Aloe vera bima e shendetit

Shpesh theritet bima e mrekullise , ose ndryshe sheruesja natyrore

Konsumimi i molles jeshile sjell shume te mira ne jeten tone

Molla e gjelbër është shumë e shëndetshme si dhe lufton ne parandalimin e semundjeve.

10 Ushqimet qe mund te konsumojme cdo dite per nje diete te mire

Dëshironi të ndiqni një dietë të shëndetshme por nuk e dini ku të filloni?

Obeziteti infantil gjithe gabimet e keshillat

Edukimi alimentar (ushqimor)mbetet jetesor

Fjala e dites pastrimi i trupit ,depuracioni me ane te dietave dhe levizjes

Kur natyra pergatitet per ndryshim eshte momenti i duhur per rinovimin e depuracionin e trupit

Lumturia ne koke

Floket jane pasqyra e shendetit tone ,si ajo fizike ashtu dhe ajo mentale.
Ja pra se si mund ti kurojme ato me mire ,dhe me ndonje trajtim natyral.

Ashtu si gjethet e pemes kur lulezojne deshmojne shendetin e saje  ,ashtu dhe floket  tregojne gjendjen ,mirqenien dhe anen shpirterore te nje personi.
Kur ne jemi mire dhe ndihemi mire ,floket jane te forte e te shndritshem;
nese kalojme nje periudhe te debolt ,shfaqen te shuar dhe te privuar nga tonifikimi. Dhe gjendja jone shpirterore reflektohet mbi floke. 

Ato terheqin forzen e tyre jo vetem nga substancat ushqyese qe merren me ane te ushqimit ,ose qe vijne nga aplikimi i produkteve specifike mbi floke , por ato ushqehen dhe marrin force dhe nga gjendja jone shpirterore ,pra kur ndjehemi te gezuar e te kenaqur .

Keshtu pra per te miren e tyre kryhen kura natyrale trajtime kozmetike, si dhe norma dietash te te ushqyerit.

Ushqimet e shendetit

Kura e flokeve fillon ne tavolinat tona ,nje menyre e te ushqyerit korrekt siguron sjelljen e vlerave ushqyese te nevojshme per te garantuar integritetin e flokeve .Dhe ne te kundert te ushqehesh ne menyre jo te rregullt dhe te egzagjerohet vecanerisht me alkolin ,kafeinen,si dhe ilace te teperta ,kane nje efekt negativ .Dhe kjo ndodh vecanerisht me floket e holle ,te thate ,e te vyshkur  me zbokth si dhe ne rastin kur ato bien .egzistojne ushqime qe me teper nga te tjerat bashkpunojne ne shendetin e tyre te mire.

Maja e birres,veza,qumeshti,peshku,mishi,zarzavatet,perimet me gjethe jeshile,frutat e verdha,dhe portokallet ,karrotat,kajsite,kungujt,dhe hurmat.

Nje mirembajtje e mire. 

Floket duhen mbajtur paster ,sepse pluhuri dhe djersa mbysin rrenjen e flokut ,keshtu  pra le ti themi po shampos ne te gjithe ditet e javes ,por me ndonje mase paraprake.Do te ishte me mire sikur te zgjidhnit nje produkt (shampo) qe nuk shkumbezon shume ,per shembull vaj lares qe shkrin pisllekun lehte ,dhe jo ne menyre agresive ,shampoja duhet shkrire gjithmone perpara me pak uje ,duke e shperndare me kujdes ne te gjithe perimetrin e kokes duke i masazhuar me majat e gishterinjeve ,dhe me pas duke i shplare me uje te bollshem e te vaket.
Nese keni probleme te renies se flokeve eshte i nevojshem vaji esencial i rozmarines ose i sherebeles i cili mund te perzihet me pak shampo (vaj lares) ,dhe nese  rrenja e flokut eshte e trashe ,ideale ne kete rast eshte vaji esencial i limonit.
Dhe me ne fund kujdes te vecante duhet treguar tek floket kur thahen ,nuk duhet te thahen me temperature  te nxehte

Perzierje e gjitha natyrale


Per ti dhene ushqim flokeve ju ofrojme disa receta e menyra te marra nga recetat tradicionale nga  bota.
Avokado per ushqimin e flokeve:
fruloni pak tul avokadoje ne frulator dhe ne te shtoni nje luge kafeje mjalte .aplikojeni ne floke te lagur ,mbulojeni me nje shami ose kapuc pambuku dhe lereni te veproje nje gjysem ore ,ne fund shplajini dhe kryeni procesin e larjes me shampo.

