Limoni per bukurine e perditeshme :recete per fytyre te yndyrshme

Limoni është një ushqim i çmuar, e i pasur me veti  të dobishme për shëndetin tonë. 


Mendoni për shembull se sa i mire eshte ai te pihet  çdo mëngjes me  ujë të ngrohtë  duke hedhur disa pika prej tij brenda ne uje.

Megjithatë, limoni nuk përdoret vetëm në industrinë ushqimore. Në fakt, ai mund të përdoret dhe për shumë gjëra të tjera, duke përfshirë kujdesin e bukurisë tonë. Ky frut, në fakt, ka  një seri te tërë  vetishe që e bëjnë atë një përbërës te rëndësishëm në shumë receta të produkteve të bukurisë organike. Përveç kësaj, ai ka një tjetër avantazh:  ka ne permbajtje   një aromë të fortë dhe të këndshme. 


Le të shohim disa receta që përdorin limonin si bazë për kozmetikë natyrore te bere vete  ne kushtet e shtepise (DIY). 

1 Maske për fytyrën 

 u tregua se lëngu i limonit ka veti antibacteriale. Kjo do të thotë se ai është një përbërës që mund të përdoret për të luftuar aknet. Këtu po paraqesim  një recete shumë të thjeshtë per pastrimin  e fytyrës  për tu vene ne  zbatim, shume e efekteshme per  lëkurë me yndyre . Për ta  pergatitur  atë  ju do te ju nevoitet : 

60 ml lëngu i nje limoni te fresket  i  shtrydhur 
60 ml  uje
1/2 filxhan bollgur (e cila shërben si një exfoliant) 
1/2 lugë gjelle mjaltë (për të zbutur lëkurën) 

Hidhni te gjithë përbërësit në një tas të vogël, duke e perziere e hedhur pak nga pak  pluhurin e bollgurit. Kur përzierja  ka arritur konsistencën e dëshiruar, domethene te jete perziere mire ,vendoseni  atë mbi  fytyrë  për 30 sekonda. Shpëlajeni me ujë të vakët. 

.
loading...