Ngjyra e kuqe
Shalqiri,qershia, luleshtrylle,domate.rrepat
frutat dhe perimet me ngjyre te kuqe jane te pasura me antioksidante te cilet ndihmojne ne reduktimin e zhvillimit te tumoreve si dhe semundjeve kardiovaskolare,gjithashtu ato jane te rendesishem per mbrojtjen e shtreses epiteliale.
Domatet dhe shalqiri jane te pasura me LICOPEN:
Luleshtryllet dhe qershite jane te pasura me KAROTENOID
gjithashtu luleshtryllet dhe portokalli i kuq permbajne sasi te medha te vitamines C qe pervcese jane antioksidues gjithashtu kontribojne ne prodhimin e kolagjenit i cili mban enet e gjakut te paprekura ,stimulon sistemin imunitar,cikatrizimin e plageve si dhe shton mundesine per absorbimin e hekurit i cili gjendet tek perimet.
E verdhe portokalli
Kajsia, karrota ,pjepri,speci,pjeshka,kungulli
Keto fruta perime jane te pasura me beta karotene ,pararendes te vitamines A e cila eshte e rendesishme ne rritjen dhe riprodhimin e indeve , ne funksionin imunizues te flavonoideve , si dhe te vitamines C.
Jeshilja
Lakra,kastraveci,cikorija,radhiqja,sallata latuge,rrushi,kungujt e njome.
Ngjyra jeshile njihet per pranine e klorofiles e cila ka nje veprim antioksidues per organizmin tone.Keto fruta perime jane te pasura me karotenoid (e cila eshte e nevojshme per parandalimin e tumoreve , patologji koronarike ,si dhe per parandalimin e plakjes), ato permbajne magnez i cili eshte i rendesishem per metabolizmin e karbohidrateve dhe proteinave.
Per rregullimin e presionit ne enet e gjakut si dhe transmisionin e impulsit nervor si dhe ato jane te nevojshme qe te stimulojne absorbimin e fosforit,potasiumit sodios dhe kalciumit.
Perimet dhe gjethet jeshile jane nje burim i mire i acidit folik si dhe folateve te cilat ndihmojne ne parandalimin e arterosklerozave .
Blu vjollce
Fiku, patellxhani,kumbulla,rrushi i zi ,cikorja.
Edhe alimentet e kesaj ngjyre luftojne tumoret si dhe semundjet kardiovaskulare ,gjithashtu ato ndihmojne dhe te parit (shikuarit).Ato jane te pasura me antocianine ,vitamina C (si cikorja) si dhe karotenoid dhe fibra .
E bardha
Hudhra,qepa,molla,dardha,arrat,lajthi,bajame.
Ushqimet e ngjyres se bardhe forcojne indet e kockave,dhe mushkerite,luftojne tumoret dhe patologjite kardiovaskulare .
Ato jane te pasura me QUERCETINE (nje antioksidues armik i tumoreve ) ato kane ne permbajtje fibra dhe kripera minerale,izotiocianat (qe parandalojne pjakjen qelizore).
Cdo dite nje ngjyre te ndryshme : ndiqni keshillat e dietologeve gjate javes.
Skemat e meposhteme ofrojne rreth 1600kcal (kilokalori),proteina 17.28%,lipide 26.11% nder keto 5.8% sature ,glucide 56.63%, kolesterol 60mg, vitamine A 1001 mcg,vitamina C 195 mg .
Ndiqni sasite qe keshillohen me poshte nese nuk keni probleme me shendetin ,nese keni mbi 25 vjec dhe e fundit vetem nese keni 4-5 kg me teper peshes . Perdryshe perdore skemen thjesht si nje sygjerim per te njgyrosur javen !
Gramaturat e referuara me poshte i referohen ushqimeve te fresketa si dhe te gatuara
E hena :
Fillimi i javes ngjyra jeshile
Mengjesi
170g kos grek te bardhe te shoqeruar me 5 feta te vogla biskotash integrale ,250g rrush.
Dreka
sallate kastravecash 100g
sallate latuga 50g
kunguj te njome 150g
djathe te bardhe 50 g te shoqeruara me 3 luge kafeje vaj ulliri extra te virgjer.