Perdorni veze nese ato jane te shuar dhe te fikur 
Rihni dy te verdha vezesh me 3 luge kafeje uje te ngrohte ,aplikojeni mbi floke ,,lereni te veproje 15-20 minuta ,shplajini dhe kryeni procesin e larjes me shampo.

Argjila per ti dhene volum:
Perzieni 4 luge kafeje vaj jojoba me nje luge vaj kokoje (koko).Shtoni 2 luge kafeje argjile te bardhe si dhe gjysem tasi te vogel me uje te vaket,perzieni mire .Aplikoni masen e krijuar pas shampos,ne vend te balsamit ,me pas shplajini.













Vaji ezencial i rozmarines per shume probleme

Rozmarina ndryshe me emrin botanik theritet Rosmarinus- officinalis


 rritet dhe eshte e perhapur ne shume vende te botes njihet lehtesisht nga forma e gjetheve (degeve) te holla ( ngushta) si dhe nga prezenca tipike e lules vjollce qe ajo ka thuajse ne bluh ,qe celin ne periudhen e dimrit .Ajo arrin nje lartesi rreth 2 metra .
E perdorur prej kohesh si erez ajo gjithashtu  ka nje avantazh kurativ qe nga antikiteti .


Shume shpesh perdoret ne produktet e banjo -sapuneve kremerave shampove etj.

Disa studime kane evidentuar se si vaji esencial i rozmarines eshte i efekteshem per te luftuar semundjen ALZHEIMER .

Vaji i saj karakterizohet nga ngjyra e verdhe e zbehte ,nga aroma e fresket dhe shpuese ,ideale per te rifreskuar dhe per ti dhene arome ajrit brenda shtepise 

Per sa i perket konsumimit te saje ne rruge te brendeshme (domethene gelltitjes )eshte e perdoreshme dhe e nevojshme per te lehtesuar tretjen .E cila duke u perziere me mjalte ,1-2 pika vaj rozmarine me 1 luge kafeje mjalte ndihmon organizmin drejt tretjes PERDORET NJE HERE NE DITE DHE KRYESISHT NE MENGJES .


VETITE ESTETIKE DHE KURATIVE TE VAJIT TE ROZMARINES

Antireumatizmal,aromatik,balsamik,baktericid,cikatrizues,tretes,lubrifikues,fungicid(kundra mykut),

PERDORIMI

Akne,azma bronkite,koliti,dermatiti,favorizon perqendrimin,dhimbjet muskulare ,lufton temperaturen,gripin ,nervozizmin,lodhjen, gjendjen depresive,stresin,zbokthin,

Rekomandimi

Nuk duhet te perdoret ne shtatezani , nga femijet ,dhe te semuret epileptik .Mos e perdorni per kohe te gjate dhe ne doza te medha ,gjithmone mjafton 1-2 pika ,sepse eshte toksik.

Per problemet e flokeve
Per problemet e flokeve kur ato jane te lodhur ,te brishte,me zbokth.mund te shtoni ndonje pike te vajit te rozmarines ne shampot neutro,pastaj vazhdoni me larjen duke e lene te veproje per disa minuta 5-6 min ,dhe me pas mund ti shplani me uje te bodhshem ,kete procedure  mund ta beni dhe me balsamin neutro.

Dhimbjet muskulare dhe masazhet
Per dhimbjet muskulare mund te pergatisni vaj per masazh me vajin e bajames ose ate te jojobas duke i shtuar ndonje pike nga vaji i rozmarines .

Maska bukurie kundra papastertise
Nje maske e shkelqyer bukurie qe lufton papastertite perftohet duke perziere argjile jeshile me vaj ulliri uje dhe ndonje pike vaj rozmarine.Kur aplikohet lehet te veproje 15-20 minuta nganjehere dhe me pak ,shplahet me uje te vaket e te bollshem.

Anti stres 
Ndonje pike vaji rozmarine i hedhur ne nje shami te cilen mund ta nuhasni here pas here do te ndihmonte ne gjetjen e qetesise si dhe neutralizimin e tensionit .

