Ajo qe themi shpesh kur degjojme per nje semundje apo kur perballemi me probleme te medha apo te vogla ne jeten e perditshme, eshte, “Te kemi shendetin”. Te gjithe ne jemi te vetedijshem se shendeti fizik e mendor jane ato çka e bejne te plote trupin e njeriut e vete jeten. Mendoni per nje moment se keto do ju mungonin, a do te mendonit per plane te tjera parashendetit tuaj? Sigurisht, semundjet mund te kurohen ne spitale e klinika mjekesore, por, nese do ishte e mundur, parandalimi eshte rruga me e sigurt per nje jete te gjate e te shendetshme.
Por dhe ne ato raste kur dikush eshte prekur nga nje semundje e caktuar, ekzistojne procedura te thjeshta qe mund te ndiqen ne kushtet e shtepise, te cilat ndihmojne ne mos perkeqesimin e gjendjes. Sekreti qendron tek informacioni dhe kete informacion keni mundesine ta merrni ne suplementin e gazetes sone. Ne supmentin e sotem do te mesoni per semundjen e hernies diskale dhe nervit shiatik.
Çfare jane keto semundje, si shfaqen, nga çfare shkaktohen, parandalimi i tyre, mjekimi me kura popullore dhe bimet qe kurojne semundjet, deri tek Mjekesia Bimore Arabe per kurat me bime natyrore, te gjitha keto e shume keshilla te tjera do keni mundesine t’i gjeni sot ne nje suplement prej 5 faqesh ne gazeten “Tirana Observer”. Sapo keni ngritur nje peshe, jeni penguar, por nuk keni rene; ngriheni nga gjumi e shume raste te tjera te sjelli, por e kuptoni menjehere se levizja me e vogel ju shkakton nje dhimbje te padurueshme, atehere pyesni, çfare po ndodh?
Ne fillim, ju duket se dhimbja kalon nga vithet, kofsha dhe kemba e deri ne shputen e kembes. Nje tkurrje e kolones eshte duke ju penguar te perkuleni para. Ndonjehere dhimbja ju kalon ne gju. Por, pavaresisht gjithe kesaj, ju akoma nuk e dini shkakun e kesaj dhimbje. Ai nuk kuptohet lehte. Nderkohe qe dhimbja vazhdon te shtohet nga perpjekja qe beni, kolla dhe teshtima. Presionet dhe forcat e perkuljes ne bazen e kolones vertebrale. Nese keni keto simptoma, ashtu sikurse i kemi thene me lart, mos nguroni te lexoni kete suplement te detajuar me keshilla nga mjeke dhe kura popullore, sepse mbase vuani nga nje hernie diskale.
Ç’eshte hernia diskale lumbare dhe nervi shiatik
Hernia diskale lumbare eshte nje problem qe shqeteson nje pjese te gjere te popullsise. Hernia diskale ose nervi shiatik eshte nje semundje qe prek me shume moshen 20-40 vjeçare. Midis dy vertebrave te shtylles kurrizore ndodhet nje kerci ne forme jasteku, apo disku te cilave u ndalon ferkimin e siperfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehteson levizjet dhe ben shperndarjen e peshes se shtylles. Kur ky jastek prej kerci demtohet, humbet formen e tij normale dhe del nga vendi duke shtypur keshtu rrenjet e nervave, qe fillojne pikerisht nga trupat e vertebrave, kemi te bejme me hernie diskale.
Zona qe me se tepermi i ekspozohet peshes dhe qe vuan me shume eshte ajo e belit (lumbare). Semundja prek me shume moshen 20-24 vjeçare. Shkaku i hernies diskale, pra i daljes se diskut nga vendi i tij, ne shume raste eshte ngritja e peshave te renda, i hedhjes, kercimit, i kapercimit te pengesave, apo te nje levizjeje te menjehershme dhe te pakontrolluar, nga nje kollitje apo teshtitje, ose kur perkuleni duke lidhur lidheset e kepuceve, ose kur muskulatura e trupit gjendet e lire, kur ngrini nje peshe apo nje sforcim fizik i pa kontrolluar.
Shenjat: i semuri e lidh gjithmone fillimin e semundjes me ngritjen e peshes, apo me levizjen e sforcuar. Dhimbja eshte me e forte ne mes, qe eshte edhe shenja kryesore e semundjes. Dhimbja eshte e padurueshme dhe te mberthen ne vend. Edhe levizja me e vogel te shkakton dhimbje, ku nuk mund te perkulesh as trupin. Dhimbja perhapet gjate kembes, gjate projektimit te nervit shiatik. Kur semundja perparon, forca e kembes ulet shume, anesia hollohet, ulet shume aftesia per pune.
Shtylla kurrizore ka 34 vertebra dhe 23 disqe, dhe kur shkaktohet hernia diskale, pra kur del disku te pakten brenda 2-3 muajve, atehere sherohet ne menyre konservative me masazh. Nje profesor i njohur ne nje broshure te tij thote se: “ne masen 90% te rasteve sherohet me menyre konservative me ilaçe dhe masazh, dhe vetem 10% kerkojne nderhyrje kirurgjikale, kur kane dy apo me shume disqe te dala, kur kane kaluar mbi gjashte muaj te semure, ose e kane lene pas dore pa mjekim”.
