PER EKZEMEN ARTIKULL INFORMATIV

PER TJU ARDHUR NE NDIHME PERSONAVE QE VUAJNE NGA EGZEMA  PO PUBIKOJME NJE TJETER ARTIKULL INFORMATIV MARRE NGA  MJEKET.AL

Ekzemat (dermatitis apo pezmatimi i lekures) prek rreth një në çdo pesë individ te pakten njehere gjate jetes se tyre. Shkaqet jane te shumellojshme duke nisur nga kontakti me cfaredolloj produkti kimik me lekuren ( materiale ndertimi, pastrues te ndryshem kimik) , produktet kozmetike (shampo, kremra, make up etj), kontakti me cfaredolloj materiali ( veshje , metale, dru), kontakt me bimet apo me kafshet etj
Termi qe perdoret gjeresisht eshte ekzeme ose me thjeshte pezmatim i lekures( skuqje e saj) . Ekzema mund të jetë akute ose kronike ose të dyja bashke.
  • Gjate Ekzemes akute lekura skuqet, enjtet ka prurit ( kruajtje) dhe mundet edhe te krijohen vezikula te mbushura me leng seroz.
  • Ne Ekzemen kronike lekura eshte e kuqe e erret e kufizuar pergjithesisht me lekuren e e shendoshe e trashe dhe shpeshhere edhe me skuama te vogla te bardha( copeza te imta lekure te shkeputura)
Pasi eshte shfaqur ekzema nje faktor i cili mund të provokojë apo përkeqësoj ne pezmatimin e lëkurës eshte stresi psikologjik, me sa duket nga mekanizmat e shtypjes normale imunitare.
Disa lloje ekzemash me te hasura ne praktiken klinike.
Ekzema atopike
Ekzema atopike ( ose rrjebulla) është pezmatim kronik i lëkurës që është shumë e zakonshme në fëmijët, por mund të ndodhë në çdo moshë. Ajo është e njohur edhe si ekzemë , dermatit atopic dhe neurodermatitis . Kjo është forma më e zakonshme e dermatitit.
Ekzema atopike zakonisht ndodh në njerëz të cilët kanë një tendencë atopike, prirje gjenetike per te qene alergjik dhe mund te shfaqet se bashku me fenomene respiratore alergjike, astma dhe riniti alergjik. Shpesh keto patologji jane familjare, femija mund te kete njerin prej prinderve, vella ose moter alergjik nga patologjite qe permendem me siper Një histori familjare per astma, ekzemë ose rinit alergjik është veçanërisht e dobishme në diagnostikimin e ekzemës atopike në foshnjat.
Ekzema atopike nuk është ngjitëse! Ajo lind për shkak të bashkëveprimit kompleks të faktorëve gjenetikë dhe faktorve te mjedisit te jashtem. Këto përfshijnë defektet ne funksionin normal mbrojtes te lekures e duke e bërë ate më të ndjeshme ndaj kontaktik me faktor te jashtem specifik si detergjent, shampo, veshje (lesh ose sintetike) dhe irritues të tjerë ne kontakt me lekuren, apo ndryshime jo specifike si ndryshimet e motit, temperatura. Lekura ne egzemen atopike eshte e skuqur e enjtur, me luspa te kuqe pa kufij te qarte me lekuren e shendoshe.
Trajtimi i egzemes atopike duhet te filloje qe ne marrjen e masave te thjeshta si : perdorimi i veshjeve te pambukut, perdorimi i laresve te bute pa permbajtje aromatike, dhe aplikimi pomadave zbutesve te lekures, kremrave dhe pomadave te prodhuara posacerisht per kete problem kur keto nuk japin efekt duhet drejtuar dermatologut tuaj per te perdorur per nje kohe te shkurter pomade me permbajtje kortizoni gjithmon nen kujdesin e mjekut dermatolog.
Kam degjuar shpesh nena te reja te cilat te keshilluar nga nenat dhe vjerrat e tyre te thone te mos e mbyllesh rrjebullen ne lekure por ta lesh te kulloje sepse shfaqet brenda ne organizem, ky mendim eshte shume i gabuar, ekzema atopike duhet te mjekohet dhe trajtohet vazhdimish ne menyre kronike sepse lenia e patrajtur e saj con ne mbiinfeksione bakteriale te cilat e acarojne dhe veshtiresojne edhe me shume trajtimin e saj.
Ekzema e duarve
 
Ekzema e duarve nga perdorimi i detergjeneve lares
Sot e me shume po shtohet perdorimi i detergjenteve kimik lares te ndryshem qe perdoren gjeresisht ne shtepite tona, perdorimi pa kriter i tyre, pa masa mbrojtese sic jane ( perdorimi i dorezave gjate punes me to) cojne ne acarimin apo pezmatimin e lekures , skuqjen e saj dhe shfaqjen e atyre qe quhet ekzema irritative nga kontakti me produkte kimike, ne fazen e pare lekura eshte e skuqur e enjtur dhe me vezikula te vogla apo buleza me leng serotik, ku pruriti (krujtja) eshte prezent, kjo eshte faza akute e ekzemes , me pas me vazhdimin e perdorimit te ketyre produkteve kimike , lekura fillon dhe thahet ashpersohet dhe trashet dhe mund te krijohen edhe ragade (carje te lekures).
 
Ekzema akute nga perdorimi hena per zbukurimin e duarve.                    Ekzema nga kontakti me lende ndertimi
Gjithashtu jane duke shtuar shume ato qe quhen ekzemat profesionale nga puna me produkte dhe lend kimike, sidomos tek puntoret e ndertimit, banakier, parukier apo persona qe punojne me keto produkte kimike.

Ekzema te tjera jane ato qe vijne nga kontakti me bime te ndryshme.
Trajtimi i kesaj patologjie konsiston ne aplikimin e emollienteve zbutes, perdormi i pomadave me kortizon dhe ne fazen akute edhe kortizonik sistemik.
loading...
Dermatiti nga panolinat
Dermatiti nga panolin vjen si rezultat i kontaktit me panolinen apo acarimit te lekures nga jashteqitjet apo urina e femijve e cila ne kontakt te ngushte me lekuren e acaron ate dhe lekura skuqet dhe shpeshere mbiinfektohet nga bakterie apo myqe qe jane me te shumte ne ate zone, tek disa femije pergjithesisht gjate periudhes se daljes se dhembeve imuniteti fillon dhe bie ata behen me te ndjeshem ndaj virozove dhe enterovirozave te cilat shprehen me diarre e cila pergjithesusht eshte acide dhe e pezmaton shume lekuren, te disa femije te tjere ky dermatit ndodh nga perdorimi i panolinave jo cilesore dhe tek disa nga higjena e paket.
 
Masat qe duhen te merren
Panolinat duhen te nderrohen sa me shpesh sidomos tek femijete qe kane keto probleme sa here qe ata defekojne apo urinojne, duhen pastruar mire duke u lare me uje te rrjedhshem per cdo nderrim pelenash.
Perdoren pergjithesisht pasta apo emolliente (zbutes) qe ne permbajtje e tyre kane oksid zinku qe ka veti antiinflamatore. Dhe ne rastet kur lekura eshte acaruar perdoren edhe pomada antimykotike dhe antibakteriale.

GJITHASHTU MUND TJU INTERESOJE NJE TJETER ARTIKULL MBI EKZEMEN  http://kurapopullore.blogspot.it/2014/06/ekzema-ekzema-atopike-rrjebulla-cfare.html
loading...