullime të funksionit të saj është prodhimi i tepërt apo i pakët i hormonit. Tjetër është rritja e volumit të tiroides, duke shkaktuar shtypjen e strukturave të qafës. Po kështu, një tjetër problem është edhe formimi i kokrrave (lobujve), të cilat janë shqetësuese për praninë e kancerit në një pjesë të tyre. Prodhimi i tepërt i hormonit të tiroides quhet hyperthyroze dhe kjo lloj sëmundje ka disa shenja. Pacientet ndiejnë të rrahura të shpeshta të zemrës, edhe kur ndodhen në gjendje qetësie. Kanë humbje të peshës trupore, këputje të theksuar, dobësi, nuk mund të durojnë temperaturat e larta, gjumë të çrregullt, theksim dhe dalja e kokërdhokëve të syve, etj.
Nënprodhimi i hormoneve nga gjëndra tiroide
Kur gjëndrat tiroide prodhojnë më pak hormone sesa sasia normale, ndodh ai proces që quhet hypothyrozë. Edhe ky çrregullim i funksionit dhe prodhimit të hormoneve nga tiroidja shoqërohet nga simptomat përkatëse. Por kjo sëmundje e tiroides mund të jetë e pranishme të pacienti disa vjen para se të diagnostikohet. Hypothyroza shfaqet zakonisht te femrat gjatë periudhës së shtatzënisë. Simptomat kryesore janë lëkura shumë e thatë, ndërkohë që personi ndjen gjithmonë ftohtë. Ka një fytyrë të fryrë dhe buhatje të mukozave të laringut, që sjell trashje të zërit. Po kështu, vihet re lodhje fizike dhe tek femrat çrregullim të ciklit menstrual. Shenja ta tjera janë kapsllëk, rënie të flokëve, yndyra të larta në gjak dhe të rrahura të ulëta të zemrës.
Stina e dimrit shton rrezikun e tiroides
Shfaqja e nënprodhimit të tiroides mund të jetë edhe e kushtëzuar nga stina dhe temperatura. Kështu, periudha e dimrit prek me shume ata persona, te cilët kanë mungese të jodit. Pra gjëndrat e tyre tiroide prodhojnë me pak jod nga sasia që kërkon trupi. Në këtë periudhë këta persona kanë shumë ftohtë, vishen shumë trashë, janë si të lodhur. Po kështu flasin ngadalë, veprojnë si të mefshtë, veprojnë si të mërzitur, u trashet zëri, lëkurën e kanë të ashpër dhe të thatë, pa djersë. Kurse për sa i përket grupmoshës më të prekur janë të moshuarit dhe gratë pas shfaqjes së menopauzës. Është e këshillueshme që këto grupmosha t’i drejtohen mjekut për një vizitë, për të kuptuar nëse janë të prekur nga kjo sëmundje. Pasi hypothyroza nuk shfaqet që në fillesat e saj, edhe pse mund te jetë e pranishme. 

