Trumza: bima që shkatërron viruset, trajton dhimbjen e stomakut dhe lehtëson stresin

Trumza është një bimë shumë popullore në kuzhinë, por përdoret për mijëvjeçarë edhe në mjekësinë tradicionale. 


Egjiptianët e lashtë e përdornin atë për të ruajtur ushqimin, ndërsa grekët shoqëronin  vetite e shkëlqyera shëruese me aromën e saj. Më poshtë kemi listuar përfitimet kryesore të trumzes.

 Trumza ka veti antibakteriale, fungicide, baktericide, antiseptike, antibiotike, antimikrobike, anti-inflamatore, ekspektorante, digjestive (tretese) dhe antispasmodike . Përveç kësaj, ajo është shumë e pasur me vitamine A, C, E, K dhe te grupit  B, si  dhe me  minerale të tilla si mangani, magnezi, kalciumi, hekuri dhe seleni.



Tretja. Trumza  mund të aktivizojë funksionet e tretjes, duke  parandaluar  dhe lehtësuar dhimbjet e stomakut  , barkut, fryrjes se barkut, zorrëve. Është shumë e dobishme në rast të mos tretjes se ushqimit, dhe favorizon rritjen e sekrecioneve biliare.

Ftohjet. Bima  e trumzes mund të jetë shumë e dobishme në trajtimin e kushteve të frymëmarrjes si ftohjet dhe bronkitet. Lufton infeksionet e fytit dhe lehtëson kollën.

Qetësues. Trumza natyrisht relakson trupin, nxit gjumin dhe ndihmon në eliminimin e dhimbjeve të kokës me origjinë nervore.



 Antiseptik. Trumza është e perkryer  për detoksifikimin dhe dezinfektimin e lëkurës: mjafton qe kur beni banjë me uje  të ngrohtë ne nje vaske  vetëm te shtoni disa dege nga kjo bime   . Është e shkëlqyer për trajtimin e plagëve, por edhe për lehtësimin e kushteve të tilla si psoriasis dhe yndyra e tepërt në lëkurë.


loading...