Rruget urinare dhe disa menyra popullore per ti kuruar ato

Thuajse çdo ditë dëgjojmë njerëz që të ankohen për shqetësimet që u sjellin infeksionet e rrugëve urinare. Stina e ftohtë ndikon në acarimin e këtyre problemeve, prandaj mjeket japin disa këshilla se si mund të parandalohet shfaqja e këtyre problemeve.
Zbulimi i faktorëve të rinj që ndikojnë në shfaqjen dhe zhvillimin e sëmundjeve, simptomat e para, trashëgimia, kurat dhe shumë të tjera si këto vazhdojnë të jenë në qendër të punës së shkencëtarëve. Për ta ka ende shumë punë deri në evidentimin e të gjithë arsyeve që shkaktojnë dëmtimin e njërit e organeve në trupin e njeriut, përhapjen e infeksioneve të rrugëve urinare dhe në fund kurimin e plotë të saj. “Tirana Observer” sjell gjithçka duhet të dimë mbi shfaqjen e sëmundjeve të rrugëve urinare, mënyrat e parandalimit e kurimit, dhe këshillat e mjekëve.


Cilët janë shkaktarët e infeksioneve urinareShkaktarët më të shpeshta të infektimit të rrugëve urinare janë mikroorganizmat apo mikrobet: E.Coli në 80% të rasteve, proteus kronicizohen dhe bëjnë atrofi (zvogëlim) të veshkave, gjë e cila sjell rritje të shifrave të tensionit arterial, prishje të funksionit të veshkave dhe azotemi, insuficiencë renale kronike. mikrobilis në 10-15% të rasteve e më rrallë klebsiella, piocineus, stafilokoku aureus, streptokoku, etj. Shkaktarë të tjerë, përveç mikrobeve, mund të jenë edhe parazitët si trikomonas, apo më rrallë viruset.


Çfarë shenjash klinike shfaqin infeksionet urinare kronike
Në rastet kronike kemi rëndim të mesit, herë pas here lodhje, dhimbje koke, si rezultat i rritjes së shifrave të tensionit arterial, urinim të shpeshtë e herë pa here me djegie e ndryshim të ngjyrës. Në analizën e urinës ka proteinuri (albuminë), e cila mund të arrijë nga gjysmë deri 1 gr në 24 orë. Densiteti i urinës ulet dhe ka leokucite në urinë si dhe cilindra leukocitarë. Në infeksionet e rrugëve të poshtme urinare si ato të fshikëzës së urinës i sëmuri ka urinim të shpeshtë, djegie e rrallë herë edhe pika gjaku në fund të urinimit. Kujdes duhet të kenë edhe meshkujt, sidomos pas vitit të 40 të jetës për shenjat e sipërpërmendura, sepse janë të prirur për infeksion të prostatës.


Kur duhet të shqetësohemi dhe t’i drejtohemi mjekut

Çdo urinim i shpeshtë i shoqëruar ose jo me djegie duhet t i shqetësojë njerëzit për të bërë një analizë urine të thjeshtë e për tu konsultuar me specialistin për të gjetur shkakun. 
Por dhe çdo temperaturë tek fëmijët, nga një viroz, anginë, bronkit apo bronkopneumoni etj., që nuk trajtohet duhet të shqetësojë prindërit, që përveç analizës së gjakut, t i bëjnë fëmijës dhe një analizë urine. Në rast se infeksioni përsëritet, duhet detyrimisht të gjendet shkaku dhe të mjekohet ai. Te fëmijët e vegjël shkaku kryesor i infeksionit urinar janë reflukset veziko-urinar (rikthimi i urinës mbrapsht, si një defekt i sfinkterit ureteral).


Si ta kuptosh se vuan nga infeksionet urinare

Kur kemi infeksion të rrugëve të sipërme urinare (pyelonefrite) akute kemi një gjendje jo të mirë të sëmurit: ethe, lodhje, dobësi trupore, dhimbje koke, të përziera, të vjella, dhimbje mesi të njëanshme ose të dyanshme, që mund të përhapen edhe në bark, temperaturë të lartë, shumë herë me të dridhura. Herë pas here kemi urinim të shpeshtë, djegie gjatë urinimit dhe ndjenjën e moszbrasjes së plotë të fshikëzës së urinës. Urinat janë të turbullta dhe në analizën e urinës shihen elementët e infeksionit urinar, si leokocite me shumicë dhe herë pas here eritrocite.

