Aloe vera bima e shendetit

Shpesh theritet bima e mrekullise , ose ndryshe sheruesja natyrore

Konsumimi i molles jeshile sjell shume te mira ne jeten tone

Molla e gjelbër është shumë e shëndetshme si dhe lufton ne parandalimin e semundjeve.

10 Ushqimet qe mund te konsumojme cdo dite per nje diete te mire

Dëshironi të ndiqni një dietë të shëndetshme por nuk e dini ku të filloni?

Obeziteti infantil gjithe gabimet e keshillat

Edukimi alimentar (ushqimor)mbetet jetesor

Fjala e dites pastrimi i trupit ,depuracioni me ane te dietave dhe levizjes

Kur natyra pergatitet per ndryshim eshte momenti i duhur per rinovimin e depuracionin e trupit

Si te kurojme gastritin

Gastriti është një inflamacion akut i murit të stomakut që mund të zgjidhen në afat të shkurtër,


por edhe të bëhet kronik nëse ju nuk identifikoni menjëherë shkaqet.


Shkaqet dhe simptomat e gastritit


Në parim gastriti  shkaktohet nga një ushqyerje jo e rregullt , por gjithashtu ai mund te shkaktohet edhe  nga stresi, infeksionet e ndryshme si dhe nga  abuzimi i drogës dhe i duhanit. Simptoma tipike e gastrit eshte urthi, shpesh i lidhur me efekte anësore të tilla si dhimbje e barkut, e vjellura  etj

Si të kurojme gastritin me mjekime e kura natyrore popullore

Pasi mjeku  ju ka bërë  diagnoztikimin  e duhur dhe se si mund  të kuroheni nga  gastriti me ndihmen e ilaceve perkatese . 

Në kombinim me ilaçet duhet të ndiqni një dietë të shëndetshme, duke shmangur  ushqimet irrituese si djegësirat , alkoolin , kafene dhe të skuqurat. 

Ekzistojne dhe bime medicinale te cilat   përshpejtojë procesin e shërimit te gastrit.

 Pirja e infuzit te  kamomiles si dhe te mellages (ose mullages) jane kura shume te mira natyrore te cilat ndihmojne gastritin  , kamomila ndihmon të lehtesohet  dhimbja e barkut në sajë të vetive të saj antispasmodike ndërsa mellaga ka veti  anti-ngacmuese. 

Konsumoni shumë karrota, në të vërtetë ato përmbajnë pektin,  beta karotene dhe vitaminë A (një antibakterial i  trefishtë, per   mbrojtjen  dhe riparimin e mukozës se stomakut).

 Për trajtimin e gastrit perdoret  edhe lakra e ose lengu i saj duke u perziere me lëngun e boronicës,ka veti  (shëruese si  dhe eshte nje antioxidant).

 Pirja e cajit  të gjelbër do te ishte gjithashu shume e dobishme ne kete rast 

Si te kurojme azmen me kura e mjekime popullore

 Astma mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm si predispozicioni gjenetik, pirja e duhanit, infeksionet, dhe alergjite.


Kush vuan nga azma ,dhe vecanerisht  ne periudha te caktuara te vitit  është i detyruar të jetojë me simptomat e tij të bezdiseshme sic eshte ajo e  mungeses se ajrit, kollitjes dhe shtrengimit te kraharorit.



 Mirpo egzistojne edhe mjete të natyrshme, të tilla si cajrat bimore  të cilat mund të përbëjnë një ndihmë të vlefshme per keto te semure .
Ndër mjetet më të njohura natyrore për të kuruar 'Astmen është hudhra , e cila mund të merret në formë  infuzi i cili  përgatitet duke shtryllur   3 thelpi hudhre te cilat i  përziejme me lëng limoni, pastaj shtoni "ujë të ngrohtë dhe mund ta pini  disa here gjate dites pa perdorur mase .

. Një tjetër ndihmë e madhe ofrohet nga bima e gjemb gomarit, thjesht  përgatisni një infuz me 15 g. nga fara e tij në ujë të valuar  dhe pijeni sidomos në mbrëmje, para se të shkoni  të flini.

 Nenexhiku, përveç vetive të tije anti-bakteriale është gjithashtu një mbeshtetes  i shkëlqyer i  kollës, i cili  gjithashtu mund të konsumohet si një çaj , duke lënë 15 gram gjethe nenexhiku në 500 ml.  ujë të valuar (dhe nese  aroma e saj  ju shqetëson, ju mund të rregulloni shijen me një lugë çaji mjaltë, një antibiotik natyror dhe qetësues,) filtrojeni dhe pijeni disa here  gjatë ditës. 