I semuri me herne diskale duhet te qendroje disa dite i shtrire ne krevat te forte ortopedik. Duhet te vendosni korse te forte lumbare me fije çeliku qe te mos lejoje belin te perkulet dhe te mbaje qendrim perpendikular per te mos lejuar ngacmimin e nervit. Hernia diskale eshte patologji (semundje) e cila gjendet dhe zhvillohet me fazat e veta te agravimit ne shtyllen kurrizore. Kjo semundje prek kryesisht pjesen fundore te kolones verterale (pjesen lumbare) dhe pjesen e qafes (pjesen cervikale) dhe me pak ne pjesen torakale (ne pjesen e mesme te shtylles kurrizore). Hernia diskale presupozon disekuilibrim te strukturave stabilizuese dhe amortizuese qe gjenden ne mes te vertebrave (aty ku vertebrat lidhe me njera-tjetren).
Ç’eshte nervi shiatik
Nervi shiatik eshte ai qe inervon muskujt e pasme te kofshes dhe te kercit. Shtypja e ketij nervi nga nje hernie diskale qe del nepermjet vertebres se 5-te lumbare dhe te pares sakrale (L 5- S 1), jep dhimbje qe perhapet ne te gjithe pjesen ku kalon ai. Kur hernia diskale del nepermjet vertebres se 4-et lumbare, dhe vertebres se 5-te lumbare, ajo shtyp nervin e 5-te lumbar dhe vertebres se 1-re sakrale (S 1).
Çfare eshte hernia diskale e belit
Midis çdo dy kockave te shtylles kurrizore gjendet nje lende absorbuese e peshes dhe qe ben shperndarjen e peshes ne menyre te barabarte ne trup. Kjo lende quhet disk dhe pikerisht shtytja e kesaj pjese dhe dalja nga vendi duke krijuar presjon mbi palcen kurrizore shkakton te ashtuquajturen hernia diskale. Disku ka trashesi 4-6 mm dhe gjithashtu pengon edhe ferkimin e kockave te shtylles kurrizore.
Si ta dallojme semundjen
Dhimbjet e belit mund te shkaktohen si nga hernia diskale ashtu edhe nga semundje qe prekin sistemin muskulo-skeletar (semundjet e kockave apo muskujve te asaj zone) apo nga ngushtimet ne kanalin e palces se kurrizit apo edhe nga tumoret e kesaj palce. Bile thjesht edhe qendrimi ne pozicion te gabuar gjate punes apo gjumit mund te shkaktoje dhimbje te belit. Megjithate problemi mund te jete i lehte sa mund te kurohet me ilaçe apo i tille qe mund te kerkoje nderhyrje kirurgjikale. Prandaj eshte mire qe ne keto raste te merret parasysh keshilla e specialistit.
Semundja
Shiatiku vertebral i zakonshem ne shumicen e rasteve vjen si pasoje e nje problemi disko-radikular, pra si pasoje e nje konflikti midis diskut vertebral dhe rrenjes nervore qe i korrespondon. Sipas mjekeve, shpesh shkak i kesaj patologjie behet nje hernie diskale (prishje e diskut nder-vertebror). Ne shumicen e rasteve, mjafton nje trajtim me ilaçet e duhura per tu sheruar. Ne raste te tjera, kur dhimbjet vazhdojne, mjeku mund t’ju propozoje kortizonike dhe ne rast se nuk arrihet sukses duhet bere nderhyrje kirurgjikale. Rreth 90 per qind e rasteve te te semureve, qe vuajne nga dhimbjet e nervit shiatik, mund te lehtesohen me ane te masazheve dhe menyrave te tjera alternative. Vetem 10 per qind e tyre kerkojne nderhyrje te domosdoshme kirurgjikale. Keto jane raste kur i semuri vuan qe prej gjashte muajve nga keto dhimbje, ose mund ta kete lene pas dore mjekimin. Per permiresimin e dhimbjeve te shpines dhe nervit shiatik, ekzistojne kura dhe çarja te ndryshme bimore.
Shkaktaret
1)Nese ngrini pesha te renda ose pa ndonje renieje apo rreshqitjeje.
2)Gjate pleqerise si pasoj e dobesimit te disqeve.
3)Nese kryeni nje pune te vazhdueshme ne nje pozicion te keq per belin dhe te mbingarkuarit e kesaj zone (sforcimi).
4)Dobesia e muskujve dhe pesha e rende trupore
5)Hedhja ose kercimi
6)Kapercimi i pengesave
7)Levizja e menjehershme dhe e pakontrolluar
8)Kollitja ose teshtitja
9)Perkulja per te lidhur kepucet
10)Kur muskulatura e trupit gjendet e lire
11)Sforcimi fizik i pakontrolluar
Shkaku u hernies diskale, pra i daljes se diskut nga vendi i tij, ne shume raste eshte ngritja e peshave te renda, i hedhjes, kercimit, i kapercimit te pengesave, apo te nje levizje te menjehershme dhe te pakontrolluar, nga nje kollitje apo teshtitje, ose kur perkuleni duke lidhur lidheset e kepuceve, ose kur muskulatura e trupit gjendet e lire, kur ngrini nje peshe apo beni nje sforcim fizik te pakontrolluar. Shenjat: I semuri e lidh gjithmone fillimin e semundjes me ngritjen e peshes, apo me levizjen e sforcuar; Dhimbja eshte me e forte ne mes, qe eshte edhe shenja kryesore e semundjes; Dhimbja eshte e padurueshme dhe te mberthen ne vend; Edhe levizja me e vogel te shkakton dhimbje, ku nuk mund te perkulesh as trupin; Dhimbja perhapet gjate kembes, gjate projektimit te nervit shiatik; Kur semundja perparon, forca e kembes ulet shume, anesia hollohet, ulet shume aftesia per pune.