Tiroidet, këshillat për t’i kuruar 
Sëmundja e mbitiroidizmit që mund të njihet edhe si: tiroidet, hipertirozë, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund të japë simptoma të ndryshme. Shqetësimet mund të vijnë fshehtas dhe shumë vetë mendojnë se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi në punë apo lodhja e zakonshme. Shpeshherë kemi të bëjmë me një gjëndër të shkatërruar tiroidale. Tek më të rinjtë shihen shpesh shqetësime si: të djersitura, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, ndjenjë të nxehti, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, ç’rregullime të menstruacioneve, për shkak të prishjes se balancës hormonale, dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës, gulçimë zemre dhe rritje të pulsit rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë, drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor, bark, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës, nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rënia e flokëve. Tek më të vjetrit mund të mbizotërojë njëra apo dy prej simptomave, për shembull, rënie në peshë apo gulçim. Koncepti strumë përshkruan kështu dukjen dhe nuk është ndonjë sëmundje e caktuar. Zmadhimi i gjëndrës tiroidale mund të ketë shkaqe të ndryshme dhe duhet hetuar nga mjeku. 
Mbifunksionimi i gjëndrave
Mbifunksionimi i gjëndrës tiroidale është shkaku më i zakonshëm që ka më tepër tiroksinë në trup. Tepër tiroksinë në trup mund të ketë edhe në rastin e tiroiditit i cili është infektim kohëshkurtër i gjëndrës tiroidale. Kurse kur gjëndra tiroidale prodhon më pak tiroksinë kemi hipoterozë. Në këtë rast ka një metabolizëm të ulët dhe trupi ndodhet në një gjendje xhiroje të ulët. Tek disanjerëz djersitja është jonormale dhe tregon për një problem shëndeti, ç’ka do të thotë se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet. Duhet gjithmonë që pacientët me tiroide të trajtohen tek mjeku specialist pasi sa më shumë kalon koha aq më shumë probleme të tjera shëndeti dalin që do kërkojnë më shumë kohë për t’u kuruar krahasuar me rastin kur kërkohet ndihmë nga doktori që në rastin më të parë kur djersitja është e madhe. Mbitiroidizmi mund të zbulohet me vështirësi. Simptomat që shkaktohen nga teprica e tiroksinës shpesh mund të jenë të paqarta dhe të vështira për t’u veçuar nga shqetësimet e tjera. Kështu që mjeku duhet ta ketë gjithnjë ndërmend sëmundjen e gjëndrës tiroidale nëse dikush nuk ndihet mirë për ndonjë shkak. Mjeku duhet të jetë dorëlëshuar me bërjen e analizave për të kontrolluar metabolizmin. Tiroidet, si kurohen në pyje dhe bregdet. Sëmundjet e këtyre gjëndrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa ç’rregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet. 

Femrat më të prekura se meshkujt 
Sëmundja është më e shpeshtë te gratë sesa te burrat në raporte 5:1. Tiroidja është një sëmundje e trashëgueshme. Në 1/4-1/5 të rasteve, pacientët kanë njerëz të afërt që vuajnë nga kjo sëmundje. Në disa raste sëmundja zhvillohet pa u kuptuar për muaj dhe vite dhe një ditë prej ditësh, ajo shpërthen papritur. Fillimisht shenjat e sëmundjes nuk janë specifike dhe nuk mund të dallohen nga ato të pacientëve, që vuajnë nga çrregullime funksionale. Nervozizmi, pagjumësia, djersët, rrahjet e shpejta të zemrës, intolerancë ndaj të nxehtit, lodhje, rënie e flokëve, oreks i shtuar dhe rënia nga pesha shpejt dhe tepër, janë disa nga shenjat që tregojnë për praninë e kësaj sëmundjeje. Gjëndra tiroide është e zmadhuar 2-4 herë në volum dhe po t’i vihet dora sipër shpesh dëgjohet një si trill ose gërhitje e lehtë që flet për vaskularizimin e tepërt dhe qarkullimin e shtuar të gjakut. Në 1/4 e të sëmurëve shihet një zmadhim dhe dalje të kokërdhokëve të syve me një ënjtje të kapakëve, shenjë kjo, e cila kur përparon merr një zhvillim të pavarur dhe me perspektivë jo shumë të favorshme. Rrahjet e zemrës të shpejtuara janë shenja e detyrueshme e sëmundjes dhe e veçanta e tyre është prania e tyre edhe në gjumë. 

Shqetësimet që sjell keqfunksionimi i tiroides:
- Dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës. 
- Gulçimë zemre dhe rritje të pulsit. 
- Rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë 
- Drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor. 
- Diarre, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës. 
- Nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim. 
- Problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rënia e flokëve. 

Jodi shkak për gjëndrën e tiroides
Gusha karakterizohet nga zmadhimi i gjithë gjëndrës ose një lobi të saj, si pasojë e mungesës së jodit në dietë. Jodi është lënda bazë për formimin e hormoneve të tiroides. Kur kjo lëndë mungon, organizmi përpiqet ta kompensojë këtë me zmadhimin e gjëndrës tiroide në mënyrë që ajo të kapë dhe të përdorë sa më mirë atë sasi jodi që merr me ushqimin. Më të prekur nga tiroidja janë njerëzit që konsumojnë ushqime të varfra me jod kanë deficit në jod në organizmin e tyre dhe si pasojë e kësaj gjëndra tiroide rritet në vëllim, duke dhënë imazhin e gushës ose të strumës. Në botë ka rreth 1 miliard persona që kanë mungesë të jodit. Struma më shpesh shfaqet gjatë adoleshencës dhe është më e shprehur te femrat, veçanërisht gjatë shtatzënive.

