Aloe vera bima e shendetit

Shpesh theritet bima e mrekullise , ose ndryshe sheruesja natyrore

Konsumimi i molles jeshile sjell shume te mira ne jeten tone

Molla e gjelbër është shumë e shëndetshme si dhe lufton ne parandalimin e semundjeve.

10 Ushqimet qe mund te konsumojme cdo dite per nje diete te mire

Dëshironi të ndiqni një dietë të shëndetshme por nuk e dini ku të filloni?

Obeziteti infantil gjithe gabimet e keshillat

Edukimi alimentar (ushqimor)mbetet jetesor

Fjala e dites pastrimi i trupit ,depuracioni me ane te dietave dhe levizjes

Kur natyra pergatitet per ndryshim eshte momenti i duhur per rinovimin e depuracionin e trupit

Diabeti dhe obeziteti : luftohen dhe fale ndihmes se bimes se marijuanes

Marijuana ndihmon per të luftuar obezitetin dhe largon  rrezikun e diabetit.

Eshte'ajo që pretendohet nga një grup kërkimor i formuar nga shkencëtarët në Beth Izrael  Dacones  Medical Center në Boston,nga  Universiteti i Nebraskës dhe Shkolla e Shëndetit Publik te Harvardit, te cilet bëne një studim të gjatë per  marrjen e marijuanës me ane te pirjes me tym (si duhani) .

Dhe keshtu është  zbuluar,se perdorimi i marijuanes është i lidhur me përmirësimin e kontrollit glycemic dhe me një reduktim në nivelin e  insulinës, kjo gje u verejt  duke analizuar rreth 4.600 vullnetarë,  nder to 579 përdorues aktual, 1,957 ish konsumatorë dhe 2103  ata qe kurrë nuk kishin bërë përdorim te, marijuanës  . 

Ky korrelacion ishte më i dobët tek ish-përdoruesit, duke sugjeruar se efektet mbi insulinën vazhduan edhe pasi që kanabisi ishte përdorur rregullisht. Nivelet e e treguesit esell te  insulinës ishin 16% më e ulta tek përdoruesit e marijuanës se sa në pjesëmarrësit të cilët kurrë nuk e kishin përdorur kete drogë.

Nje tjeter fakt qe u verenjt tek personat qe kryenin konsum te marijuanes   ishte ai i uljes se nivelit te kolesterolit 
akumulimi i yndyres ishte shume here me i ulet tek vete ata .
Duke treguar dhe nje here se marijuana  nuk duhet thjesht konsideruar si nje droge e demeshme por si nje alternative natyrale per luftimin e semundjeve te ndryshme .




Qumeshti i gjirit ben mrekullira

Vetem 52% e grave ushqen me gji femijen e vet ne gjashte muajt e pare te jetes:


Dhe megjithate duhet thene se eshte menyra me e shendeteshme per te ushqyer nje te sapolindur , duke e mbrojtur ate nga shume semundje .
Ja disa rregulla qe duhen ndjekur nga nenat e reja .


Qumeshti i gjirit eshte ushqimi me i mire per nje te sapolindur :ushqen ne menyre te plote dhe mbron nga shume semundje e infeksione .

Zakoni dhe raporti i te ushqyerit me gji ndertohet qe ne hapat e para te jetes se femijes .Dhe per kete arsye menjehere pas lindjes keshillohet qe femija te vendoset ne kontakt me gjirin,te pakten per nje ore .
Edhe pse i sapo lindur femija eshte ne gjendje te gjeje gjirin ne menyre instiktive .Ky eshte nje moment i privilegjuar i nje kontakti te thelle ,i njohur ndryshe (bonding)  

Ne hapat e para pas shtatezanise Nena prodhon (kulloshtren ) nje leng i trashe  ne te verdhe ,shume i pasur me substanca ushqyese ,shume te nevojeshme keto si per pjekurine intestinale ,ashtu dhe per mbeshtetjen e sistemit imunitar ,qe eshte shume i dobet tek te sapolindurit .

Per sa i perket qumeshtit ai eshte i pasur me proteina e kripra minerale ,gjithashtu ai ka me pak yndyre dhe permbajtje sheqeri .
Dhe rreth dites se trete pas lindjes kulloshtra fillon e humbet ngjyren e vet duke u bere me e bardhe ,dhe me e trashe ,me kremoze ,duke u transformuar ne ate qe e quajne "qumeshti i tranzicionit " Do te duhet akoma rreth nje jave perpara se gjiri i nenes te prodhoje ,qumeshtin e duhur ,i cili do ti ofroje femijes te gjitha substancat ushqyese  qe ka nevoje femija ne gjashte muajt e pare te jetes .

