Kura popullore shëruese të bazuara në panxhar

Panxhari është një perime shumë e mire dhe e pasur me veti shërimi


A e dini se me panxhar te kuq  ju mund të përgatitni kura e mjekime popullore të ndryshme shëruese ose thjesht receta për të qëndruar të shëndetshëm? Panxhari jo  vetëm është i  shkëlqyeshëm në sallatë dhe supera , por  mund të përfshihet dhe në shumë receta të tjera te ndryshme mjeksore .

Panxhari , një bimë me origjine  Evropiane , i përket familjes chenopodiacee, një grup që përfshin rreth 1400 lloje bimësh, kryesisht barishtore. Panxharet janë tipike të zonave bregdetare dhe me klime të butë.

Panxhari, ose ndryshe rrepa e kuqe, është një bimë me rrënjë të thellë dhe mishtore  dhe me ngjyrë të ndryshueshme, nga kuqërremtë në kafe. Mund të hahet i papërpunuar ose i gatuar, edhe pse  vetite  e tij humbasin pak gjatë gatimit. 

Është një përbërës ideal për sallatra dhe si nje pije nga lengu i saj i shtryllur . Gjethet gjithashtu mund të hahen, dhe ngjasojne nga shija  me spinaqin.

Pigmenti natyror i rrënjës shpesh nxirret dhe përdoret për të përmirësuar ngjyrën e ushqimeve të tjera, siç janë kremrat e akullit, supat, lengjet e shtryllura  dhe madje edhe pijet alkoolike. Ngjyra e tij karakteristike e kuqe është shumë e këndshme dhe stimulon oreksin.
loading...

Vetite e panxharit për shëndetin

Substancat e përmbajtura në këtë perime gjenerojnë oksid nitrik brenda stomakut, një përbërës që redukton hipertensionin.
Përmban sasi të mëdha të acidit folik dhe folatit, të dobishme për parandalimin e keqformimeve fetale dhe sëmundjeve të zemrës.
Ai përmban shumë fibra, të tretshme  dhe të pa treteshme.
Ka shumë pak kalori, pasi ne permbajtje ka  kryesisht  uje dhe karbohidrate.
 është një laksativ natyror, kështu që parandalon kapsllëkun.
Ka vetitë diuretike falë përmbajtjes së lartë të kaliumit.
Duke qenë i varfer me natrium, stimulon eliminimin e lëngjeve.

Kurat popullore  shëruese me  baze panxharin

1. Hipertensioni

Panxhari është i pasur me antioksidantë. Kjo karakteristike  lejon  përmiresimin e qarkullimit te gjakut.
 Një nga mënyrat për të shfrytëzuar virtytet e tij tregohet si më poshtë:

Përbërësit

3 panxhar mesatare
1 gotë ujë mineral (125 ml)

Pergatitja
Pastroni me kujdes panxharet, pastaj prijini ato në copa të vogla. grijini( shtryllini) ato së bashku me ujin derisa të arrihet një mase homogjene . Pijeni ate menjëherë.

Pastrimi nga toksinat

Kombinimi i antioksidantëve dhe sasia e madhe e fibrave të panxharit nxit eliminimin e toksinave. Ky leng i shtryllur  gjithashtu përmirëson qarkullimin limfatik.

Përbërësit
1 panxhar
1 kërcell  selino (55 g)
½ mollë (75 g)
1 gotë ujë (125 ml)

Pergatitja

Lani përbërësit mirë, prisni mollët, selinon dhe panxharin në copa të vogla. Vendosni gjithçka në blender (frulator ose shtryllese). Shtoni ujin dhe përzierjeni me kujdes. Pini këtë ilaç të paktën 10 minuta para ngrënies se cdo vakti

Shurup kundra kolles

Kura e fundit e mjekesise popullore  e shërimit me bazë panxharin  që ne paraqesim sot konsiston ne  bashkimin e kësaj perime me mjaltë; në këtë mënyrë ne mund te perftojme  një shurup të shkëlqyeshëm kundra  kollës. Mjalti është i njohur për vetite e tij antibakteriale, dezinfektuese dhe ekspektorante. Panxhari nga ana tjeter  oksigjenon  dhe pastron.

Përbërësit

1 panxhar
2 lugë mjaltë (30 g)

Pergatitja

Ndani panxharin në gjysmë. Bëni një vrimë në mes të dy gjysmave te panxharit . mbushini ato me mjaltë. Verini në furrë për rreth dhjetë minuta ose derisa panxhari te jete   zbutur. Lereni  të ftohet, pastaj hani ato ashtu sic jane  : ju do të vini re një përmirësim të kollës.





loading...