Mosfunksionimi i tiroides prek edhe zemrën

Kushdo ka pasur probleme me tiroiden është ndeshur edhe me simptomat që ajo shfaq, pra temperaturë e ulët trupore, duar dhe këmbë të ftohta, probleme me lëkurën, sytë, tingëllim të veshëve, këputje thonjsh, gjendje stresi, pagjumësi etj. Por problemet e shfaqura nga mosfunksionimi i tiroidesprekin edhe zemrën, vihet re një dobësi dhe ulje e ndjeshme në punën e saj. Testimi dhe diagnostikimi i tiroides bën të mundur që të analizohen edhe problemet e tjera që mund të jenë shfaqur prej ndikimi të saj si: probleme të zemrës, gjakut, menopauzës te gratë etj. Përdorimi i vajit të arrës së kokosit jo vetëm rregullon funksionimin normal të tiroides, por edhe ndihmon në ristabilizimin gjendjes së përgjithshme trupore. Pas pesë javësh trajtimi me vajin e arrës së kokosit ndjehen diferencat në gjendjen fizike dhe mendore.

Gusha, sëmundje e gjëndrës tiroide

Tiroidja është një gjëndër me sekrecion të brendshëm që ndodhet poshtë Mollës së Adamit. Ajo merr pjesë në metabolizmin e organizmit dhe të gjitha hormonet e saj i derdh direkt në gjak. Në vendin tonë tejkalohet kriteri për ta quajtur këtë sëmundje epidemike, pasi ajo gjendet në mbi 80 për qind të popullatës, ndërsa sipas UNICEF-it në 97 për qind të njerëzve të studiuar kishte mangësi në sasinë e përvetësimit të jodit. Mungesa e jodit është pikërisht zanafilla e strumës, që kohët e fundit njihet me një emër të vetëm, Sindroma e Deficiencës Jodike. Gusha apo struma është një shfaqje e zakonshme në kushtet e vendit tonë dhe nga ana tjetër ajo mund të jetë e pranishme në shumë sëmundje të gjëndrës tiroide, që nga shtimi dhe pakësimi i funksionit deri te mahisjet dhe tumoret e saj.


Mungesa e jodit në dietë shkak për tiroiden

Gusha karakterizohet nga zmadhimi i gjithë gjëndrës ose një lobi të saj, si pasojë e mungesës së jodit në dietë. Jodi është lënda bazë për formimin e hormoneve të tiroides. Kur kjo lëndë mungon, organizmi përpiqet ta kompensojë këtë me zmadhimin e gjëndrës tiroide në mënyrë që ajo të kapë dhe të përdorë sa më mirë atë sasi jodi që merr me ushqimin. Më të prekur nga tiroidja janë njerëzit që konsumojnë ushqime të varfra me jod kanë deficit në jod në organizmin e tyre dhe si pasojë e kësaj gjëndra tiroide rritet në vëllim, duke dhënë imazhin e gushës ose të strumës. Në botë ka rreth 1 miliard persona që kanë mungesë të jodit. Struma më shpesh shfaqet gjatë adoleshencës dhe është më e shprehur te femrat, veçanërisht gjatë shtatzënive.

Ushqimet që ndikojnë keq te tiroidja

Negativisht ndikojnë ato produkte që përmbajnë lëndë që ndikojnë në zmadhimin e strumës. Të tilla mund të përmendim lakrën e bardhë, fasulet, gështenjat. Prandaj duhet pasur kujdes në përdorimin e tyre. Të sëmurët me gushë mund të ankohen kur ajo është e madhe dhe ka shtrirje edhe pas dërrasës së kraharorit. Në këto raste, ata kanë rëndim dhe vështirësi gjatë gëlltitjes. Por ka dhe disa të sëmurë që ndiejnë shtrëngime në grykë, kjo gjendje nuk lidhet me tiroiden. Nëse tiroidja kapet në kohë, parandalohet më shpejt se kurimi. Mjekimi i gushës është relativisht i thjeshtë, por i zgjatur në kohë. Si mjekim për moshat e rritura përdoret hormoni i tiroides. Në vendin tonë si metodë parandaluese është zgjedhur jodizimi i kripës. Por kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën. 
loading...