Dhimbjet menstruale dhe 7 keshilla e kura popullore qe duhen perdorur

Dhimbjet menstruale për disa gra mund të paraqesin crregullime e gjendje bezdie e cila normalisht eshte e përballueshme , por keto  çrregullime transformohen ne  efekte të mëdha negative, ne nje pjese tjeter femrash të cilat mund të ndihen të shtypura e te privuara nga vetvetja  gjatë ditëve të ciklit.


 Gjatë ditëve të muajit qe jane më pak të dashura dhe te deshiruara per femrat, trupi i kërkon çdo gruaje  te moshës riprodhuese  të shijoje një moment pushimi e qetesie , në mënyrë që ato të mund të hyne e transformohen ne një fazë te vërtetë te rigjenerimit dhe pastrimit. Ne kete rast nje kujdes më i madh duhet te behet nga të ushqyerit si  dhe duhet te përdoren  disa kura të thjeshta natyrore te cilat mund të ofrojne një mundësi të shkëlqyer për t'u kujdesur më mirë për veten si dhe mirëpritjen e  ditëve te menstruacioneve me një frymë krejtësisht të re.



1) Tisanat ose cajrat bimore

 Ato  shfrytëzojnë vetite  shëruese  te bimëve dhe erëzave për të qetësuar dhimbjet menstruale, lehtësimin e ënjtjeve dhe japin një ndjenjë të relaksimit dhe mirëqenies se përgjithshme, të cilat mund të ndihmojnë  më mirë ne ditët e ciklit menstrual. Ndër keto  bimë dhe erëza të cilave ju mund ti drejtoheni për përgatitjen e cajrave dhe qe duhet   ti konsumoni dy ose tri herë në ditë janë: ( per cdo filxhan mjafton një dozë e bimëve apo erëzave  të dy lugeve caji )

- Kamomila: dy luge caji e luleve te saje  te thata  për cdo filxhan.

- Fletë mjedër: e cilave konsumohet  dy apo tri ditë para ciklit.

- Ginger: një lugë çaji xhenxhefil pluhur që duhet të hidhet në çdo filxhan me ujë të valuar.

- Kanellë: në të njëjtat doza si xhenxhefili (gingeri ), ndihmon në rastin e gjakderdhjeve të rënda,

- Nenexhiku : i cili favorizon ardhjen e ciklit menstrual në rastin e vonesave për shkak të stresit apo ndryshimit  te sezonit.

2) Kompresa

 lëreni  ne infuzion nje  rrënjë xhenxhefil te grire në ujë të vluar për rreth pesëmbëdhjetë minuta, pastaj lereni  të ftohet ne te lagni nje cope te pambukte e cila  aplikohet mbi bark. Kjo është një metodë e thjeshte  për lehtësimin e dhimbjeve te shkaktuara nga dhimbja menstruale
 Infuzioni me  xhenxhefil mund të zëvendësohet nga një infuzion i kamomiles.

3) Banja dhe dush per kembet 

Një dush per këmbët i cili ndihmon lehtësimin e dhimbjeve menstruale mund të bëhet duke tretur dy lugë mustardë te  thatë në një tas me ujë të nxehtë. Erëza të tjera ose barëra të përshtatshme për përdorim të tillë janë kanella, xhenxhefili, karafili dhe trumza. Pas  dushit këmbët mund të  masazhohen  me xhel Aloe Vera, ne menyre qe të zgjatet  koha e relaksit .

4) Vajrat esenciale

Në mesin e vajrave esenciale konsiderohen efektive për të lehtësuar dhimbjet menstruale  ato të livandos, kamomiles, barbarozës dhe borzilokut. Ato mund të përdoren për realizimin e vajrave masazhuese duke i holluar  me  disa pika nga permbajtja e tyre me një vaj bazë  si vaji i  bajames se ëmbël apo vaj i ullirit. Masazhi me vaj  mund të përdoret  dhe per  barkun, për lehtësimin e dhimbjeve dhe ndjenjën e lodhjes.


5) Ushqimet që duhen shmangur

Ndër ushqimet që konsiderohen te demshme dhe qe  mund të provokojne  nje gjendje  sikleti gjatë ditëve të menstruacioneve, duke përfshirë ketu  dhimbjet e  barkut, dhimbjet e  kokes, marramendjet dhe dëshirën e vazhdueshme qe të hame ëmbëlsira, janë: alkooli, sheqer i rafinuar, ushqimet qe jane  sidomos pikante, ëmbëlsirat ,te  skuqurat dhe produktet e qumështit . Për këtë arsye ato duhet të eliminohen ose të shmangen sa më shumë të jetë e mundur  te pakten nje javë para ciklit menstrual.

6) Ushqimet  e preferuara

Përveç se duhet pire  shume  ujë ne sasi te  mjaftueshme qe te hidratoheni ,si dhe fale perdorimit te tisanave qe folem pak me perpara ,ajo qe duhet bere eshte pasurimi i ushqimit te perditeshem me perime .
 Frutat dhe perimet me gjethe jeshile, për t'u servirur  me erëza të tilla si xhenxhefili,  koperi, trumza fara e  lirit, kanella  dhe karafili pluhur. Këto erëza janë konsideruar si ilaçe të vërteta natyrore te cilat mund të lehtësojnë bezdite dhe sikletet qe  zakonisht shfaqen  tek gratë gjatë ciklit menstrual .


7) Kriperat ne banja 

Hedhja e kripes ne vaskat e banjes mund te perdoret per tju ofruar nje moment relaksi duke i shtuar nga 10-12 pika nga vaji esencial i livandos . Pra formula eshte per cdo 100 grame kripe me kokerr te madhe shtoni 10 -12 pika vaj livandoje  .
Ne vaske nese deshironi mund te hidhni dhe nje grusht te vogel te luleve te thara te livandos .








loading...