Simptomat
Simptoma e pare dhe me tipike per kete semundje jane dhimbjet e forta te kolones (sepse dhimbjet ne pergjithesi jane kudo ne pjese te ndryshme te shtylles kurrizore) te cilat sipas agravimit te semundjes mund te shperndahen edhe ne ekstremitet e trupit te njeriut.
Po ashtu, sa i perket shenjave te para te kesaj semundjeje, kemi te bejme edhe me mpirje, humbje te ndjeshmerise neper ekstremite (gjymtyre) si dhe deficite te renda motore te muskujve te ndryshem sipas segmenteve te lezionit (demtime nervi) ne kolone. Shkalla me e larte e agravimit perfshin deficitin motor dhe retensionet e forta urinare (bllokim te urinimit). Bashke me kete dhimbja mund te shperndahet edhe neper te dyja ose njeren kofshe apo kembe deri tek gishti i madh. Ketu futen edhe shqetesimet e nervit shiatik.
Sidomos kur hernia ka ndodhur tek niveli L5 apo S1. Keto shqetesime mund te jene te lehta ose aq sa te ndikojne rend ne jeten e perditshme te pacientit. Sipas nivelit apo grades ku ka ndodhur hernia mund te vihen re edhe humbje fuqie apo mpirje te ekstremiteteve te poshtme. Ne rastet ku palca e kurrizit eshte ndikuar rende pacienti mund te vuaje edhe nga mos parandalimi i urinimit dhe jashteqitjes. Gjate qendrimit ne kembe per kohe te gjate, kollitjes apo ngritjes se ndonje peshe te rende dhimbja shtohet. Mund te vihen re edhe ndryshime refleksesh te asaj zone si refleksi i akilit apo pateles.
Shenjat
-I semuri e lidhe gjithmone fillimin e semundjes me ngritjen e peshes, apo me levizjen e sforcuar.
-Dhimbja eshte me e forte ne mes, qe eshte edhe shenja kryesore e semundjes.
-Dhimbja eshte e padurueshme dhe te mberthen ne vend.
-Edhe levizja me e vogel te shkakton dhimbje, ku nuk mund te perkulesh as trupin.
-Dhimbja perhapet gjate kembes, gjate projektimit te nervit shiatik.
-Kur semundja perparon, forca e kembes ulet shume, anesia hollohet, ulet shume aftesia per pune.
Keshillat
-20-40 vjeç, eshte mosha te te cilet shfaqen me shpesh dhimbjet e nervit shiatik.
-90 per qind, e te semureve qe vuajne nga kjo dhimbje mund te sherohen duke bere masazhe.
-6 muaj, eshte koha qe duhet te kaloje, me pas i semuri mund ta kete te domosdoshem operacionin.
-Perdorni dy aspirina çdo dite, pasi parandalon rishfaqjen e dhimbjeve.
-Gjate kohes qe jeni duke pare televizor e mbani kemben lart, duke vendosur nje jastek poshte saj.
-Kur keni dhimbje qendroni shtrire per tri dite ne nje krevat te forte.
-Mos ngrini pesha te renda, apo te beni levizje te sforcuara, pasi ngacmojne nervin.
-Keshillohet te evitoni qendrimet ne karrige ose kolltuke shume te bute.
-Rekomandohet te perdorni nje diete te pasur me fruta dhe perime.
-Perdorni korse ne menyre qe beli te mos perkulet, per te mos ngacmuar nervin.
-I beni kompresa me uje te ftohte ose akull kembes qe ju dhemb.
Diagnoza
Se pari keshillohet nje vizite e sakte neurologjike e bere nga mjeku specialist. Ne kohen tone Rezonanca Manjetike eshte nje nga aparturat me te mira per zbulimin dhe graden e hernias diskale . Krahas ketij aparati edhe skaneri apo mjelografia mund te ndihmojne ne diagnostikim. Porse rezonanca duhet te jete primare pasi nuk eshte invazive dhe ka pamje me te qarta pa radiacion. Klinika (simptomat) dhe rezonanca jane shpesh here te mjaftueshem megjithate per diagnostikimin diferencial te shtypjes se nervit periferik edhe EMG-ja (elektromjelografia) duhet bere.
Kurimi
Ne fazen e pare ne te shumten e rasteve keshillohet pushim fizik dhe kura me ilaçe (qetesues antiinflamatuar dhe antispazmotik te muskujve ). Gjate dhimbjeve te lehta keshillohet qe personi te largohet nga sforcimet e belit, nga veprime gjimnastikore te kesaj zone dhe perdorimit te nje shtrati ortopedik ( shtrat i forte) nese ka mundesi. Nese ka mundesi edhe fizioterapia (hidroterapia, masazhi etj.) mund te jene te dobishem. Porse tek ata qe nuk bejne dobi ilaçet (dhimbjet ende vazhdojne) apo diagnostikohen me rezonance mund te kene nevoje per operacion. Pra operacioni duhet lene per ne fund perveç disa rasteve kur eshte urgjent pet tu kryer. Emri i operacionit quhet diskektomi dhe ka disa teknika te ndryshme. Keto operacione i kryen neurokirurgu.
