Rrënjët e prera, të qëruara
dhe të thara, si dhe gjethet
e mëllagës ose mollohires
shërbejnë si drogë. Bima
zakonisht në zonat e ulëta,
në vende më lagështi.
Droga përdoret kundër pezmatimit të rrugëve të
frymëmarrjes dhe të fytit, për të lehtësuar nxjerrjen e
gëlbazës; për të shpëlarë fytin dhe hundën; në pezmatime
të rrugëve urinare dhe të zorrëve; në diarre.
Ndryshe nga çajrat e tjerë çaji i mëllagës së bardhë
përgatitet duke e hedhur drogën në ujë të ftohtë. 1 lugë
gjelle me drogë të grimcuar hidhen në një gotë ujë dhe
përzierja lihet 6 orë. Pihen doza të tilla disa herë në ditë
. Njësoj përgatitet çaji për gargarë dhe bëhet gargarë disa
herë në ditë. Çaji i rrënjëve mund të përgatitet dhe duke
hedhur drogën e grimcuar në ujë të përvëluar.
Përdoren dhe lulet e mëllagës së madhe (Althaea rosea) si
zbutëse në bronkit; si laksative të lehta; kundër kollës. Çaji i
kësaj bime përgatitet duke zier 2 lugë gjelle lule në 1 gotë
ujë. Pihen 2-3 doza të tilla në ditë.