Per forcimin e eshtrave eshte i nevojshem Kalciumi, i cili , është më së shumti i pranishëm në produktet e qumështit. Por nëse nuk ju pelqejne keto produkte, mund te kete dhe alternativa te tjera.Kur flasim për eshtrat e forta dhe të shëndeteshme, ekzistojnë dy materie më të rëndësishme ushqyese: kalciumi dhe vitamina D. Kalciumi forcon strukturën e eshtrave dhe dhëmbëve, ndersa vitamina D nxit shpërbërjen e kalciumit dhe rritjen e eshtrave. Këto materie janë më të rëndësishme në vitet e para te jetes, por mund të ndihmojnë edhe gjatë rritjes. Njerëzit në moshën deri në 50 vjecare duhet të marrin një mijë miligramë kalcium dhe 200 njësi internacionale (IU – International Units) vitaminë D në ditë, ndërsa njerëzit mbi moshën 50-vjeçare duhet të marrin 1.200 miligramë kalcium dhe 400 deri 600 njësi internacionale vitamina D në ditë.
Ja 9 ushqime (dhe pije) me të cilat mund të vini lehtë deri tek këto materie.
1. Jogurti. - Shumica e njerëzve e merr vitaminën D nga dielli, por ajo mund të konsumohet edhe përmes ushqimit të pasur me atë vitaminë, si jogurti. Me një gotë jogurt mund të përmbushni sasinë gati sa nevoja ditore për kalcium. Shumë kompani prodhojnë jogurt të payndyrshëm që përmbajnë 30 për qind kalcium dhe 20 për qind të vitaminë ditore D.
2. Qumështi. - Ka arsye pse qumështi është burimi më i popullarizuar i kalciumit. 250 ml qumësht pa yndyrë do t’ju kushtojnë 90 kalori, por do t’ua japin 30 për qind të dozës ditore të kalciumit. Zgjidhni qumështin me më shumë vitaminë D dhe do të dyfishoni përfitimin. Nëse nuk mund të pini tri gota qumësht në ditë, tentoni të bëni frape të pemëve, e cila me të gjithë anët e mira të qumështit do t’u japë edhe më shumë materie ushqyese përmes pemëve.