Masazhet
Nje nga menyrat me te suksesshme qe ka dhene rezultate ne lehtesimin e dhimbjeve eshte berja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet te behen çdo dite per 30 minuta çdo seance. Çdo i semure qe vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t’i vazhdoje masazhet per 15 dite. Ne trajtimin e kesaj semundje eshte e rendesishme te ndiqet me korrektesi trajtimi i dhene nga mjeku gjate kohes se percaktuar. Nuk duhet besuar qe me qendrimin pushim ne shtrat do te sheroheni perfundimisht.
Qendrimi ne shtrat rekomandohet vetem kur dhimbja te pengon te levizesh, duke respektuar keshtu ate çka kerkon edhe vete trupi. Asnje studim nuk ka provuar se levizjet fizike gjate kesaj semundje duhen shmangur. Levizja sjell nje sherim me te shpejte. Nese dhimbjet vazhdojne edhe pas 2-3 muajsh, pavaresisht nga trajtimi me ilaçe, duhet te keshilloheni perseri me mjekun. Ne rast dhimbjesh lumbare qe vazhdojne, ushtrimet kinesiterapike jane te nevojshme gjate disa javeve per te forcuar muskulaturen e kurrizit dhe mobilizuar zonen lumbare.
Moshat me te prekura nga nervi shiatik
Moshat e reja dhe personat me profesione, qe kerkojne ngritje peshash, jane me te predispozuar te preken nga semundja e nervit shiatik. Mjeket shtojne, se “viktimat” e semundjes kohet e fundit vihet re te jene bere dhe ata qe kane profesione, qe kerkojne nje qendrim pa levizur per disa ore. Ne nje interviste per “Panorama”, Sokrat Xhaxho, Doktor i Shkencave Mjekesore, neurolog ne sherbimin e Neurologjise te QSU “Nene Tereza”, shpjegon se cilet jane faktoret qe ndikojne ne shfaqjen e semundjes, si mund te trajtohet dhe parandalohet:
Kush preket me teper nga nervi shiatik?
Nervi shiatik haset me teper ne moshen aktive, te te rinjte qe punojne ne profesione qe kerkojne ngritje peshash, te tilla si ndertim, ngarkim-shkarkim, por dhe ata qe bejne ecje te gjata ne kembe dhe qendrojne ne kembe per nje kohe te gjate. Kohet e fundit eshte vene re nje tendence ne rritje e rasteve te personat, qe qendrojne per nje kohe te gjate ne nje pozicion te palevizur, siç mund te jete perpara kompjuterit, timonit, makines qepese me ore te tera. Preken me teper meshkujt, megjithate eshte rritur dhe numri i femrave, kryesisht tek amvisat qe bejne pune ne ambientet e shtepise me ngritje peshash, etj.
Ja se si shfaqet semundja
Mekanizmi eshte i tille qe nje presion i vazhdueshem si ai i peshave te renda mbi disqet intervertebror, ne nje vend te caktuar te kolones lumbare qe zakonisht jane L4-L5, ose L5, S1 me rralle ne ate L3-L4, bejne qe disqet te shfaqin edema, te inflamohen ose plasariten. Keto fenomene bejne qe te ngacmohet rrenja e nervit (nga edema ose inflamacioni, ose nga fragmente te diskut te copetuar(fragmentizuar). Fragmente te diskut te copetuar bien ne kontakt me rrenjen e nervit shiatik dhe ne kete rast kemi te bejme me hernie diskale. Por peshat e renda nuk jane faktoret e vetem qe e favorizojne shfaqjen e kesaj semundjeje, te tilla jane: infeksionet e ndryshme virale ose bakteriale, shtypjet nga tumoret e kolones, procesi metabolike si diabeti i sheqerit, abuzimi me alkoolin, probleme te ndryshme te tiroides, etj.
Ja se cilat jane shenjat karakteristike
Semundja manifestohet me dhimbje te forta ne fund te kolones lumbare, te cilat ne pjesen me te madhe jane dhimbje te menjehershme dhe i semuri ankohet me shprehjen: keputa mish. Shpesh here para kesaj dhimbjeje referohen ngritje peshe jashte forces se tyre. Dhimbja shfaqet ne zonen mediale dhe perhapet ne pjesen e tules (regjionin gluteal), ne kembe, ne pjesen mbrapa ose anash kembes. Nga menyra e dhimbjes ndikohet ne percaktimin e topografise se nivelit te shtypjes se nervit shiatik.
Ne shumicen e rasteve dhimbja eshte e forte, ka karakter mekanik Dhimbja ka karakter mekanik qe do te thote se dhimbja acarohet d.m.th., shtohet jo kur i semuri shtrihet ne shtrat, por ajo acarohet kur i semuri qendron ne kembe ose ecen dhe kjo dhimbje qetesohet kur i semuri qendron shtrire (kolona ne pozicion horizontal). Shpesh dhimbja kalon brenda 24 oreve dhe qetesohet me paracetamol apo me antiinflamatore jo steroide si: (voltaren, ibuprofen, etj). Ne pjesen derrmuese i semuri i drejtohet mjekut per trajtim te metejshem.
