Kafeja e cikores ka përfaqësuar për një kohë të gjatë pijen e klasave dhe shtresave më të varfra, si një alternativë ekonomike për të gjithë.
Dhe sot kafeja e cikores është kthyer në stil, jo vetëm për çmimin e saj shumë të ulët, por gjithashtu dhe veçanërisht për shumë veti të dobishme për trupin.
Cilat janë karakteristikat e kësaj përgatitjeje të lashtë, dhe vetitë e dobishme për trupin dhe, gjithashtu cfare kalorish permban ?
Më poshtë, po paraqesim një referencë te shkurtër për historinë e kësaj kafeje dhe bimës së saj, si dhe përgatitjen e amvisave ne shtepi .
Kafeja e çikores : historia dhe vetite:
Kafja e cikores është një pije që ka origjinë shumë të lashtë, dikur shumë e përhapur në mesin e shtresave të varfra të të gjithë kontinentit e vjetër. Për disa shekuj, në fakt, kafeja klasike ishte e pa arritshme për shume njerez kudo me nje gjendje ekonomike jo te mire , duke pasur parasysh kostot shumë të larta për shkak të vështirësive në importimin e kafese nga vendet e Amerikës së Jugut.
Për këtë arsye, kjo bime u përdor, si një alternative e ngjashme me kafene normale me një shije të hidhur, të çmuar për disponueshmërinë e saj të gjerë, çmimin qesharak të ulët, Gjatë dy luftrave botërore, në veçanti, kjo kafe u bë jashtëzakonisht popullore: duke pasur parasysh mungesën e lëndëve të para, ajo u bë një zgjidhje pothuajse e tërthortë në të gjitha klasat.
Siç shikohet nga emri, kafeja e cikores është marrë nga e njëjta bime .
Varieteti i zgjedhur është ai i Cichorium Intybus, i përdorur tashmë në industrinë ushqimore për konsumin e gjetheve të freskëta ose te perpunuara si dhe për krijimin e pijeve te cilat nxirren nga rrënjët e kesaj bime .
Zbulo vetite e cikores
Përgatitja, me ngjyrën intensive të zezë ose të errët, te kujton karamelen , Gjithashtu ajo ka nje shije te hidhur e cila ngjan me likuirician ose ndryshe i thene jamballi. Për më tepër, vetitë e saje për organizmin janë me të vërtetë interesante.
Para së gjithash, kjo është një bime krejtësisht pa permbajtje kafeine: prandaj nuk vepron si një eksitues emocionesh , absolutisht pozitive për ata që jo vetem kane nevojë për të monitoruar sistemin kardiovaskular, por edhe për të shmangur stresin, ankthin dhe për të menaxhuar pagjumësinë.
Për më tepër, ajo është një përgatitje me cilësi dhe veti të njohura per tretjen.
Ajo gjithashtu që mund të zgjidhet si nje faktor plotesues brenda dietave të dobesimit , gjithmonë pas keshillimit dhe vlerësimit te mendimit te mjekut perkates , pasi ajo mund të reduktoje absorbimin dhe thithjen e yndyrave.
Efekti nxitës i sistemit të tretjes ndodh edhe në zorrë, ku kafeja e çikores është një aleat i mirë për rregullimin e tranzitit, në sajë të përmbajtjes së saj të mirë me fibra.
Ajo mund të ndihmojë problemet e kapsllëkut, të përmirësojë ënjtjet dhe të kufizojë formimin e gazrave të pa kendeshem , si dhe të ushqejë florën e mirë bakteriale që mbulon muret e zorrës së trashë.
Kafja e cikores është pra një mik i mëlçisë, pasi ndihmon organin të lirohet nga akumulimi i toksinave, por gjithashtu ajo mund te konsiderohet një zgjidhje praktike për të mbajtur nën kontroll glikeminë, duke pasur parasysh praninë e inulinës që zvogëlon absorbimin e sheqernave në zorrë . Natyrisht, ekziston dhe nuk mungon një efekt antioksidues , i përbashkët , me një veprim të drejtpërdrejtë kundër radikalëve të lira.
Kalorite dhe përgatitja
Kafeja e cikores paraqet një profil ushqimor shumë të ngjashëm me rrënjët e bimës: Renjet e kesaj bime permbajne 72 kcal për 100 gramë të produktit, me një përhapje prej 17.51 gram karbohidratash, 1.4 të proteinave, 1.5 të fibrave dhe 0.2 të yndyrave.
Për pijet sic eshte kafeja e cikores , zakonsht konsiderohen midis 15-20 kalori për filxhan, megjithatë, duke marrë parasysh se disa mikro ushqyes , duke përfshirë dhe shumë vitamina qe ka ne permbajtje , humbasin fuqine gjate zierjes .
Siç u përmend edhe më parë, kafeja e cikores përgatitet nga rrënjët e Cichorium Intybus: te cilat mblidhen ne periudhen e vjeshtës dhe, pasi janë larë me kujdes, ato fillimisht thahen dhe kthehen në pluhur me anë të një mulliri ose frulatori .
Megjithatë, përgatitja ka disa kundërindikacione: nuk duhet të perdoret gjatë shtatzënisë, ashtu si dhe vetë bima e saje , pasi ajo mund te stimulojë kontraktimet e mitrës.
Gjithashtu , ajo nuk duhet të konsumohet nga pacientët që vuajnë nga ulcerat ose gastritet, pikërisht për shkak të aftësisë së saj për të stimuluar prodhimin e lëngjeve gastrike.
.
loading...