Flokët tona i nënshtrohen ndryshimeve te ndryshme për një sërë arsyesh që variojnë nga klima, mosha, ndryshimet hormonale dhe në të ushqyerit. Në këtë artikull ne sugjerojmë një kure dhe recete popullore të shkëlqyeshme natyrore për të mbrojtur flokët, për të nxitur shëndetin e mirë dhe për të parandaluar nga rënien.
Gingeri (xhenxhefili )eshte përdorur për shekuj me rradhe për të përmirësuar shëndetin e njerëzve, dhe është një përbërës themelor i shumë ilaçeve tradicionale, veçanërisht aziatike. Megjithatë, pak njerëz e dinë se vetite anti-inflamatore dhe stimuluese të xhenxhefilit e bëjnë atë një ilaç të shkëlqyeshëm për të promovuar flokë të shëndetshëm dhe për të stimuluar rigrupimin e tyre.
Përveç bllokimit të humbjes së flokëve, xhenxhefili aktivizon qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës, parandalon zbokthin, forcon flokët, e bën atë më rezistent dhe përshpejton rigrupimin pa pasur nevojën e përdorimit te produkteve të shtrenjta.
Këtu janë të gjithë përbërësit e kësaj kure popullore për të mbrojtur flokët:
1 rrënjë xhenxhefil,
1 lugë gjelle mjaltë,
1 lugë gjelle vaj ulliri.
loading...
Sugjerohet të përdorni vetëm produkte biologjike, për të shmangur ekspozimin e flokëve tek agjentët kimikë.Pergatitja
Grini xhenxhefilin, pastaj përziejeni atë me mjaltë dhe vaj ulliri.
Perdorimi
Aplikoni kuren në flokë të lagur një herë në javë. Mbajeni për të paktën 40 minuta para se ti lani ato normalisht.