Ja se çfare ekzaminimesh behen ne keto raste
Ne keto raste rekomandohet berja e nje radiografie. Ka raste kur te ky kontingjent pacientesh, mund te shfaqet paraliza d.m.th., pacienti nuk arrin dot te ece me thembra ose ne maje te gishtave. Ne keto raste duhet shkuar urgjent te mjeku per te bere nje skaner te kolones, qe ne gati 100% te rasteve konfirmon diagnozen e hernie diskales. Ne keto raste kerkohet nderhyrja kirurgjikale ne menyre qe te çlirohet nga hernia, sepse ne kete rast mostrajtimi ben qe nervi te shtypet, te ndodhin ndryshime te parikthyeshme dhe kemba te paralizohet. Keto raste jane disi me te rralla, por gjithsesi çdo episod duhet trajtuar me seriozitet ne menyre qe te shmangen pasoja te parikthyeshme.
Rekomandimet per trajtimin e ketyre
semundjeve
Per mjekim rekomandohen qetesues te dhimbjes qe jane antiiflamatoret josteroide dhe medikamente qe ndikojne ne relaksimin e muskujve. Perveç kesaj, te semureve u rekomandohet qe te qendrojne 10 dite deri ne 2 jave ne regjim shtrati. Ne momentin qe shfaqet dhimbja te qendrojne shtrire ne pozicion horizontal dhe te levizin kemben lart-poshte. Nese mjekimi nuk jep rezultate, jepet mjekim dhe per 2 jave te tjera dhe nese i semuri shfaq dhimbje shume te forta, atehere behet i domosdoshem skaneri per te vendosur diagnozen dhe skemen e trajtimit.
Fizioterapia dhe aktiviteti sportiv sa ndihmojne
Nga praktika e perditshme eshte pare se fizioterapia ne mjaft raste eshte pjese e skemes se mjekimit, ajo bashkeshoqeron medikamentet dhe ka efekte mjaft pozitive ne trajtimin e semundjes. Persa i perket palestres nuk do e rekomandoja shume, pasi ne disa raste ushtrimet behen me ngritje peshash, qe do te acaronin gjendjen e pacientit ne vend qe ta reduktonin dhimbjen.
Shiatiket, lumbalgjite, dhimbjet e mesit
Shiatiket, lumbalgjite, dhimbjet e mesit, tashme jane bere te njohura, veçanerisht ne Perendim, ku njerezit punojne ne ambiente te mbyllura dhe te automatizuara dhe ku pak kohe mbetet per te bere levizje te gjalla qe mund te mbajne ne forme trupin, kolonen vertebrore, aftesine e trupit per te levizur ne menyre te shkathet, te shpejte dhe organike. Ose ne te kundert njerezit jane te detyruar te bejne te njejtat levizje, ç’ka te çojne drejt semundjeve profesionale dhe se pari edhe tek semundjet e shiatikut. Shume njerez per vite me radhe vuajne nga dhimbjet e shpines dhe te kurrizit. Nje perqindje e madhe ankohen se vuajne nga nje lumbalgjite, dhimbje te mesit rreth veshkave, etj. Por shkaqet mund te jene te shumta. Sigurisht, ato nuk duhen lene pas dore: menjehere duhet nderhyre, qe jeta juaj mos te behet e dhimbshme fizikisht. Siç dihet, midis dy vertebrave te shtylles kurrizore ndodhet nje kerc ne forme disku, disk ky qe ndihmon per mos-ferkimin e siperfaqeve te kockave me njera-tjetren, duke siguruar njekohesisht elasticitetin, shperndarjen e peshes dhe lehtesimin e levizjeve. Kur kjo mbeshtetje demtohet, ai zhvendoset dhe i humb funksionet e veta duke shtypur rrenjet e nervave dhe shkaktuar dhimbjet: Ky eshte shiatiku.
Nga lumbalgjite tek hernia diskale
Ju vuani nga nje nevralgji lumbare kur nyja e diskut vertebral, apo nje fragment i tij del nga unaza fijezore. Ky aksion çliron enzima (fosfolipaze A2) me nje fuqi te madhe inflamatore. Semundja para se gjithash eshte shkak i inflacionit te rrenjes nervore nga keto enzima. Çdo kompresion dhe shtypje e nervit te ngacmuar sjell kete fenomen.
Nese hernia eshte ne pjesen e pasme (posteriore) te diskut, ajo mund te jete ne kontakt me nervin e shtylles kurrizore. Pra shkaktohet nje shkarkese elektrike nga irritimi dhe shtypja e nervit dhe dhimbja mund te perhapet ne te gjithe zgjatimin e nervit. Sipas shkalles vertebrale te rrenjes nervore mund te behet fjale per nje shiatik (nervi shiatik qe çon nervat ne pjesen e pasme te kofshes dhe kembes), ose nje cruralgie (kryralgji – nervi “crural” qe gjendet ne pjesen e perparme, ne rreze te kofshes).
