Më poshtë po ju sugjerojmë recetën e një lengu te shtryllur me veti te shkëlqyera alkaline, antioksiduese dhe anti-inflamatore.
Përbërësit:
Loading...
1 grusht spinaq,
1 grusht majdanoz të freskët,
2 gjethe selino,
lëngun e 1 limoni,
1/2 kastravec
dhe 1 lugë çaji shafran Indie.
Përzierni grini dhe shtryllini të gjithë përbërësit së bashku, derisa të perftohet një përzierje homogjene. Shtoni lëngun e limonit mbasi ti shtryllni .
Pini masen e pergatitur me stomak bosh, dy herë në javë.
Kastraveci është një diuretik i madh natyror që ofron përfitime të mëdha për shëndetin e lëkurës dhe është një perime e shkëlqyeshme alkalizuese.
});
Spinaqi nxit rigjenerimin e qelizave dhe nxit qarkullimin e mirë të gjakut.
Selinoja përmban argininë, një substancë me vetitë diuretike dhe antioksidante, e cila lufton qelizat e kancerit dhe parandalon përhapjen e tyre.
Xhenxhefili ka shumë veti terapeutike, është një nga përbërësit më të rëndësishëm të mjekësisë Ayurvedike dhe ka veti anti-tumoriale dhe anti-inflamatore.
Limoni është një nga frutat më alkaline në botë, pavarësisht se është një ushqim acid.
Shafrani i Indisë është një nga erëzat me më shumë veti medicinale. Ai forcon sistemin tonë imunitar dhe ka veti anti-tumoriale.