Aloe vera bima e shendetit

Shpesh theritet bima e mrekullise , ose ndryshe sheruesja natyrore

Konsumimi i molles jeshile sjell shume te mira ne jeten tone

Molla e gjelbër është shumë e shëndetshme si dhe lufton ne parandalimin e semundjeve.

10 Ushqimet qe mund te konsumojme cdo dite per nje diete te mire

Dëshironi të ndiqni një dietë të shëndetshme por nuk e dini ku të filloni?

Obeziteti infantil gjithe gabimet e keshillat

Edukimi alimentar (ushqimor)mbetet jetesor

Fjala e dites pastrimi i trupit ,depuracioni me ane te dietave dhe levizjes

Kur natyra pergatitet per ndryshim eshte momenti i duhur per rinovimin e depuracionin e trupit

Patatja e embel kundra yndyres e stresit

Patatet e ëmbla janë burimi më i mirë  i nje diete  antioksidante me beta-carotene, një perberes që lufton stresin oxidues dhe inflamacionin të lidhur me një rritje yndyre ne ruajtje . Edhe lakra dhe karrota janë burime të mirë të beta-carotines.

Argjila e bardhë e kuqe dhe Jeshilja elementet mbështetes per lekuren

Argjila është një nga elementet mbështetes me te  medhenj, kur është fjala për kujdesin e bukurise. Por a e dini se jo të gjitha argjilat janë të njëjta? Dhe secila prej tyre  është e përshtatshme për lloje të veçanta e  të ndryshme  lëkurës. 

Argjila e bardhë dhe llojet e tjera të argjilave delikate janë perfekte për lekurat e ndjeshme dhe qe irritohen lehtë . 
Jeshilja, , është e mirë për ata qe vuajne nga puçrrat ne fytyre(acnet).  
Ndërsa argjila rozë ose e kuqe  është menduar për ata që kanë një lëkurë të fytyrës te shuar dhe pak te shndriteshme  dhe  me kete lloj argjile ajo do te rivitalizohet.

Maske per lekuren e fytyres me vaj

Lëkura me vaj është një nga më të popullarizuarat në mesin e të rinjve. Nëse jeni të lodhur  duke parë ate shkëlqim te shëmtuar në fytyrën tuaj   ,  përpiquni  të aplikoni mbi te  kungull. Përgatitja e kësaj paketë është plotësisht e natyrshme dhe kjo merr vetem disa minutë kohe. 

• Merrni një fetë kungull, lereni te zbutet ne një ene me avull            ( banjo maria) duke e shtypur  me nje luge, ne menyre qe te krijojme nje mase pureje. 
•E  leme të ftohet dhe ne te  shtojme  tre lugë mjaltë si dhe dy luge  nga kremi i panas (pana per gatim) . 
• maska juaj e fytyrës  per lëkurën me vaj duhet të aplikohet një herë në javë, duke e lënë atë në veproje për jo më shumë se  12 minuta.

Ja një ide e re për gratë te sulmuara nga rrullat e fytyres


 Ja një ide e re për gratë te sulmuara nga rrullat e fytyres dhe lekures se leshuar. Në vend të shpimeve estetike me gjilpërë,bejne mire te  drejtohen nga kivi. Fruta është e pasur me vitaminë C, dhe kolagjenit, të cilat janë thelbësore për  konfirmimin dhe tonifikimin e lëkurës. 


  • Mjafton nje kiwi, nje luge kafeje mjalte dhe dy luge kos te bardhe .
  • Punojini mire duke e shtypur frutin me nje pirun ose luge.
  •  Lereni te veproje per 5 minuta pastaj shplajeni 
  • Duke shtrire menjehere mbas shplarjes nje krem hidratues.

Aleati me i mire per tu perdorur rreth syve


Aleati me i mire per tu perdorur rreth syve si dhe kur ato jane te fryra .dy feta te prera nga kastraveci .Por per ke deshiron te perdore nje produkt te ri cfare mund te thonit sikur ta zevendesoni ate me avokadon?


  • Frulloni me frullator disa feta te nje kastraveci te pjekur mire ne menyre natyrale me ndonje pike nga vaji i bajames 
  • Shtrijeni composton e krijuar rreth syve 
  • Lereni te veproje per 5 minuta 
  • hiqeni ate me nje cope pambuk te lagur .

Cokollata per kujdesin e lekures dhe fytyres


Cokollata nuk eshte mbase nje aleat i mire per linjat ,por ne fakt per kujdesin e lekures mund te jete shume i perdorshem .
Hidheni cokollaten ne nje ene me uje te vluar dhe afrojeni per disa minuta afer fytyres ,duke e mbuluar koken me nje peshqir ,njesoj sikur te benit nje avull per sistemin e frymemarrjes: ne kete menyre do te hapen poret e fytyres ne menyre natyrale .
  • Shkrini ne nje ene me uje nje cope cokollate me permbajtje ne vetvete te cokollates rreth 80%.
  • Pa u djegur me kujdes merreni cokollaten dhe me te shtrijeni mbi fytyre .
  • Shplani fytyren mbas 5 minutash me uje te fresket e te bodhshem .

Kure per nje fytyre te lodhur me limon dhe mjalte


Kush nuk mund te kete ne shtepi nje limon ose nje kavanoz me mjalte ? Mos i perdorni per ngrenie por per me teper  mund tju duhen dhe te jene  te nevojshme per nje kure natyrale per fytyren tuaj!Ne fakt eshte e dukshme qe keto dy elemente te kombinuar me njeri tjetrin  arrijne ti dhurojne lekures se  fytyres  shkelqim dhe nje kolorit te shendeteshem ,duke e bere ate te bute dhe te relaksuar


  • Perzieni nje luge kafeje mjalte dhe nje luge kafeje me limon
  • Masazhoni fytyren me perbersin e krijuar per disa minuta
  • Lereni ne gjendje qetesie per 5 minuta pastaj shplajeni 
  • Mund ta perserisni kete menyre cdo here qe ndiheni te lodhura nga c,ngjyrosja e fytyres si dhe kur ka nje pamje te fikur e te shuar 






loading...