Kujdesi për dhëmbët, për të parandaluar infeksionet e ndryshme


Kujdesi për dhëmbët, për të parandaluar infeksionet 

ndryshme. Mund t’i zbardhoni dhëmbët te 

stomatologu ose në shtëpi


Koncepti i estetikës, që simbolizon bukurinë dhe të

 pëlqyerit nga njerëzit, ndryshon shumë nga një

 kulturë në tjetrën. Kultura të ndryshme i ngjyrosin

 dhëmbët e tyre me të zezë, por siç duket, kohët e

 fundit dhëmbët e bardhë të Hollivudit kanë më tepër

 popullaritet. Lehtësimi i përdorimit të agjentëve 

zbardhues të dhëmbëve ka bërë që jo vetëm njerëzit

 publikë, por të gjithë të kenë mundësinë e zbardhimit

 të tyre. Ka dy lloje mënyrash për zbardhimin e

 dhëmbëve: zbardhim te stomatologu (Office

Bleaching) dhe zbardhimi në kushtet e shtëpisë nga

 vetë pacienti (Home Bleaching).

Zbardhimi i dhëmbëve

 Zbardhimi i dhëmbëve është një proces kimik 


nëpërmjet të cilit hiqet ngjyrosja e enamelit dhe

 dentinës. Sistemi i zbardhimit të dhëmbëve është i 

përbërë prej një pllake dhëmbësh të veçantë dhe të

 hollë plastike si dhe nga xheli zbardhues. Pllaka e

 hollë plastike vendoset në gojën e pacientit natën,

 para gjumit. Përveç grave shtatzëna, zbardhimin e 

dhëmbëve mund ta bëjnë pothuajse të gjithë. Gjithçka

 varet gjithashtu nga sasia e ngjyrosjes dhe durimi i 

pacientit. Stomatologu është ai që përcakton 

nëpërmjet një kontrolli të përgjithshëm të gojës dhe

 dhëmbëve nëse është apo jo i mundur një proces i 

tillë. Zbardhja e dhëmbëve është një proces ideal për 

ata të cilët i kanë dhëmbët e shëndetshëm dhe 

dëshirojnë t’i kenë ata më të bardhë dhe më të 

shndritshëm. Sipas kërkimeve, asnjë nga zbardhjet e 

dhëmbëve që bëhen nën kujdesin e stomatologut nuk

 është i dëmshëm për dhëmbin dhe mishrat

 dhëmbëve.

Funksionimi i terapisë

Xheli vendoset në një shtresë të posaçme për gojën


 tuaj. Komponentët aktivë të xhelit pas shpërbërjes

 çlirojnë oksigjen, i cili zbardh ndërmjet një procesi

 kimik, heq njollat e ndryshme të enamelit dhe

 dentinës. Përbërja e dhëmbit nuk prishet, vetëm 

zbardhet ngjyra e tij. Përgatitet nga stomatologu një

 pllakë dhëmbësh e posaçme për pacientin. Para

 gjumit vendoset xheli brenda kësaj pllake, e cila më 

pas vendoset në gojë dhe pacienti fle. Pas zgjimit

 lahen dhëmbët. Efektet anësore të kësaj terapie janë 

se ajo mund të krijojë ndjeshmëri kundër të ftohtit në

 disa njerëz. Një efekt tjetër është ndjeshmëri

 provizore e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbit. Por

 të gjitha këto efekte zhduken përfundimisht mbasi

 ndërpritet terapia, ose në 1-3 ditë pasi përfundon

 terapia e zbardhjes. Sipas personit, rezultati i kësaj 

terapie mund të merret brenda tri seancash. Por kur

 ka ngjyrosje të mëdha të dhëmbëve terapia mund të

 zgjatet në më tepër se tri ditë. Pas përfundimit të 

terapisë dhëmbët do jenë gjithmonë më të bardhë se 

ngjyra fillestare. Por kur keni njolla të mëdha ndihet

 nevoja që pacienti një herë në gjashtë muaj ta 

rinovojë terapinë për 1-2 net.

Kujdesi nga infeksionet

 Dhëmbët e pastër dhe një furçë e pastër dhëmbësh


 janë mjete të efektshme kundër infeksioneve. 

Studiuesit kanë vënë re se bakteret që gjenden në

 gojë mund të qarkullojnë nëpër pjesë të tjera të 

trupit. Kjo do të thotë se një higjienë e keqe e gojës

 mund të ketë të bëjë me infektime në trup, sëmundje

 të zemrës apo ndonjë infarkt zemre. Dhëmbët duhet

 të lahen më së shumti 20 minuta pas një vakti 

ngrënieje. Gjithashtu, duhet ndërruar furça e 

dhëmbëve menjëherë pas ndonjë ftohjeje apo 

infektimi të fytit pasi mbetet rreziku që njeriu t´i

 ngjisë infektimin përsëri vetvetes. Koenzima Q10 bën

 të mundur shndërrimin e energjisë nga ushqimi në 

energji trupore. Një higjienë e keqe, jo vetëm që 

është origjina e kariesit të dhëmbëve, por dhe 

shkaktari kryesor i infeksionit të mishit të dhëmbëve

. Tartari është një pllakës bakteriale e ngurtësuar dhe

 e depozituar përreth dhëmbëve. Fillimisht kjo pllakës

 shkakton infeksion në mishin e dhëmbit dhe më vonë

 infeksioni përhapet dhe mund të arrijë deri në kockë

, gjë që çon në mënyrë të pashmangshme në rënien e

 dhëmbit. Bakteret e para që mbulojnë sipërfaqen janë

 përgjithësisht bakteret gram-pozitive, kokët, sidomos

 streptokokët dhe kokobacilet, siç është antinomyces

. Shtresa fillestare është e karakterizuar nga një 

veshje e përkohshme e sipërfaqes së dhëmbëve.

Box

Koenzima Q10
Pastat e dhëmbëve duhet të përmbajnë koenzimën


 Q10, e cila forcon dhëmbët dhe e mban të freskët

 mishin e tyre. Nga ana e saj Q10 forcon florën 

bakteriale natyrore dhe mbrojtëse të gojës. Asnjë 

pastë dhëmbësh nuk i bën dhëmbët më të bardha se

 ç’janë. Pasta heq njollat nga dhëmbët, por kurrë nuk i

 zbardh ato. Fluori është lënda më e rëndësishme e 

pastës së dhëmbëve. Ai forcon dhëmbët dhe rrit 

qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve të acideve.

 Fluori gjithashtu frenon gërryerjet e dhëmbëve dhe

 mund të ndihmojë dhëmbët me vrima të vogla. Por

 edhe fluori duhet marrë në mënyrë të matur. Në

 Evropë përqindja më e lartë e fluorit që lejohet të

 përmbajë një pastë dhëmbësh është 0,15 për qind.

 Mund të jetë e shkruar edhe si 1.500 ppm.


Shkaqet e ngjyrosjes së dhëmbëve

 Kafja


çaji


Kola-Kola


Cigarja

Mosha


Përplasje dhe trauma


Disa antibiotikë (tetraciklina, minociklina etj.)


Përdorim i tepërt i floridid


Sëmundje sistematike të trupit dhe malformime 

gjenetike të dhëmbëve

Degjenerimi i nervave


Mbushjet me amalgam
loading...