Ja disa rregulla per te favorizuar ushqyerjen me gji :

Te ushqehet femija ne baze te kerkeses se tije pa ndjekur oraret e nevojshme .Mesatarisht ne gjashte muajt e pare te jetes femijet kerkojne te pine 8 - 14 here ne dite ,por ka nje ndryshueshmeri te madhe sipas kerkeses per ushqim nga njeri femije tek tjetri 

;Eshte e keshillueshme prioriteti i vendosjes se femijes nga njeri gji ne tjetrin dhe mundesisht koha varion nga 8-10 minuta .Sigurisht nuk duhet forcuar  ne kete drejtim duke i dhene alternativen e lire te zgjedhjes ,por nese konstatoni se femija eshte akoma i uritur mund ti ofroni (mamellen) gjirin e dyte ; 

Mos  i jepni femijes ushqim tjeter pervec se qumeshtit te gjirit ,per gjashte muajt e pare .Femija nese konsumon qumesht gjiri nuk ka nevoje as per uje .Ne kete faze te jetes , ne fakt kur te kuptoni se femija ka etje ,jepini te pije nga gjiri ,duke marre ate qe quhet "qumeshti i pare" i cili eshte me i pasur me uje dhe sheqer ;
 - evitoni perdorimin e biberoneve dhe gjinjeve fallco.
Nuk eshte e nevojshme larja e  gjinjeve mbas cdo ushqyerje te femijes :
ato jane te ndertuara ne menyre te tille qe parashikojne nje dizinfektim natyral;

Gjate ushqyerjes me gji nena mund te haje ate qe deshiron ,pa asnje limit ,por ne menyre kategorike duhet te evitohen cigaret dhe alkoli .

Keshilla dhe kura per sterilitetin

Trajtimet natyrale të sterilitetit

Për problemet e sterilitetit, si te burrat edhe te gratë, në


 mjekësinë natyrale popullore janë përdorur bimë dhe lëndë

ginseng





të tilla si: Ginseng, poleni i pemës

 së hurmës arabe,

qumështi i bletës, poleni i bletës,

 mjalti, nigella sativa,xhenxhenfil,

 kanella, lëngu i rrushit, etj.


Dieta ushqimore: 


Të preferuara: qumështi i freskët,


 veza e 

freskët, elbi, perimet e freskëta, peshku, fasulja e bardhë, 

kungulli, bizelja, mjalti, natyral, karrota.

Me ndikim negativ: 


yndyrnat, erzat dhe ushqimet e

 përpunuara dhe të konservuara.

Life Style:


 Koha më e mirë për kryerjen e marrëdhënieve 

intime në kërkim të shtatzanisë është dita e pestë pas 

mbarimit të menstruacioneve, pastaj në ditën e shtatë, të 

nëntë, e kështu për dy javë rresht, një ditë po e një jo.

Bollguri si ushqim si dhe forcon imunitetin ,rrit epshin seksual,ul kolesterolin

Bollguri është një ushqim që krijohet

 nga mielli i tërshërës. 



Interesimi në bollgur është rritur në mënyrë të konsiderueshme gjatë 20 vjetëve të fundit për shkak të përfitimeve të veta shëndetësore.
Studimet kanë treguar se nëse hani një pjatë me bollgur
çdo
ditë, nivelet e kolesterolit në gjak do të bien për 12 -24 %, e sidomos nëse ato janë shumë të larta, për shkak të përmbajtjes së fibrave të tretshme.


Bollguri është burim i pasur me fibër i cili formon një lloj xheli në zorrët tua dhe ndihmon në zvogëlimin e absorbimit të yndyrave që hani. Është i pasur me vitaminën E, betakarotinë dhe betaglukan, te cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit. Bollguri, rrit edhe efektin e antibiotikëve.


 Ushqimet të cilat përbëhen nga mielli i tërshërës ose krundet e tërshërës, mund të sjellin shume përfitime për zemrën, nëse kombinohen  me një dietë me pak yndyrë.


Si drithë integral, bollguri rrit nivelin e testosteronit në trup. Reagon si relaksues dhe zvogëlon ngurrjen në trup, në organe intime, veçanërisht u rekomandohen atyre që kanë probleme me ereksionin. 


Bollguri, rekomandohet te perdoret në menunë e përditshme ushqimore. Ky është njëri prej vakteve më të mira në çdo kohë të ditës, sepse krijon ngopje, dhe  nuk shkakton urth. Mund t’i shtoni edhe rrush të thatë, sepse bollguri absorbon thartirën.

Limoni per bukurine e perditeshme :recete per fytyre te yndyrshme

Limoni është një ushqim i çmuar, e i pasur me veti  të dobishme për shëndetin tonë. 


Mendoni për shembull se sa i mire eshte ai te pihet  çdo mëngjes me  ujë të ngrohtë  duke hedhur disa pika prej tij brenda ne uje.

