A e dinit se gjumi i pasdites sjell gjera te mira ne shendetin tone ?
Thuhet se dy mendje te shndriteshme te shekullit te shkuar Albert Einstein dhe Thomas Edison, ishin përkrahës të shkëlqyeshëm të gjumit te ditës, dhe pikërisht nga kjo gje ata ishin në gjendje të përfitonin shumë nga aktivitetet e tyre kërkimore.
Ndersa për të tjerët, pushimi i pasdites ( drekes ) është një ilaç i vërtetë kundër sëmundjeve të rënda të zemrës, si dhe për trurin.
Dhe nëse skeptikët ende mendojnë se fjetja gjate dites është vetëm një mënyrë për të humbur kohën, do të jetë një studim i kohëve të fundit i kryer nga NASA qe do te tregoje te kunderten .
Ky studim u ekperimentua mbi disa pilotë ushtarakë dhe astronautë, të cilat treguan se 40 minuta gjumë ditor do të përmirësonte me 34% performancen fizike dhe madje edhe gatishmerine e refleksit me 100%.
Le të shohim në detaje më shumë përfitime nga pushimi i drekes për shëndetin.
1. Përmirëson përqendrimin dhe kujtesën
Pushimi i drekes ose i pasdites ka aftësinë që të ruaje dhe rikujtoje informacionin e nxjerrë gjatë periudhës së mëparshme. Kjo gjendje është veçanërisht e dobishme për ata që studiojnë, në fakt, pas një sesioni intensiv të studimit, duke pushuar për 30-45 minuta në pasdite, mund të memorizojne më mirë informacionet e mësuara më parë.
Studiuesja e laboratorit të gjumit dhe njohjes në Universitetin e Kalifornisë, Elizabeth McDevitt, tha: "Kur ju merrni një sy gjumë, fushat e trurit të përfshira fillimisht në marrjen e kujtimeve janë riaktivizuar, duke përforcuar lidhjet nervore që përbëjnë kujtesën".
Hulumtime të mëtejshme nga Universiteti Saarland në Gjermani gjate nje studimi treguan se të gjithë pjesëmarrësit, pas pushimit te drekës ose pasdites , ishin pesë herë më të aftë për të kujtuar kopje fjalësh të mësuara në mënyrë të rastësishme.
Home »
mjeksia alternative
,
mjeksia news
» Pushimi i pasdites : te mirat qe i sjell shendetit pjesa 1
Pushimi i pasdites : te mirat qe i sjell shendetit pjesa 1
loading...