Cilët persona janë të predispozuar
Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për t’u prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Kështu, më të rrezikuar janë ata pacientë që kanë anomali të lindura të veshkës, si polistoza renale, që kanë gur në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare (megauretar), ureter shumë të përdredhur. Por dhe njerëz me rezistencë të ulët, sidomos ata që përdorin citostatikë, kortizonikë, pacientë me infeksione gjinekologjike, diabetikët numri të cilëve vjen në rritje. Në të njëjtën kohë dhe ndërhyrjet kirurgjikale që përdorin kateter, të paralizuarit që nuk arrijnë të bëjnë zbrazjen e fshikëzës dhe personat që nuk tregohen shumë të kujdesshëm në higjienën personale.

Kush preken më shumë, burrat apo gratë

Infeksionet e rrugëve të poshtme janë më të shpeshta tek gratë se të burrat, për arsye të vetë ndërtimit të uretrës (kanalit të jashtëm) që është më i shkurtër dhe më afër anusit (kanalit të jashtëqitjes).
Si mjekohen infeksionet urinare
Mjekimi bëhet sipas shkakut dhe duhet bërë nga mjeku, sipas një urokulture (mbjellje të urinës) e të mos përdoren antibiotikë të ndryshëm të marrë pa rekomandimin e mjekut, i cili duhet të jetë i vetmi që të bëjë vlerësimin e rastit, të përcaktojë mjekimin dhe kohëzgjatjen e tij. Mjekimi pa kriter çon në kandidozë (myk) dhe dëmtim të mëlçisë, apo rezistencë mikrobiale.

Këshilla si mund të parandalohen infeksionet e traktit urinarÇdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më e mirë.
  • Të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar.

  • Të pijë sa më shumë lëngje pa gaz.
  • 
Të mos pijë alkool.
  • 
Të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes.

  • Të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti.

  • Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine dhe nuk është në gjendje të lëvizë.

Brokoli kuron infeksionet e rrugëve urinareBrokoli nuk gjendet shpesh në tryezat tona sepse nuk kemi njohuri të mjaftueshme për të. Megjithatë, është mirë që këtë lloj perime ta konsumojmë më shpesh sepse është shumë i ushqyeshëm dhe se përgatitja e tij është shumë e lehtë. Brokoli mund të jetë shumë efikas në problemet që shfaqen te shumica e femrave, por edhe te meshkujt. Brokoli është treguar shumë efikas në preventivin e ndezjes së kanaleve urinare. Kjo sëmundje lajmërohet shumë shpesh te femrat, madje disa prej tyre mësohen të jetojnë me këtë problem. Mjekët deklarojnë se femrat të cilat kanë probleme me kanalet urinare duhet të hanë 200 deri 300 gramë brokoli të zier. Brokoli përmban glukinolat, të cilët janë përbërje sekondare bimore të cilat i shkatërrojnë bakteret në fshikëzën e urinës.

Vitamina “B6” lufton infeksionet
Roli i vitaminës “B6” është të prodhojë proteinat, të çlirojë glukozën e rezervuar. Të gjitha këto procese në trup janë të domosdoshme për rritje, formimin e gjakut dhe mbrojtje kundër infeksioneve. Sa më shumë ushqime me proteina të përdoren, aq më shumë vitaminë “B6” është e nevojshme. Në përgjithësi mungesë të kësaj vitamine ka tek ata njerëz që përdorin ilaçe kundër reumatizmës, tuberkulozit ose tensionit të lartë të gjakut. Simptomat janë plagë në gojë, depresion, irritim, ekzemë dhe nganjëherë dhe malcim i ndonjë nervi i cili shkakton dhimbje. Në formë natyrale vitamina “B6” gjendet tek drithërat, banania, patatja, gjeli i detit, peshku, lajthia, arra, speci e perimet si lulelakra etj.

Konsumoni sasinë e nevojshme të ujit
Një ditë në javë konsumoni ujë më tepër se zakonisht. Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë. Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë. Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi. Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla. Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshkë, rrushi, karotë etj.

Mandarina lufton infeksionet urinare


Duket të jetë një ndër agrumet më të preferuar të grekëve të lashtë, pasi vetë fruti është tepër i ëmbël dhe ka shumë lëng në përbërjen e tij. Madje shekuj më parë ekzistonte një teori, sipas së cilës mandarina ndihmon në luftimin e infeksionit. Teori e cila mbështetet edhe në ditët e sotme, madje më të vjetrit e shtrydhin këtë frut dhe e vendosin në vendin që ka marrë infeksion.
Rrushi eliminon gurët në veshka
I bardhë apo i kuq kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës. Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës.

loading...