Megjithatë, limoni nuk përdoret vetëm në industrinë ushqimore. Në fakt, ai mund të përdoret dhe për shumë gjëra të tjera, duke përfshirë kujdesin e bukurisë tonë. Ky frut, në fakt, ka  një seri te tërë  vetishe që e bëjnë atë një përbërës te rëndësishëm në shumë receta të produkteve të bukurisë organike. Përveç kësaj, ai ka një tjetër avantazh:  ka ne permbajtje   një aromë të fortë dhe të këndshme. 


Le të shohim disa receta që përdorin limonin si bazë për kozmetikë natyrore te bere vete  ne kushtet e shtepise (DIY). 

1 Maske për fytyrën 

 u tregua se lëngu i limonit ka veti antibacteriale. Kjo do të thotë se ai është një përbërës që mund të përdoret për të luftuar aknet. Këtu po paraqesim  një recete shumë të thjeshtë per pastrimin  e fytyrës  për tu vene ne  zbatim, shume e efekteshme per  lëkurë me yndyre . Për ta  pergatitur  atë  ju do te ju nevoitet : 

60 ml lëngu i nje limoni te fresket  i  shtrydhur 
60 ml  uje
1/2 filxhan bollgur (e cila shërben si një exfoliant) 
1/2 lugë gjelle mjaltë (për të zbutur lëkurën) 

Hidhni te gjithë përbërësit në një tas të vogël, duke e perziere e hedhur pak nga pak  pluhurin e bollgurit. Kur përzierja  ka arritur konsistencën e dëshiruar, domethene te jete perziere mire ,vendoseni  atë mbi  fytyrë  për 30 sekonda. Shpëlajeni me ujë të vakët. 

.

Pastrimi i veshkave ne menyre natyrale :receta e nje pije qe na ndihmon ta bejme kete gje

Shume here e kemi theksuar në mënyrë të përsëritur se, per tu ndjere  mirë, është e nevojshme  të hahet  jo vetëm ne menyre korrekte , por edhe te  pastrohet  trupi  si dhe  gjaku jonë nga të gjitha mbeturinat e toksinave që hyjnë në trupin tonë. 


Veshkat, në veçanti, janë një organ shumë i rëndësishëm në procesin e pastrimit të trupit tonë. Për këtë arsye, është e nevojshme që puna e tyre te jete  gjithmonë optimale. 


Këto organe, në fakt, filtrojne  gjakun duke pastruar të gjitha mbeturinat e trajtuara përmes ushqimit të konsumuar. Ato janë një lloj mekanizmi mbrojtës që heqin rreth 2 l %  të mbeturinave dhe ujit të tepërt  nga trupi nëpërmjet urinës. 


Shume materiale  toksike mund të shkaktojnë inflamacion,  të traktit urinar, fshikëzes apo edhe fillimin e sëmundjeve të veshkave. Kjo është arsyeja pse ju gjithmonë duhet të i kushtoni vëmendje asaj qe   konsumohet e hahet sepse mund të preken organe të ndryshme të trupit tonë, 

Armiqtë më të rrezikshem për veshkat tona janë: proteinat shtazore, kripërat, embelsirat artificiale, pijet e  gazuara joalkoolike, produktet e qumështit, kafeina dhe cigaret. 

Për të pastruar veshkat është e rëndësishme që të ndiqni një dietë të ekuilibruar,me permbajtje të ulët  yndyrërash  dhe proteinash, duke shmangur alkoolin, kafeinen, duhanin dhe drogat apo ilacet e padobishme. 

Gjithashtu e rëndësishme të pini shumë ujë, të paktën 8 gota në ditë, dhe  sigurisht duhen shmangur ushqimet e kontaminuara me metale dhe pesticide, duke u përpjekur të zgjidhni gjithmonë produkte organike. 


Edhe lëngjet natyrore ndihmojë shumë  veshkat tona. Një kontribut i çmuar në këtë drejtim mund të sigurohet nga boronicat  dhe shega.  Në fakt, këto fruta,  sigurojne e një sasi të mirë të antioksidantëve natyrore,  përmirësojnë funksionin e veshkave, parandalimin dhe formimin e gurëve ne te  (kjo e vërtetë ne veçanti eshte për boronicen). 


Për lëngjet e frutave natyrore gjithashtu mund të shtoni perimet e shtryllura  të tilla si karrotat, panxhari dhe selinoja. 

Dhe jo vetem kaq .Egzistojne gjithashtu një numër cajrash  bimore që na ndihmojnë për të pastruar veshkat. Veçanërisht te dobishme për qëllimin tonë, janë:  hithra, luleradhiqe, rodhja, dhe xhenxhefili. Rodhja, në veçanti, ndihmon veshkat për të hequr qafe toksinat e akumuluara. Shumica e këtyre ushqimeve, më pas, kanë një efekt diuretik diskret. 

