Në aktivitetin sportiv më të popullarizuar në bote, eshte i mbyllur celesi i sekretit te jetëgjatësisë ,kjo sipas disa ekspertëve të mjekësisë sportive. Studimi i tyre u paraqit në Lisbonë gjatë konferencës ndërkombëtare "Futbolli dhe Mjekësia" dhe u publikua në revistën shkencore të Gazetës së Mjekësisë Sportive (BJSM).
Sipas ekspertëve, futbolli do të vepronte në organizëm si një ilaç me spektër të gjerë, duke stimuluar pozitivisht trupin në ndihme te patologjive siç janë hipertensioni, diabeti i tipit 2 dhe kolesteroli. Ky lloj sporti gjithashtu do të ndihmonte në mbrojtjen nga problematikat e lidhura me një mënyrë jetese të keqe. Përfitime keto te cilat nuk i perkasin domosdoshmërisht vetem atletëve profesionistë, por që mund të praktikohen dhe te zhvillohen dhe ne nivelin amatorial nga kushdo.
Sipas asaj që u tha gjatë konferencës perdorimi dhe ushtrimi nga 3-6 muaj i aktivitetit, te futbollit lejon rritjen e kapacitetit aerobik, duke reduktuar masën e yndyrës dhe kolesterolin LDL. Për më tepër, ata që vuajnë nga hipertensioni ne gjendje fillestare ose te moderuar u pa se ata paten tensionin e tyre të gjakut të reduktuar me 11/7 mmHg, ndërsa shkalla e rrahjeve te zemrës ishte ulur me 6 rrahje në minutë.
loading...
Rezultatet e kësaj meta-analize tregojnë se stervitja futbollistike është pjese e nje levizje intensive, efektive dhe te gjithanshme që kombinon trajnimin dhe stervitjen me Trajnimin Intervalor, trajnimin e rezistencës dhe trajnimin e forcës. Futbolli kombinon avantazhet e angazhimit aerobik dhe anaerobik, të cilat, si në sportet e tjera, garantojnë rezultatet më të mira për parandalimin e sëmundjeve. Është parë që tek pacientët me hipertension fillestar ose të moderuar, presioni i gjakut mund të kontrollohet edhe pa ilaçe por me aktivitet fizik të mjaftueshëm aerobik.