Seven Miles Beach,një plazh simpatik në ishullin e Grand Cayman (Ishujt Kajman)


Seven Mile Beach është një plazh i bukur publik me rërë të bardhë koralore i zgjatur dhe ne forme gjysme hëne-ai shtrihet  për rreth dhjetë kilometra në bregun perëndimor të Grand Cayman,  kryesorja e arkipelagut  të tre Ishujve Kajman.



 Një territor ky  britanik  në pjesen  perëndimore te Detit të Karaibeve. Konsiderohet  një plazh perradhor shume i bukur nga më të mirët jo vetëm në Karaibe, por edhe në botë, Seven Mile Beach është më popullori dhe me i  frekuentuari nga  familjet e turistëve ndërkombëtare, per banjat mahnitese dhe ujin kristal me shumellojshmerine e sporteve te ujit.



 Zona në pjesën veriore të plazhit Seven Mile është e pajisur me dhuntine ku mund te shijoni rrezet e  diellit, ku mund te  argëtoheni me një sërë lojrash  ujore , ku mund te gjeni dhe  sheshe lojërash për fëmijët  për t'u argëtuar te cilat ndodhen në baret e plazhit.

 Vendet më të mira për snorkeling ( nje lloj sporti uji ) mes peshqve  dhe koraleve  në ujrat e kthjedheta  të Detit te Karaibeve rreth Ishujve Kajman janë  te shumta   nder te cilet  eshte dhe  Cemetery Reef  qe fillon nga 20 deri në 40 metra ne veri te  seven mile beach



 Resorti me 5 yje i The Westin Grand Cayman Seven Mile Beach   është e rrethuar nga  kopshte tropikale me vegjetacion  bregdetar, ndërsa në  distance 100 metra nga plazhi  afër fushave të golfit, është vendosur Sunshine Suites Resort (4 yje), të gjitha hotele dhe resorte  turistike të përshtatshme për çifte dhe familje. Te  mbushura me bare dhe restorante të shumta përballë hotelit, qendra tregtare dhe klube  nate qe vazhdojne per nje distance rreth 6 kilometra deri ne qytetin e George Town i cili eshte kryevendi i kajmanit te madh .


loading...