Jo shpesh mund të gjehet zgjidhja e duhur për sa i perket ketij problemi dhe te shumte jane ata te cilet vihen ne siklet dhe nuk flasin me dentistin e tyre për shkak të një ndjenje turpi.
Shkaqet kryesore te eres se keqe te gojes mund te konsiderohen nga nje higjene jo e mire orale,ashtu si gërhitja dhe pertypja e e çemcakizeve janë shkaqet kryesore të eres së keqe. Megjithëse nuk ka zgjidhje të pamendueshme për të parandaluar këtë problem, ekspertët sugjerojnë disa truke për ta bërë erën më pak të bezdiseshme.
Kur njerëzit flenë dhe jane ne gjume , goja e tyre bëhet e thatë. Gërhitja ose e fjetura me gojë të hapur mund ta beje eren e keqe edhe më të dukshme. Gjatë ditës ne nuk jemi të shqetësuar nga i njëjti problem, sepse ne pergjithesi prodhohet një sasi e mirë e pështymës e cila lan bakteret që shkaktojnë erë te keqe. Mire po gjërat ndryshojnë rrënjësisht kur njeriu fle. Mungesa e lagështirës në gojë lejon shumëzimin e baktereve që shkaktojnë erë të keqe.
Te kesh grimca ushqimi të mbetura mes dhëmbëve gjatë natës, kontribuon që të keni një frymëmarrje dhe ere mjaft të pakëndshme në mëngjes. Nuk ka rëndësi se çfarë keni ngrënë në mbrëmje.
Sidoqoftë, ushqimi dekompozohet ( prishet) mes dhëmbëve gjatë gjumit. Problemi tjetër është çamçakezi, i cili duket se na ndihmon qe te rifreskojme gojen , por në fakt ai mund te sjelle efekte të kunderta duke kontribuar në halitozën ( eren e keqe ). Çamçakëzi shpesh përmban aspartame, një ëmbëlsues që ushqen bakteret.
Ekspertët mes zgjidhjeve te mundeshme sugjerojnë mundësinë e përtypjes së majdanozit në mëngjes, për të eliminuar bakteret që shkaktojnë erëra të këqija. Ky përbërës përmban një substancë që ka aktivitet antibakterial, siç është sugjeruar nga disa hulumtime mbi këtë temë.
loading...
Një alternativë tjeter do të ishte përtypja e selinos ose një molle për mëngjes. Këto ushqime përmbajnë një sasi të madhe uji dhe mund të rrisin prodhimin e pështymës. Ato stimulojnë gjëndrat e pështymës dhe hidratojnë gojën. Ushqime të tjera që mund të stimulojnë prodhimin e pështymës janë kosi, qershia, sallata latuge dhe trangujt.
Per tu evituar :
Ne fakt për shkak të efektit të kundërt që shkaktojne, jane kafeja, kikirikat e kripura dhe kokoshkat te cilat duhet të shmangen per sa i perket ketij rasti . Ekspertët gjithashtu sugjerojnë larjen e dhëmbëve në mbrëmje me sode buke, e cila është gjithashtu një zgjidhje natyrale dhe shume e mire për të luftuar shumëzimin e baktereve që shkaktojnë dhe sjellin ere të keqe.