Banane me krem ( kamerun)

Recete nga kameruni



Permbajtja per 4 persona
Koha e pergatitjes 40 minuta 🕕 

                
• 4 dl qumesht    
• 4 te verdha vezesh  • 40 gram miell 
• 80 gram sheqer 
•  nje luge kafeje vanilje 
• 3 banane • 8 biskota te thata .                                                         

 Pergatitja                                                  

Nxeheni qumeshtin ne nje ene duke i hedhur vaniljen me ngadale ,por pa e lene qe qumeshti te valoje. Ne nje ene tjeter rrihni vezet ( te verdhat ) me sheqer deri sa te behet ne forme pak a shume shkume ,duke shtuar me pas miellin.Po ne te njejten ene ku jane vezet shtoni qumeshtin e ftohur tashme pak nga pak sikur te ishte nje rrubinete rrjedhese . Dhe   Me doren tjeter vazhdoni ta trazoni ate .Pasi i hodhet qumeshtin dhe e perziete mire ate . Te gjithe masen e vendosim ne  zjarr te lehte  duke e perziere nga pak deri sa te filloje te trashet e te behet kremoze.Qeroni bananet dhe prini ato ne forme rondelesh.Ndani bananet ne qender te kater gotave qe jane rrezistente nga nxehtesia ,ose eneve metalike pasi pas pak do te piqen mbulojini me krem , dhe shperndani siper tyre biskotat e thermuara ose te plota sipas deshires . Piqini ne furre ne temperature 160 grade Celcius ,per 15 minuta .hidhini siper per ta zbukuruar krem pana biskotat  e thata te thermuara ose copezuara ose te plota si dhe feta bananeje .            
loading...