Lumbalgji apo dhimbje mesi
Historia e lumbalgjise eshte pothuaj e njejte. eshte historia e atij qe si te thuash ka blere bileten e kinemase por para se te hyje ajo i bie: ai ulet me rrembim ta marre dhe nga kjo levizje e vrullshme ndjen dhimbje. Rezultati: Ai nuk arriti ta shohe filmin ate nate pasi u bllokua nga dhimbja. Apo mund te tregojme historine e atij qe deshi te tregohej si Herkuli dhe u ngarkua me nje thes me çimento. Por c’ndodhi? Thjesht, fillimi i nje lumbalgji-je, si shprehje e deformimit diskal. Dhe kjo ndodh shpesh kur ngreme pesha te renda. Ne kete rast nyja diskale shtypet nga nje peshe e rende dhe ne menyre te menjehershme. Pikerisht ne kete moment nyja diskale keput disa shtreseza te unazes fijezore. Dhimbja shkaktohet nga irritimi i nervit sinu-vertebral qe ushqen me nerv periferine e diskut. Dhimbja shkakton nje reaksion mbrojtes, ç’ka sjell si rezultat kontraktimin e dhimbshem te muskujve lumbare.
Lumbalgjite me origjine artikulare te pasme
Le te kujtojme qe vertebrat artikulohen midis tyre permes diskut inter-vertebral dhe dy artikulacioneve. Ne te gjitha levizjet keto artikulacione luajne rolin e drejtimit. Lumbalgjite, si pasoje e artikulacioneve te pasme, korrespondojne me mbingarkesa ose nje shtypje te zgjatur ne nje pozicion te keq. Ato mund te shfaqen dhe tek femijet e adoleshentet me nje aksentim te “lordoze” (grope) lumbare, veçanerisht te vajzat ose nga mbingarkesa sportive. Tek personat e moshuar, mungesa e kombinimit te kompresioneve dhe te dekompresioneve te diskut inter-vertebral keqeson me shpejtesi siperfaqen e kercit te artikulacionit dhe atehere kemi fillimin e nje artroze.
Mbingarkesa vjen shpesh me nje shtim ne peshe ose nga nje disk-artroze (plakje e diskut). Pra disku nuk luan me rolin e tij dhe pesha e trupit mbahet nga artikulacionet e pasme. Lumbalgjia eshte nje krize e dhimbjeve te mesit te forta ose pak te forta. Shpesh kriza vjen gjate ngritjes se peshave, kolles se forte, etj. Rrethanat e shkaktimit te krizes jane identike me ato te lumbo-shiatikut, por prekin gjithashtu dhe harkun e prapme vertebral dhe ku çekuilibri ka efekt mbi disk. Ajo qe dallon lumbalgon nga lumbalgo-shiatiku i forte eshte mungesa e dhimbjeve nga shiatiku. Shenjat lumbare jane te njejta.
Trashegimia
A ekziston nje origjine gjenetike e dhimbjes se mesit? Sipas nje studimi te publikuar para disa vitesh me 400 binjake, gjenet difektoze jane ne fakt shkak per 60% te kesaj semundjeje. Ky studim konfirmoi se binjaket vuanin nga te njejtat probleme te kurrizit. Ata kishin te njejtat simptoma dhe te njejtat semundje te disqeve inter-vertebrale.
Nje degjenerim i pashmangshem
Degjenerimi i diskut inter-vertebral ndodh tek te gjithe njerezit dhe lidhet padyshim me moshen. Tek femija, disqet jane shume te pasur me je dhe pak nga pak ato behen me fibra per t’ju adaptuar rritjes se shtylles kurrizore dhe shtimit te peshes trupore. Tek i rrituri, disku fillon te rrenohet, pra degjenerohet pak ose shume me shpejtesi, ç’ka varet nga personi. Kjo vihet re me shume tek burrat se sa tek grate. Kur disku inter-vertebral eshte i tejperdorur dhe i holluar ai nuk mund te luaje rolin e tij si amortizator natyral.
Shiatiku, nje dhimbje e tmerrshme
Kur ju nderroni shtepi dhe perpiqeni te ngrini kartone te rende, papritmas nje dhimbje e forte paralizon kemben tuaj. Dhimbja duket se kalon nga vithet, kofsha dhe kemba, gjer ne shputen e kembes. Madje nje tkurrje e kolones mund ta pengoje personin te perkulet perpara. Ndonjehere dhimbja shkon deri ne gju dhe faktori qe e shkakton kete nuk kuptohet lehte. Dhimbja shtohet nga perpjekja qe bejme, kolla apo teshtimat. Presionet dhe forcat e perkuljes perqendrohen ne bazen e kolones vertebrale. Keshtu, nervat qe preken me shpesh jane ata te rrenjes lumbare te 1-re dhe te 5-te (sacrale). Finlanda duket se eshte vendi i vetem ku frekuenca e kesaj semundje eshte studiuar ne shkalle kombetare. Sipas nje ankete te bere mbi 8000 persona, shiatiku prekte 5,1 % te meshkujve dhe 3,7 te femrave.
Studimet amerikane pohojne se 40 % e popullsise mbi 60 vjeç kane dhimbje shiatike. Por problemet diskale jane nje problem i madh per vendet perendimore. Shiatiku shkaktohet edhe nga shkaqe te mjedisit, stresit, obeziteti, pirja e duhanit dhe renia psikologjike. Por ne te shumten e rasteve mjeket e lidhin shiatikun me disqet inter-vertebrale. Zbulimet e shkencetareve amerikane dhe finlandeze pohojne se mutacioni gjenetik ne 171 finlandeze qe u studiuan dhe qe vuanin nga shiatiku ishte 12,2 %, ndersa ne nje grup personash prej 321 vetash dhe qe nuk vuanin nga shiatiku, ky raport mutacioni gjenetik ishte ne 4,7 %.