Per banjot
Ne nje vaske me uje te ngrohte hedhim 8-10 pika ,vaj rozmarine se bashku me nje grusht kripe deti .Kjo banjo do tju ndihmoje te luftoni reumatizmat ,dhimbjet muskulare ,dhe artikulacionet.

MOS E PERDOR NE SHTATEZANI,TEKFEMIJET,SI DHE TEK TE SEMURET EPILEPTIKE 

KONSULTOHUNI ME MJEKUN E FAMILJES.









Vaj esencial i nenexhikut



Vaj esencial i nenexhikut në parim luan një rol  qetësues të rëndësishëm , dhe për këtë nje zgjidhje  e mire eshte perzierja e disa pikave të ketij vaji dhe një lugë gjelle vaj ulliri ose vaj perimesh, ose bimesh pershembull  të tilla si vaji i bajames,i cili  ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve.

 Në mënyrë të veçantë ai luan një rol të rëndësishëm në lehtësimin e dhimbjeve te  kokes. Perdorimi eshte shume i thjeshte ,mjafton te ferkohet dhe masazhohet lehte balli me te ne menyre rrethore  .


 Veprimi i tij qetësues  kryhet  në sistemin nervor qendror, kështu që  rekomandohet  në të gjitha rastet e  çrregullimeve psikosomatike : si edhe në trajtimin e migrenës shkak ndaj faktorëve të mjedisit, sic eshte  ndryshimi i  presionit atmosferik,  përdoret gjithashtu për lehtësimin e tensionit te qafës  dhe muskujve  në rastin e lodhjeve, si dhe kur kemi stres dhe lodhje fizike.

Trendafili ,vaji esencial

Vaji esencial nxirret nga petalet e trendafilave te ndryshem.Per 1 ml esence nga ky vaj mblidhen 5 kg lule. Esenca e trendafilit ka nje veprim te mire ne sferen e zemres , ne boten e emocioneve si dhe ekuilibrin psiqik.
Perdoret per kurimin e depresionit kronik ,traumave psiqike ne rastet e vdekjeve ,psikozat.
Eshte i perdorshem ne parapergatitjen e grave shtatezena qe jane ne prag lindje,si dhe ne rastin e menopauzes per te riekulibruar sistemin hormonal.

Eshte i efekteshem per te vegjlit : dhe vecanerisht kur shfaqen dhembet e pare .
Ne kete rast perzihen 2 luge kafeje mjalte dhe nje pike vaj trendafili dhe aplikohen mbi gingivat per te larguar dhimbjet dhe bezdisjet .
Perdoret si rigjenerues per epidermen (lekuren) duke u perzier me krem ,normalisht ne dy luge kafeje krem hidhen 1-2 pika nga ky vaj .
Perdorimi i ketij vaji eshte nje aleat i vlefshem nese perdoret si masazhues ne zonat e problemeve fizike ,si bark,koke,gingivat e dhembeve ,e lekure.
Pershembull per dhimbjet e kokes meret 1-2 pika nga ky vaj dhe masazhohet ,eshte relaksues ne planin mental dhe emocional,stimolon qetesine ,mbi te gjitha dhuron harmoni dhe ndihmon ne gjetjen e besimit duke ekulibruar emocionet negative.

Vaji i ullirit dhe vera e bardhe i bejne mire veshkave

Konsumi i moderuar i verës së bardhë, nën mbikëqyrjen mjekësore, mund të jetë i dobishem në uljen e inflamacionit tek pacientët nefropatik ( problemeve te veshkave,) të cilët vuajnë nga një inflamacion kronik i veshkave. Ne ndihme te perhapjes se ketij lajmi ishte revista Blood Purification   (pastrimi i gjakut ) , e cila ka publikuar rezultatet e studimit të kryer nga një grup i studiuesve të Universitetit të Milanos, sipas të cilit, në këto sëmundje inflamatore, efekti rritet në qoftë se konsumi i verës është i kombinuar me atë të vajit të ullirit.