Vaj hudhre per dhimbjen e veshit


zhvishni nje thelpi hudhre dhe futeni 
brenda nje ene te vogel 
100 ml te mbushur me vaj ulliri ekstra
 te virgjer ,tundeni 
mire ,dhe lereni hudhren brenda te 
leshoje ekstraktin e saj 
per tre dite rresht .Se fundi vaji 
filtrohet dhe vendoset brenda 
nje shishe te vogel te mbyllur me tape 
te paster ,ne frigorifer
 ,ku dhe ruhet .Sa here qe te keni 
dhimbje veshi vaji ngrohet
 me avull (banjomaria) dhe me nje 
pikatore hedhim 3-4 pika
 brenda veshit ,ne raste dhimbjesh te 
vazhdueshme mund te
 perseritet disa here gjate dites .
KY VAJ KA NJE VEPRIM ANTIBIOTIK SI DHE QETESON
 DHIMBJEN


Kafe e mjalte per kollen

Për të qetësuar kollën, e cila godet shume njerez vecanerisht ne periudhen e dimrit,nuk eshte e nevojshme qe te pime e gelltisim sherupe te ndryshme

te cilat kane dhe permbajtje kimike moderne ,Dhe qe fatkeqesisht kondiderohen ne menyre te gabueshme si me cilesore dhe me te efekteshme ,se sa ato natyrale.
Kurat e mjekimet popullore te bera ne kushtet e shtepise nganjehere mund te superojne fuqine dhe te vete kortizonit 


Një grup  studiuesish iranianë ka marre persiper te verifikoje efekteshmerine e nje mjekimi popullor te bere ne kushtet e shtepise dhe pikerisht te nje perzierje te mjaltit me kafene  duke e krahasuar ate me kortizonin (prednisolon).


Studimi,  është kryer duke ndjekur te  gjithe  metodologjinë shkencore dhe ne të jane përfshirë 97 pjesëmarrës të rritur, të cilët vuajtën nga kolla e vazhdueshme  të paktën tre here ne javë. 
Pacientët ishin të ndarë në tri grupe: një grup qe perdoren  mjaltin dhe kafene, një tjeter grup  me kortizon  te marre (nga goja), dhe grup referues  i cili u quajt ( grupi i kontrollit)qe perdoren   Guaifenesin (një molekulë e pranishme në shurupe kundër kolles ). 

Në fund të gjykimit, ilaçi i bere ne shtëpi i  mjaltit me  kafen ,rezultoje   më i  efekteshem  se kortizoni, më i sigurte  dhe pa efekte anësore.


PERGATITJA E PERDORIMI I MJEKIMIT POPULLOR

 Përgatitet  në këtë mënyrë: 500g mjaltë i paster i pa pastorizuar  përzihet  me 70g e kafe pluhur te sapo pjekur e bluar . . Doza qe duhet perdorur eshte : një lugë gjelle (25g) çdo 8 orë për një javë.



Mjalti -eshte nje anti-inflamator, anti-antioksidant si dhe pershpejton rigjenerimin e indeve . Falë shijes  së ëmbël, stimulon  prodhimin e  pështymës dhe sekrecioneve 
te mukusit në rrugët e frymëmarrjes;

Kafeja -  ka nje veprim lirues drejt bronkeve dhe njëherësh stimulon sistemin e frymëmarrjes. Kafeina gjithashtu vepron si analgjezik dhe anti-inflamator.



Ushqimet e keshillueshme per mungesen e hekurit (anemia)

Produktet  natyrore për mangësine e hekurit: cilat ushqime janë me të përshtatshme?


Me ushqimin e duhur ne mund të bilancojme sasinë e hekurit qe permbajme, mjafton qe të dini se cilat ushqime janë më të pasura dhe që mund të jene  shumë të vlefshme  për mangësine e  hekurit ne trupin tone:


vezët
mishi i viçit,  i pulës  dhe ai  i kalit
mëlçi viçi dhe te brendeshmet si veshka zemra etj
Produkte deti, si  kallamar, midhje, molusqe 
arra (arra, bajame, hurma arabie, kumbulla të thara ...)

bishtajore, spinaq, panxhar, brokoli dhe lakër
çokollatë 
lëng portokalli dhe limoni (i cili eshte  i pasur në vitaminë C)

Çaji dhe kafeja, veçanërisht nëse konsumohen ne afersi te vakteve te  ngrënies, zvogëlojnë dhe reduktojne absorbimin e hekurit në përqindje të barabartë me 64 dhe 39% për shkak të pranisë së taninave. Taninat gjenden edhe tek vera dhe tek çokollata, 


Kura e mjekime popullore kundra kolles

Kura e mjekime popullore kundra kolles

1- Perzieni se bashku piper djeges ,dy luge kafeje leng limoni  si dhe dy luge kafeje mjalte .Se bashku keto substanca jane nje mjekim popullor i efekteshem kundra kolles


2- Vendosni te zieje ne pak zjarr nje gjysem litri qumesht dhe brenda ne te hidhni 6 kokrra hurma arabie te cara .Pihet 3 filxhana ne dite .Kjo eshte nje kure vecanerisht per te lehtesuar kollen e thate .

3- Kundra  kolles eshte shume i  nevojeshem lengu i qepes ,i cili perftohet nga prerja e nje qepe te madhe te grire shume imet .Lengun e vendosim ne nje ene te vogel duke i shtuar nje luge kafeje sheqer ,dhe e leme per 12 ore .Lengun e perftuar mund ta pime tre ose kater here ne dite. 


Recete e thjeshte kundra shiatikut

Per te ndihmuar shiatikun po ju

 ofrojme nje recete shume te


thjeshte por 

te efekteshme .



Merret nje kilogram kripe koker 

madhe ,dhe vendoset mbi nje 

tigan ne zjarr ne menyre qe te 

ngrohet ,me pas kripa hiqet dhe

 futet ne nje thes ose cante te vogel ,dhe mbeshtillet dhe 

me peshqir ne menyre qe te mos djege lekuren e trupit 

.Vendoset  mbi shpine dhe mbahet per te pakten nje ore .


Mund ta perseritni veprimin disa here gjate dites .

loading...