Vaji i rigonit ne ndihme te shume problemeve shendetesore : 10 keshilla perdorimi

Vaj esencial i  rigonit  është një ilaç natyral me të vërtetë shume i vlefshem për t'u kujdesur për shëndetin e tone. Ai ka veti shumë të dobishme dhe kryesisht  përdoret për trajtimin e crregullimeve të frymëmarrjes, si pershembull e  ftohura e zakonshme.



Një nga substancat e dobishme të vajit esencial te rigonit është Carvacroli, qe eshte i dobishem për të kundershtuar përhapjen e viruseve dhe baktereve të ndryshme  .

 Këtu do te gjeni  disa nga përdorimet e mundshme e thelbësore te vajit te rigonit. 


1) Avujt

Një nga menyrat më të popullarizuara të përdorimit te vajit esencial te rigonit është përgatitja e avujve për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe për lehtësimin e mbingarkesës në hundë si dhe traktit respirator. Thjesht hidhni dy apo tri pika vaj esencial të rigonit në një tenxhere me ujë të valuar dhe thithni avujt për disa minuta. Ju mund ta kombinoni ate duke e perziere  me  një lugë te vogel 
(çaji ) sode buke, e cila ndihmon për të zbutur mukozën e hundës. 

2) Pastë dhëmbësh 

Kush është mesuar  zakonisht te përgatisë forma te ndryshme    pasta dhëmbësh,ne shtëpi,si per shembull  soda e bukes  ose argjila e bardhë, apo me, xhel nga aloe vera ose glicerina,  mund ti shtoje ketyre produkteve nje pike vaj nga ai i rigonit i cili ndihmon 
, si nje aromë  freskuese dhe si dizinfektuese ,sepse ai eshte kundra baktereve (antibakterial). 


3) Aromaterapia 

Vaj esencial i rigonit është një nga më të përdorurit, së bashku me vajin esencial të trumzës, eukaliptit apo pishes, ai perdoret per ti dhene arome si dhe pastron e mikrobet ne  shtëpi, sidomos në rastin e gripit dhe sëmundjeve të frymëmarrjes. Per te leshuar arome llogarisni qe te digjni  një pikë të vetme të ketij vaji  në  nje metër katror sipas madhësise  se dhomës ku ju e vendosni atë. 

4) Astma dhe bronkiti

Në rastin e azmës dhe bronkitit, por edhe nga alergjitë dhe bllokimet e rrugëve të frymëmarrjes, mund të jetë i dobishem  ne perdorim duke  holluar 2 ose 3 pika vaj rigon  në 30 ml vaj bazë (vegjetal) duke  masazhuar kete  përzierje mbi gjoks dhe fyt.

5) Artriti 

Për shqetesimet e  dhimbshme që mund të përfshijnë artritin, sindromi i  kyçeve ( nyjeve) të dorës, dhëmbjeve te muskujve dhe reumatizmit, holloni  dy ose tre pika vaj esencial nga ai i rigonit në një sasi të vogël të vajit vegjetal  dhe me te  masazhoni here pas here  'zonat e prekura nga ky problem. 

6) Dhimbjet menstruale   

Për të lehtësuar dhimbjet menstruale ose simptomat e sindromit premenstrual, hillni 8 deri në 10 pika vaj esencial nga ai i rigonit  në vasken e banjes. Ose nje tjeter metode eshte ajo e hedhjes  se dy ose tre pikave nga  vaji  i  bajames  ose vaji i ullirit ekstra i virgjër, dhe  me to ferkoni  barkun si dhe pjesen e poshteme te shpines.

7) Mbrojtja e imunitetit

Për të përmirësuar sistemin mbrojtjes e imunitetit, pas kalimit te nje  një sëmundje ose gjatë nje konvaleshence, ju mund të përdorni disa pika vaj esencial (mund te  merrni vetëm dy ose tre pika) në një aromatizues , qe digjet dhe cliron avuj dhe arome . Në këtë mënyrë trupi juaj do të përfitojnë nga efektet e Aromaterapise.

8) Dispepsia 

Vaji i  rigonit ka veti të tilla qe ndihmon tretjen e ushqimit. Për këtë arsye, përdorimi i tij, gjithashtu për përdorim të jashtëm, mund të jetë i dobishem për të lehtësuar ndërhyrjet e  shkaktuara nga dispepsia. Këshillohet një sasi e  vogël e holluar - gjithmonë dy ose tre pika -  vaj rigoni me vaj vegjetal ,ne menyre qe te ferkohet mbi gjoks dhe bark. 

9) Antibiotik natyror 

Disa studime të kohëve të fundit kanë treguar veprimtarinë e vajit te  rigonit  kundër 5 lloje të ndryshme baktersh.Aktiviteti më i lartë është vërejtur në lidhje me "E.coli. Kjo sugjeron se vaji i rigonit mund të përdoret rregullisht për të ruajtur shëndetin e zorrëve dhe për të luftuar infeksionet. Vaji i rigonit është përdorur kryesisht si një difuser për Aromaterapi dhe masazhim

10) Celulitin dhe qarkullimin limfatik 



Së fundi, masazhimet  me vaj esencial nga ai i  rigonit i  holluar me vaj vegjetal  konsiderohen të dobishme, nëse ky masazhim  kryhet në vazhdimësi, ndihmon për të stimuluar qarkullimin limfatik si  dhe për luftimin dhe parandalimin e celulitit. 

Nganjehere vaji i rigonit 'mund te acaroje lehtesisht  lëkurën, , për të ndihmuar në eliminimin e ketij problrmi ju ftojme te ndiqni keshillat .

Vaji esencial i rigonit është shumë i efekteshem, por jo pa të meta. 
Përdorimi i ketij vaji tek fëmijët dhe , gratë shtatzëna duhet te behet me kujdes . Mos aplikoni vaj esencial rigoni  të pa holluar  në lëkurë. Hollojeni  atë me vaj perimesh dhe  përdoreni atë në sasi të vogla.

 Holloni    2 ose 3 pika vaj  rigoni në të paktën 30 ml vaj perimesh
sipas   zgjedhjes suaj (të tilla si vaji i  bajames, vaji i  ullirit  ose ai i  kokosit). Kush është alergjik ndaj trumzës, nenexhikut, borzilokut ose sherebelës mund të jete  i ndjeshem edhe nga rigoni , si pjesë e së njëjtës familje bimësh. Nëse përdoret i paholluar në lëkurë mund të shkaktojë iritim. Për këtë, ne rekomandojmë dhe një herë shkrirjen e hollimin ne sasi shumë të ulëta.
loading...