Merenda (ose zemra) mbasdite 20 g arra
Darka
(pasta) makarona integrale 100g e gatuar me asparaxh me 20 g djath kackavall te grire ,piper si dhe nje luge kafeje vaj ulliri extra te virgjer,e shoqeruar me gjysem gote vere te kuqe .
E marta ngjyroset me te kuqe
Mengjesi
170g kos grek te bardhe te shoqeruar me 40 g bollgur
100 g luleshtrylle
Dreka
sallate e ftohte me elb 70 g
rrepa 100 g
peshk tono i vajisur 56 g
si dhe domate te vogla 150 g me vaj ulliri extra te virgjer 4 luge kafeje .
MBASDITE (zemra)
100g luleshtrylle + 150 shalqi
Darka
100g makarona e gatuar me domate te vogla te fresketa
dy luge djathe kackavall te grire siper
1 luge kafeje vaj ulliri extra te virgjer
e shoqeruar me gjysem gote vere te kuqe .
E merkura relaksohu me te verdhen dhe portokalline
Mengjesi
170g kos grek te bardhe e shoqeruar me 2 feta bikotate integrale
180 g kajsi
Dreka
oriz i ftohte 70 g me gjoks pulle 80 g
speca te verdhe te gjalle jo te gatuar 150 g
100 g karrota te perziera me 2 luge kafeje vaj ulliri extra te virgjer
15 g bajame
Mbasditja
150g pjeper
Darka
kus -kus eshte nje lloj gatimi nga maroku 100g me mish qingji 20 g
karrota te ziera 200g te pergatitura me limon e me nje luge kafeje vaj ulliri extra te virgjer , e gjithe kjo shoqerohet me nje gote vere te kuqe .
E enjte vetem proteina vegjetale
Mengjesi
kos soje
40 g cereali (drithra)
200g pjeshka
Dreka
kus kus 70 g me qiqrra 150g te perziera me salce domatesh te fresketa , qepe ,lule dielli te qeruara dhe tre luge kafeje vaj ulliri extra te virgjer
Mbasdite
300g shalqi
Darka
(pasta ) makarona integrale 100 g
rukola 50g
piper sipas deshires
1 luge kafeje vaj ulliri extra te virgjer
shoqerohet me gjysem gote vere te kuqe .
E premte mbyllni javen me nje prekje te bardhe
Mengjesi
170g kos grek te bardhe te shoqeruar me 5 feta te vogla biskotash integrale
150 g dardha
Dreka
Sallate patatesh 300g qepe 150g dhe peshk merluz 100 g gatuhet me 2 luge kafeje vaj ulliri extra te virgjer ,si dhe limon sipas deshires .
Mbasdite
molle 150g me 10 g arra dhe 10 g lajthi
Darka
Makarona pene integrale 100g me selino 200g te gatuara me 2 luge kafeje vaj ulliri extra te virgjer ,piper sipas deshires e shoqeruar me nje gjysem gote vere te bardhe .
E shtuna pergatituni per fund jave me ngjyren vjollce
Mengjesi
170g kos grek te bardhe te shoqeruar me 50 g buke integrale
200g kumbulla te fresketa
Dreka
Panine integrale 80g e lyer me krem nga avocado e cila pergatitet me tulin e 30 g avocado te perziere me 2 luge vaj ulliri extra te virgjer si dhe siper mund ti vendosim patellxhane te pjekura ne zgare 250g gjithashtu siper i vendosim proshute 50g
Mbasdite
150g fiq
Darka
risoto me rrepa te kuq 200g siper hedhim 20 gram djathe kackavall te grire si dhe 1 luge kafeje vaj ulliri extra te virgjer .
Shoqerohet me nje gote vere te kuqe .
E djela nje pice ne shoqeri
Mengjesi
170g kos grek te bardhe me 40 g drithera integrale( miell i pasitur)
250g pjeper
Dreka
panine integrale 50g sallate e perziere gjithmone me dy luge vaj ulliri ,si dhe uthull balsamike sipas deshires
150 g peshk salmon nga furra ,TE PJEKUR
Darka
1 pice me perime e shoqeruar me nje gote birre .