Pompat dhe ushtrimet per muskujt e barkut zgjasin jeten

Forcojne  muskujt  dhe reduktojne  vdekshmërinë: nëse kombinohen me ushtrime aerobike, ato prodhojnë efekte edhe më të dukshme



Një ecje me hap te  shpejtë per rreth 30 minuta  në ditë është minimumi qe mund te beni  për tu  mbajtur në forme. Nëse atëherë ne afrohemi prane një stoli dhe  në fund  fillojmë të bëjmë disa përkulje pompa toke dhe madje edhe pak terheqje muskujsh barku , aq më mirë. Ky lloj ushtrimi per forcimin  e abdominaleve (te barkut ) zgjat jetën dhe është edhe më efektiv kur kombinohet  me levizje aerobike. Kjo është demonstruar nga një studim i Universitetit të Sidneit të publikuar në Gazetën Amerikane të Epidemiologjisë.


Hulumtimi
Ky është studimi më i madh i kryer ndonjëherë për të verifikuar se si llojet e ndryshme të ushtrimeve fizike  ndikojnë në rrezikun e vdekshmërisë. Hulumtuesit shkencore kane vene nen mbikqyrje   80.000  te rritur  mbi moshën 30 vjecare që jetojne në Britanine e madhe , të cilët janë regjistruar nga viti   1994 deri ne  2008 në dy projekte të mëdha kërkimore: 

Health Survey for England (HSE) dhe  Scottish Health Survey (SHS
Anketa e Shëndetësisë për Anglinë (HSE) dhe  Anketa Shëndetësore Skoceze (SHS).

 Për çdo pjesëmarrës u verifikua prezenca e kancerit apo sëmundjeve kardiovaskulare në fillim te studimit .dhe me pas u vleresua lidhja   mes ushtrimeve te forces se muskujve (si atyre te barkut , ngritjen e peshave   në palestër etj. ) dhe shkalla e vdekshmërisë për çdo shkak, keshtu si dhe  për kancerin ose sëmundjet kardiovaskulare.


Efektet
Rezultatet tregojnë se ushtrimet  e forcimit të muskujve shoqërohen me një ulje prej 23% të vdekshmërisë për secilin shkak dhe një reduktim prej 31% të vdekshmërise për shkak të tumoreve. 

"Të dhënat tregojnë se ky lloj ushtrimi fizik është po aq i rëndësishëm për shëndetin sa aktivitetet aerobike, si vrapimi apo çiklizmi," shpjegojnë ekspertët. "Duke supozuar që rezultatet tona pasqyrojnë një marrëdhënie të vërtetë shkak-pasojë, kjo mund të jetë edhe më e rëndësishme kur bëhet fjalë për zvogëlimin e vdekshmërisë nga kanceri".


Rekomandimet e OBSH
Në fakt, nuk është e  rastësishtme që udhëzimet për aktivitetin fizik të lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) rekomandojnë 150 minuta aktivitet aerobik në javë, të kombinuara me dy seanca të forcimit të muskujve ( ushtrime fizike).


Palestra nuk shërben

Për zgjatjen e  jetës, me sa duket, ju nuk keni nevoje   të shpenzoni para dhe kohë për palestër: studimi tregon se  është e mjaftueshme  te beni ushtrime te muskujve te  barkut si dhe pompa toke (fleksione) të bëra në kushtet e shtëpise  duke përdorur vete peshën e trupin tuaj .


loading...