Ja bimet qe e kurojne
Midis dy vertebrave te shtylles kurrizore ndodhet nje kerc ne forme jasteku apo disku, i cili ndalon ferkimin e siperfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehteson levizjet dhe ben shperndarjen e peshes se shtylles. Kur ky jastek prej kerci demtohet, humbet formen e tij normale, dhe del nga vendi duke shtypur keshtu rrenjet e nervave qe fillojne pikerisht nga trupat e vertebrave, kemi te bejme me hernie diskale.
Mjekim popullor per semundjen
Per te permiresuar dhimbjet e shpines dhe nervin shiatik, duhet te merrni 20 gjethe te njoma te Urthit. E zieni ne 4 gota uje per 20 minuta. Pasi kullohet, pini nje filxhan çaji ne mengjes esell dhe 1 filxhan çaji para gjumit te embelsuar me pak mjalte. Kura vazhdon 1 muaj. Nderkohe qe prej vitesh aplikoj fizioterapine kineze, masazh me akull dhe vaj per hernien diskale, nervin shiatik, spondiloatroze te qafes dhe lumbare te shpines, qe ka pasur sukses ne kete drejtim. Çdo i semure duhet te beje 10-15 dite masazh çdo dite, nga 30 minuta seanca. Por ekziston edhe nje ilaç popullor: disa bime ne alkoolature qe pihen 2 here nga 20 pika para buke.
Per nervin shiatik merrni 100 grame tinture jodio, 30 grame vaj gruri, 4 luge gjelle me vaj ulliri, 1 luge gjelle me naftaline, 30 tableta aspirina, 1 kuti rozmarine te njome. I perzieni ne nje ene se bashku dhe lihen ne qetesi per 5 ore. Behet nje forme pomade per lyerje pastaj çdo dite. Me kete i behet masazh kembes per 15-20 minuta, atje ku eshte ngacmuar nervi shiatik. Kjo vazhdon 7-10 dite rresht. Merrni 20 grame kore shelgu, gjethe dhe sythe meshtekne, 10 grame lule shtogu, pak lule bliri, gjethe hithri si edhe keputje.
Pasi imtesohen mire dhe perzien, merrni 1 luge nga kjo perzierje dhe e zieni ne nje ene me kapak te mbyllur per 5 minuta, me 200 ml uje. Pas 10 minutash hiqet nga zjarri, kullohet dhe pihet sa me i ngrohte. Nese dhimbjet e nervit shiatik jane te forta, nga perzierja merrni 4 luge, dhe i vloni 5 minuta ne gjysme litri uje. Pas 10 minutash largohet nga zjarri, kullohet, embelsohet me pak mjalte dhe pihet çdo 2 ore nga 1 gote çaj, por te jete sa me i nxehte. Merrni 2-3 kallinj nga bredhi i bardhe. Pervelojeni me 200 ml uje te sapovaluar. Pas 2 oresh kullohet. embelsojeni pak me mjalte dhe pijeni te ngrohte ne mengjes esell dhe mbremje vone, nga nje gote çaji.
Mjekesia Bimore per kurat me bime
natyrore
Nervi shiatik eshte ai nerv qe inervon muskujt e pasme te kofshes dhe te kercit. Shtypja e ketij nervi nga nje hernie diskale qe del nepermjet vertebres se 5-te lumbare dhe te pares sakrale (L 5- S 1), jep dhimbje qe perhapet ne te gjithe pjesen ku kalon ai. Kur hernia diskale del nepermjet vertebres se 4-et lumbare, dhe vertebres se 5-te lumbare, ajo shtyp nervin e 5-te lumbar dhe vertebres se 1-re sakrale (S 1). Simptomat e kesaj semundje jane: mpirja e gjymtyreve te poshtem (kembeve), dhembje e forte dhe pamundesi ecje ne distanca te gjata. Shkaqet me te rendesishme te kesaj semundje jane: malcimi i nervit shiatik dhe rreshqitja kercore (hernia diskale) qe shkakton shtypjen e ketij nervi.
Ilaçi per semundjen e nervit shiatik:
1. Ngrenia e nje luge te vogel nga farat e bimes (harmel peganum – african rue), te bluara imet, nje here ne dite esell ne mengjes, per 12 dite rresht.
2. Ngrenia e nje luge te madhe nga pjalma e mbledhur nga bletet, dy here ne dite: nje luge para dreke me gjysem ore dhe nje luge para darke me gjysem ore. Pjalma e bleteve shquhet per permbajtjen e grupit te vitaminave (B), nje vitamine shume e rendesishme per shendetin nervor. Por nese kjo semundje eshte shkaktuar nga rreshqitja kercore (hernia diskale), atehere ilaçi per te eshte ky:
- Levorja e bimes (Common caper bush; Latinisht: Capparis spinosa) duke e perdorur ne forme komprese ne qendren e dhimbjes, per 20 minuta. Kjo gje duhet te vazhdoje 10 dite rresht. Terheqim verejtjen se levorja e kesaj bime konsiderohet prej bimeve te nxehta (qe ka veprim nxehes ne organizmin e njeriut) dhe perdorimi i saj per me shume se 10 dite eshte gabim. Menyra e pergatitjes se kompreses eshte kjo: Bluhet nje sasi e mjaftueshme nga lekura e njome bimes dhe vendoset mbi vendin e dhimbjes.
