Varicet 9 keshilla dhe kura popullore per te lehtesuar dhimbjet

Disa keshilla alternative dhe natyrore për variçet


Venat me variçe janë venat e fryra të dukshme të këmbës. Mund të jetë manifestimi i një problemi të qarkullimit të quajtur pamjaftueshmëri venoze. Ne to evidentohet   një fryrje dhe një shkim i  tërthortë i  venave, të cilat në kushte normale nuk duhet të jetë i pranishëm. 



Në disa raste, shfaqja e venave me variçe mund të jetë e lidhur me faktorët gjenetik, në disa të tjera ajo mund ti perkasi  problemeve me zemrën ose një mënyrë jo korrekte te stilit te jetës. Ne po ju sugjerojmë disa keshilla alternative dhe natyrore për venat me variçe. Në çdo rast, këshilla kryesore është që të konsultoheni me një specialist i cili mund të vlerësojë më mirë gjendjen tuaj shëndetësore. 

1) Aktiviteti fizik 

Te besh  lëvizje dhe te ushtrosh nje aktivitet sportiv  ndihmon në përmirësimin e qarkullimit dhe mund të jetë nje faktor i rendesishem dhe i  dobishem për parandalimin e  variçeve, ose të paktën mund të lehtësojë simptomat. Është e rëndësishme që muskujt e gjymtyrëve të poshteme te jene  të trajnuara mirë për të ndihmuar  gjakun qe të rrjedhi per në zemër. Nder disa  ushtrime të dobishme  qe mund te perdorim mund të permendim  vrapin, te ecuren ne menyre ritmike, gjimnastikën, ose thjesht ngjitjen e  shkallëve. 

2) Vitamina C 


Për të përmirësuar qarkullimin dhe për të parandaluar variçet  është e dobishme qe te mos harroni që të përfshini në ushqimet tuaja dieta të pasura në vitaminë C, e cila kontribon në formimin e kolagjenit. Për shembull, mos harroni të hani kivi, karrota, fruta agrume, speca, fruta dhe perime qe nga ngjyra e  kuqe, e verdha deri tek  portokallia. 

3) Veshjet e veçanta ose corapet e vecanta ndryshe 


Në rastin e  variçeve mund të jetë e dobishme për ata qe e vuajne kete shqetesim qe te veshin  corape me nje  kompression (shtypje ,shtrengim ) te caktuar . Keto lloj veshjesh ose corapesh te themi  ndihmojnë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në këmbë. Ato janë zakonisht  shumë  te vlefshme dhe përkrahëse të këmbëve te cilat zbuten kur ngjisim shkallet.
mund ti gjeni ne ebay.http://www.ebay.it/itm/like/252109152465?clk_rvr_id=907626410522&rmvSB=true
4) Ngritja e  këmbëve 

Ngritja e  këmbëve perpjete   është nje proces  shumë i dobishëm  dhe shplodhes për të përmirësuar qarkullimin dhe për të parandaluar variçet. Për këtë arsye është e këshillueshme që të shtriheni herë pas here për disa minuta me këmbët tuaja të ngritura nga disa jastëkë. Ky pozicion është gjithashtu i dobishm në lehtësimin e simptomave dhe të  variçeve qe jane aktualisht te pranishme . 

5) Humbja e Peshes 


Humbja e peshës në rastin e venave me variçe mund  me të vërtetë të bëjë një diference te madhe ,domethene te humbesh kile te teperta ndihmon  kete problem sepse ka te beje me perqendrimin e gjithe peshes trupore te mbeshtetura ne dy kolona te cilat jane kembet  .Pesha e tepërt, në fakt, mund të shkaktojë nje presion te padëshiruar në këmbë dhe të përkeqësojë problemin e  variçeve. Ja një arsye më shumë për njerëzit që janë mbi peshë dhe vuajnë nga venat me variçe të përpiqen që të humbin  peshë.

6) Calendula ose ndryshe lule kumaku

CALENDULA  është një përbërës i dobishëm natyror që përdoret shpesh në përgatitjen e kremrave​​, dhe pomadave qe perdoren për t'u aplikuar në venat variçe. Kumaku ose calendula ka një veprim shtrengues dhe freskues dhe nese kete krem me permbajtje kumaku e mbani ne frigorifer ai do te behet dhe me teper freskues gje qe krijon efektshmeri per varicet kur ato masazhohen duke i ferkuar nga poshte lart ,ne menyre qe te lehtesoni qarkullimin e gjakut  .

7)  Gështenjë kali


Ndër mjetet natyrore bimore qe keshillohet  për  variçet janë gjithashtu perzierja e  glicerinës me gështenjë kali. Ky është një ilaç qe përdoret në fitoterapi për lehtesim  dhe kongjestion ( bllokim) venoz si dhe për çrregullime të lidhura me qarkullim të dobët të gjakut. Kjo perzierje tonalizon venat dhe kontribon në ngushtimin e venave tashme te deformuara e te hapura .

8) Hidroterapia 


Hidroterapia mund të jetë nje tjeter forme e dobishme për përmirësimin e qarkullimit te gjakut në këmbë. Një nga shembujt më të njohur është hidroterapia "Kneipp". Është nje praktike  alternative me kura termale  e cila konsiston ne hedhjen e  ujit të nxehtë dhe ftohtë në  menyre te alternuar ne pjeset e posteme te këmbëve.Hidroterapia Kneipp normalisht  praktikohet  në qendra të posaçme për kujdesin shëndetësor, kudo ne bote fatkeqsisht, nuk kemi informacion tju tregojme se kjo metode perdoret dhe ne shqiperi  ku ju mund të kërkoni trajtime të veçanta për venat me variçe. 
Ne te ardhmen do te flasim pak me gjate per metoden hidroterapike "Kneipp"

9) uthulla e molles


Nje ndër kurat e hershme popullore qe jane perdorur  dhe jane rrekomanduar   për venat me variçe eshte dhe mushti i uthulles se molles . Ndoshta ajo nuk do të bëjë mrekulli, por ajo ende mund të jetë e dobishme per zbutjen e formave te variceve ne kembe . Ju mund të lagni  një shami ose nje garze  me kete musht  uthulle molle  dhe me te te masazhoni për variçet për  rreth 30 sekonda duke e perseritur here pas here kete veprim qe te ndjeni  një lehtësim nga ky problem 




loading...