Analiza është kryer ne mbi 10 pacientë që vuajnë nga problemet kronike te veshkave  , stafi spitalor i nefrologjise dhe dializës i  spitalit te Versilias ne  Viareggio, ka krahasuar  10 vullnetarë të shëndetshëm. Pacientëve të cilët qe zakonisht  kishin  konsumuar verë të kuqe i eshte  të kërkuar qe  ta zëvendesojne  atë me një verë të bardhë, 
 Subjektet ishin caktuar sipas një dietë te kontrolluar  te  konsumit  të verës  së bardhë (2-3 gota në ditë) së bashku me vaj ulliri të cilësisë se mire ,  për nje periudhe prej dhjetë ditësh .
 "Konsumi i verës së bardhë në pacientët veshkave - shpjegoi Alberto BERTELLI, koordinator i hulumtimit - prodhon një ulje të parametrave inflamatore IL6 dhe CRP me rreth 40% në 15 ditë të trajtimit. Ajo tregon një sinergji pozitive me konsumin e vajit të ullirit në dietë. Një shpjegim i mundshëm për fenomenin është dhënë nga efekti biologjik i disa substancave monophenols (tyrosol dhe hydroxytyrosol) të pranishme në vajin e  ullirit  dhe verës së bardhë. "

Hurmat e arabise ne ndihme per luftimin e semundjes se kancerit

Hurmat e arabise  janë një frut i pasur me veti  te dobishme për trupin tonë: 

Ato janë të pasura me hekur, vitamina, minerale dhe përmbajnë sheqerna natyrore  . Ato gjithashtu jane te vlefeshme dhe mund të ndihmojnë ftohjet dhe acarimet e frymëmarrjes, dhe kjo fale vetive  anti-inflamatore qe ato kane. Konsumimi i rregullt i hurmave te arabise  mund të ndihmojë ne nje  kolesterol më të ulët.



 Hurmat e arabise  janë një burim i mirë i fibrave bimore, duke kontribuar kështu në funksionimin normal të sistemit të tretjes gjithashtu ato konsiderohen si një burim i energjisë së menjëhershme të trupit. Së fundi  ato paraqesin një burim të mirë të kaliumit si dhe rezultojne në të njëjtën kohë me permbajtje  të ulët  natriumi. Kjo i bën ata të dobishme për të përmirësuar funksionimin e zemres dhe qarkullimin e gjakut.

Ajo që ne ende nuk e dimë është se  ky fryt i çmuar do të jetë gjithashtu një aleat i vlefshëm për të shmangur dhe luftuar  kancerin: Ngrenia e hurmave te arabise  ndihmon në mbrojtjen e  trupit  nga kanceri, është ky rezultati  që doli nga studimi i  kryer nga Universiteti Qassim (Arabia Saudite), dhe botuar në revisten  Ndërkombëtare te Mjekësisë Klinike dhe Eksperimentale.

 Nga studimi i kryer u verejt se hurmat e arabise  përmbajnë nivele të larta  antioksidantësh , të cilat ndalojnë radikalet e lira nga qelizat e dëmshme, një proces që mund të çojë në zhvillimin e kancerit.

 Në mënyrë të veçantë - kanë vënë në dukje studiuesit - këto fruta janë të pasura me polyphenols, antioksidantë që ndihmojnë ne zvogëlimin e shkallës së prevalencës dhe vdekshmërisë nga kanceri dhe beta-glucans, substancave që mund të zvogëlojë rritjen e tumoreve në kafshë.

"Vetite  ushqyese  te hurmave   tregojne nje  aktivitet anti-tumorial , por mekanizmi i saktë i veprimit të hurmave te arabise   në parandalimin e kancerit nuk është ende i njohur saktësisht", shpjegoi Dr Arshad H Rahmani, një studiues në Universitetin Qassim. Prandaj duhet  të hulumtohet më tej për të sqaruar funksionimin e këtij mekanizmi.


Per dhimbjet e reumatizmes

A ju ndodhen disa gjethe lakre ? mundesisht laker savoy
Mbi nje rrobe te bute vendosni disa gjethe prej saj .ku futet ne furren e sobes ne nje temperature 200 grade celcius ,lihet per 5 minuta dhe hiqet nga furra ashtu e mbeshtjelle shtypet me nje mjet te forte deri sa te nxjerre leng .
Aplikohet mbi zonat e dhimbjes (si gjuri,pulset ,nyjet..) fiksohet mire qe te mos levize ,dhe mbahet per disa ore .



loading...