Hithra, megjithatë, është e pasur me vitaminë C, kalium, hekur dhe silic. Stimulon mëlçinë dhe veshkat dhe ndihmon trupin te shpëtoj nga produktet e  mbeturinave. Ajo ka një efekt të fuqishëm diuretik dhe ndihmon ne pertharjen e  lëngjeve. Ne kemi parë tashmë se, për veshkat, bimët më të mira janë perimet, të tilla si koperi, rrepka dhe sallata latuge qe eshte e gjate. 

Nëse ju doni që të ndihmoni nje funksionim normal të veshkave  tuaja, duke e bërë ate sa me eficente  per trupin tuaj , ju mund të përdorni   këtë pije të veçantë. 


Përbërësit e nevojshm   janë: 

gjysmë limoni 
1 kivi 
¼ filxhan arra 
1 banane 
½ tufë majdanoz të freskët 
1 filxhan ujë 

Përzieni të gjithë përbërësit, me shtryllese  shtoni ujin dhe vazhdoni  ta përzieni deri sa te hollohet . 

Tip Extra: Nëse ju doni të pasuroni me teper kete pije ne permbajtje  mund të shtoni përbërësit e një gjysmë  avokado te qeruar si  dhe një grusht spinaq të freskët apo lakër. 

Ankthi :mjekimet popullore e alternative

Çfarë është ankthi? 


Edhe pse duket se  është me se normale që të ndiheni të shqetësuar shpesh here , veçanërisht për shkak të jetës se stresuar te perditeshme , ju ndonjëherë  mund të përjetoni momente ankthi per shkakun dhe arsyen e problemeve te veçanta. Nëse ky ankth dhe stres  vazhdon te mos  trajtohet, mund të ndikojë fuqishëm  dhe në jetën e njerëzve, sepse problemi bëhet kronik. Simptomat e ankthit të përgjithësuara mund të jenë të shumta, por ne veçantti, jane ato si tensioni i fortë, nervozizmi, padurimi, ose përqendrimi i dobët.


 Cilat janë bimet nga mjeksia popullore për ankthin?

Lule sahati


bima medicinale e lule sahatit është përdorur gjithmonë si një ilaç natyral për të luftuar ankthin dhe pagjumësine, ajo nuk duhet të merret bashke me qetësues te tjere .dhe nese po kjo behet vetem atehere nese eshte   nën mbikëqyrjen mjekësore sepse ajo mund të rrisë efektin e barnave të caktuara  ,të tilla si ato qe perdoren per shqetësimet e gjumit e tensionit.

Aktivitet sportive dhe  masazhi.

Format terapeutike   të tilla si masazhi  relaksues , dhe aktivitetet sportive janë përdorur gjerësisht për të ulur tensionin e muskujve, lehtësimin e stresit dhe për të përmirësuar gjumin.Vrapimi është një ilaç i vërtetë  natyral për ankthin.

Aktiviti   relaksues  dhe meditimo...... Mendje /  e Trup

  Ushtrimet e meditimit / frymemarrja dhe aktivitetet qe perfshijne si mendjen ashtu dhe trupin  të tilla si yoga, tai chi, dhe auto-hipnoza janë disa nga teknikat më të mira për të reduktuar ndjeshëm ankthin. Ato konsiderohen dhe  janë nje pushim i vërtetë nga rutina e përditshme për mendjet tona.

Valeriana


Valeriana (Valeriana officinalis) është e njohur  si një bime mjeksore për pagjumësine, por gjithashtu është përdorur edhe në pacientët me ankth , por mbështetja kundrejt ankthit është e kufizuar. Valeriana zakonisht merret një orë para gjumit. Duhen te pakten  dy ose tre javë për të ndjejnë efektin e duhur dhe nuk duhet të përdoret për më shumë se tre muaj.Nese ndiheni nervoz keshillohet te pihet caji i valerianes  nje gote para gjumit

Aromaterapia

Aromatherapia është një degë e mjekësisë bimore që përdor vetite e shërimit me ane  te vajrave esenciale të bimëve dhe luleve. Përdorimi i vajrave esenciale bimore daton që nga kohët e lashta në Egjipt, Itali, Indi dhe Kinë.  Vajrat esenciale të bimëve mund të përdoren për banjot, dhe per  masazhet me keto vajra .
Vajra esenciale që janë përdorur për ankthin dhe tensionin nervor janë: bergamot, selvi, barbarozë, jasemini, livando, Melissa. Livando është më e zakonshmja dhe përbën bazën e shumë përzierjeve që mund të ketë një relaksim më të madh.





loading...