Disa te dhena nga shkenca
Degjenerimi i diskut inter-vertebral ndodh tek te gjithe njerezit dhe lidhet padyshim me moshen. Tek femija, disqet jane shume te pasur me uje dhe pak nga pak ato behen me fibra per t’ju adaptuar rritjes se shtylles kurrizore dhe shtimit te peshes trupore. Tek i rrituri, disku fillon te rrenohet, pra degjenerohet pak ose shume me shpejtesi, çka varet nga personi. Kjo vihet re me shume tek burrat se sa tek grate. Kur disku inter-vertebral eshte i tejperdorur dhe i holluar ai nuk mund te luaje rolin e tij si amortizator natyral. Nga nje studim i bere ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes pohohet se 40 % e popullsise mbi 60 vjeç kane dhimbje shiatike. Por problemet diskale jane nje problem edhe per Evropen perendimore. Hernia diskale shkaktohet nga shkaqet e mjedisit, stresi, obeziteti, pirja e duhanit dhe renia psikologjike. Por duhet thene se ne te shumten e rasteve mjeket e lidhin shiatikun me disqet inter-vertebrale. Zbulimet e shkencetareve amerikane dhe finlandeze pohojne se mutacioni (deformomi) gjenetik ne 171 finlandeze qe u moren ne studim dhe qe vuanin nga shiatiku, ishte 12.2%, ndersa ne nje grup personash prej 321 vetash dhe qe nuk vuanin nga shiatiku, ky mutacion gjenetik ishte ne 4,7%.
Finlanda eshte vendi i vetem ku frekuenca e kesaj semundjeje eshte studiuar ne shkalle kombetare. Sipas nje ankete te bere ne 8000 veta, te semuret me shiatik perbenin meshkuj perbenin 5.1%, ndersa femra perbenin 3,7%. Le te kthehemi ne vendin tone e te shikojme se kush eshte situata. Rreth 800 persona ne vit ekzaminohen si individe qe vuajne nga hernia diskale, ku gjysma, pra rreth 400 vete ne gjendje te rende dhe qe i nenshtrohen nderhyrjes kirurgjikale. Personat me te prekur jane shoferet, punetoret e krahut dhe punonjesi e zyrave.
Trajtimit i kesaj semundjeje ne vendin tone
Kjo semundje mund te trajtohet ne dy menyra, pra me nderhyrje kirurgjikale, e cila realizohet ne rastet kur hernia diskale eshte e renduar dhe me shume dhimbje, me mpirje te forta dhe humbje te funksioneve te ndryshme. Menyra tjeter e trajtimit te saj eshte ajo konservative qe do te thote trajtim medikamentoz dhe fizioterapeutik. Ne kete rast pacienti i nenshtrohet paralelisht kurave te ndryshme, sipas shkalleve medikamentoze dhe edukimit postural (korrigjim i drejtqendrimit te kolones), i cili konsiston ne forcimin dhe arritjen e simetrise se kolones nepermjet muskujve dhe grupeve muskujve te ndryshem. Nje tjeter menyre e trajtimit fizioterapeutik eshte edhe terapite pasive per kolonen, transaksionet e ndryshme te kolones, elektroterapite e ndryshme te cilat permiresojne inevimin e muskujve dhe lehtesimin maksimal te dhimbjeve. Nje pjese tjeter shume e rendesishme e trajtimit te konservator eshte pergatitja dhe keshillimi verbal te pacienteve.
Kete te fundit keshillohen se si duhet te sillen gjate aktiviteteve fizike te jetes se tyre te perditshme. Ne kete menyre, ata duhet te eliminojne peshat e renda. Gjate puneve te ndryshme qe kane te bejne me ngritje peshash ata duhet te realizojne nje balancim te tyre ne te dy anet, ne menyre qe te krijohet ekuiliber dhe te shmangen demet apo dhimbjet e kolones. Per drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeret qe kryejne udhetime te gjata, keshillohet qe te perdorin jasteke te ndryshem, por gjithmone te bute, ne menyre qe te sigurojne drejtqendrimin e duhur. Po ashtu, pacientet te cilet kryejne pune zyrtare, ku vendqendrimi ne pjesen me te madhe te kohes eshte ne karrige, keshillohet qe te perdorin karrige rrotulluese dhe legeni te pozicionohet nje pellembe siper gjurit, pra jo nje pozicionim jo vertikal. Nderkohe, qe gjate kohes qe keta pacientet ose individe te tjere te paprekur nga hernia diskale jane te shtrire duhet te kene parasysh qe krevati te jete i forte dhe mundesisht ortopedik qe te mos lejoje asimetrine e mundshme te kolones. Keto jane disa nga keshillat kryesore qe pacientet e prekur nga semundja ne fjale duhet t’u kushtojne vemendje te larte. Sigurisht, qe trajtimi dhe keshillimi i metejshem behet ne klinika dhe nen kujdesin e mjekut specialist.