Zgjidhje të vogla në kushtet e shtepise per puçrrat

Një puçërr e shëmtuar, qe mund tju prishi humorin pa filluar dita mire


Shikoheni ne pasqyre ne mengjes sapo zgjoheni akoma ashtu te pergjumur    dhe  vini re me zhgënjim të madh  një të kuqe të vogël te ënjtur  mbi mjekëren tuaj ose në ballin tuaj:është një puçërr e shëmtuar, qe mund tju prishi humorin pa filluar dita mire   Kjo sigurisht nuk është mënyra më e mirë për t'u përgatitur për punë e shkollë ne mengjes heret ...


Këtu janë disa zgjidhje të vogla qe po ofrojme me kura e mjekime popullore natyrale   të bëra vetë në kushtet e shtepise te cilat mund të ju ndihmojë për të hequr qafe sa më shpejt të jetë e mundur kete  mysafir te padëshiruar:

1 pastë dhëmbësh

Kjo është një metodë e thjeshtë dhe nuk është thënë se ajo mund te kete në fuqi në të gjitha llojet e lëkurës. Lagni fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë, pastaj  mbuloni  puçrren me pak  pastë dhëmbësh. Lëreni atë në veprim për pesëmbëdhjetë minuta (ose te pakten deri sa nuk mund tju shkaktoje nje irritim te mundeshem ,dhe djegje pra koha mund te jete dhe me e paket )  pastaj me kujdes hiqeni atë me ujë.
Pasta e dhëmbëve  duhet tju  ndihmojë për të perthare  puçrren, duke e bërë atë të zhduket shumë shpejt. Megjithatë, mos harroni se nuk duhet ta aplikoni kurre mbi fytyrë sikur te ishte  një maskë, sepse mund te shkaktohen skuqje, djegie dhe kruarje!

2 bikarbonat natriumi

Perzieni një lugë çaji sode buke me një lugë çaji me ujë dhe aplikojeni masen e krijuar  mbi puçërr, duke e lënë atë për një çerek ore.Bikarbonati duhet te perthaje puçrren, ose te pakten te reduktoje  madhësine e tyre, kjo metode aplikohet derisa të zhduket.


3 uthull të bardhë

Hidhni disa pika uthull të bardhë në një cop pambuku dhe pastaj aplikojeni atë mbi puçërr për disa minuta, duke e shtypur lehtë ate . Në këtë mënyrë, ju duhet të përshpejtoni zhdukjen e tyre.

4 Limon

Metoda është e njëjtë me atë të përdorur për uthullen: Hidhni disa pika lëng limoni në një cop pambuku dhe pastaj aplikojeni  atë mbi puçërr per ta pertharë atë dhe keshtu qe ju mund   të shpëtoni prej tyre më shpejt.

5 Akull

Akulli është shumë i dobishm në uljen e inflamacionit dhe ënjtjen në fytyrën e tuaj: për këtë arsye, ai mund të jetë i efekteshem për lehtësimin ,skuqjen dhe ënjtjen e shkaktuar nga keto pucrra.    Merrni një kub akulli dhe vendoseni mbi puçërr ose zonën që ju dëshironi.

6 Hudhër

Merrni disa feta hudhër  dhe me to te fshini mbi puçërr dhe ne çdo pikë te zeze  që ju doni të hiqni e : pavarësisht erës se keqe qe hurdha ka , ajo do tju ndihmojë për të pastruar lëkurën. Për këtë arsye, kjo metode  duhet  të përsëritet  disa herë në ditë.

Kujtohuni 

Kujtohuni se nuk ka dhe nuk egziztojne  mjete universale per , të gjitha tipet, dhe llojet e ndryshme të lëkurës te cilat mund reagojnë shumë ndryshe ndaj  trajtimit ne të cilin ata i janë nënshtruar dhe të substancave me të cilatata janë  trajtuar. Dhe në qoftë se lëkura juaj është veçanërisht e ndjeshme, ose në qoftë se ju vuani nga aknet, sëmundje të caktuara ,apo alergji, evitoni qe ti beni gjerat  vetë dhe këshillohuni  me një specialist perkates.




loading...