Aloe vera bima e shendetit

Shpesh theritet bima e mrekullise , ose ndryshe sheruesja natyrore

Konsumimi i molles jeshile sjell shume te mira ne jeten tone

Molla e gjelbër është shumë e shëndetshme si dhe lufton ne parandalimin e semundjeve.

10 Ushqimet qe mund te konsumojme cdo dite per nje diete te mire

Dëshironi të ndiqni një dietë të shëndetshme por nuk e dini ku të filloni?

Obeziteti infantil gjithe gabimet e keshillat

Edukimi alimentar (ushqimor)mbetet jetesor

Fjala e dites pastrimi i trupit ,depuracioni me ane te dietave dhe levizjes

Kur natyra pergatitet per ndryshim eshte momenti i duhur per rinovimin e depuracionin e trupit

A e dini se si mund te asimiloni me mire hekurin ?

Dallimi në mes të hekurit të përfshirë në mish dhe në perime.


 Hekuri i përfshirë në mish dhe derivatet e tij quhen heme i cili përgjithësisht absorbohet më lehtë nga trupi ynë sesa ai që gjendet tek bimët, te  cilat në  kete rast quhen  jo heme.

Megjithatë, ne kete rast ekzistojne strategji të ndryshme për të rritur aftësinë e trupit tonë për asimilimin e hekurit që gjendet tek perimet dhe bimet. Metodat më të mira ne kete rast janë: - ngrenia e  ushqimeve të pasura me vitaminë C: konsumimi i ketyre  ushqimeve së bashku me ushqimet e pasura me hekur shtojne mundesine e absorbimit  deri në 300 për qind me shume .


 Shmangni:

kafeja dhe çaji pas ngrënies: të dyja reduktojnë ndjeshëm absorbimin e hekurit;

Përdorni tenxhere  hekuri: 

Duke përdorur enë hekuri për gatimin e  ushqimit  mund të rrisni ndjeshëm përmbajtjen e hekurit .
Kjo ndodh sidomos dhe vecanerisht  kur gatuhen  ushqimet acidike siç janë domatet.


Nëse keni mangesi  hekuri, ju do te  ndiheni të lodhur:

 Të ndiheni i lodhur është një nga simptomat më të zakonshme të mungesës së hekurit. Ky faktor godet më shumë se gjysmen e njerëzve kudo ne bote.
Kjo ndodh sepse trupi ynë ka nevojë për hekur për të krijuar një proteinë të quajtur hemoglobinë, e cila gjendet në qelizat (rruazat ) e kuqe të gjakut. Hemoglobina ndihmon në sjelljen e oksigjenit tek  qelizat.
Nëse nuk ka mjaftueshem, indet dhe muskujt thithin më pak oksigjen.


Kujdes nga zbehja e fytyrës:

 Lëkura e zbehtë e fytyrës është një tjetër simptomë shumë e zakonshme.
Hemoglobina në të vërtetë i jep ngjyrën e kuqe  gjakut, kështu që nëse ka pak hekur, gjaku është më pak i kuq.
Kjo zbehje mund të ndikojë në të gjithë trupin por gjithashtu dhe mund të limitohet në  pjesë, të tilla si fytyra, mishrat e dhembeve ose brenda buzëve, deri në thonjtë.
Është një nga gjërat e para që mjekët shikojnë dhe kuptojne  nëse ka mungesë hekuri.


Proteinat: A e dini se sa duhet të hani për t'u ndier mirë?

Ngrenia e proteinave  është thelbësore për mirëqenien e trupit tonë. 


Para së gjithash, ato janë thelbësore për muskujt tanë: dhe na  ndihmojnë neve  për t'i ndërtuar dhe riparuar ato. Por proteinat na japin gjithashtu energji dhe forcojmë sistemin imunitar.

Kohët e fundit ne pergjithesi  tek njerëzit po ndihet nje   mungesë e proteinave për shkak të bumit të dietave vegjetariane dhe vegane. Jo se perimet  nuk i përmbajnë ato, por ne duhet t'i kushtojmë më shumë vëmendje ketij aspekti ,duke thelluar njohurite per produktet  ushqimore qe duhet te asimilojme.

Futja  e proteinave bimore ju ndihmon të ndjeheni më mirë

Ngrenia e me teper produkteve vegjetale sic jane  drithërat dhe bishtajoret, prej   kohesh  është përfshirë në udhëzimet e parandalimit të shumë sëmundjeve, si  diabeti, problemet kardiovaskulare, deri në shumë forma të kancerit.

Tani  sipas nje studimi te ri te bere nga Harvard Medical School në Boston konfirmohet se ngrenia  e  proteinave bimore ul rrezikun e vdekjes së parakohshme, në krahasim me atë që ndodh  kur ne hame proteina  me origjinë shtazore (sidomos rreziku shtohet nëse shoqërohet me nje  mënyrë  jetese me te komplikuar  si pirja e duhanit , perdorimi i  alkolit,  dhe te  qenit i  mbipeshë dhe duke bërë pak ose aspak aktivitet fizik).

Hulumtimi

Studimi, i botuar në revistën Jama Internal Medicine, analizoi të dhënat e dy hulumtimeve masive të Amerikës së Veriut qe monitoruan  zakonet e të ngrënit të më shumë se 130,000 personave për 32 vjet rresht. Midis tyre, 85,000 ishin gra, me një moshë mesatare 49 vjeçare. Hulumtuesit dhe kerkuesit shkencore shqyrtuan rrezikun e vdekjes qe i vjen nje njeriut ne pergjithesi  nga të gjitha shkaqet dhe ne menyre specifike  për shkaqe të veçanta, në ata që hanin dhe konsumonin  më shumë proteina shtazore dhe grupin tjeter te cilet ne dietat e tyre  konsumonin më shumë perime.

Rezultatet

Marrja mesatare e proteinave ishte 14% për ato me origjinë shtazore dhe 4% për ato bimoret. Rezultatet ishin të dukshme. Pas përshtatjes së të dhënave me faktorët kryesorë të mënyrës së jetesës dhe rrezikut të ushqimit, çdo rritje prej 10% e proteinave shtazore në kaloritë totale u shoqërua me një rrezik  dhe rritje  prej 2%  te vdekshmerise   për të gjitha shkaqet dhe  + 8% për vdekjet e shkaktuara nga sëmundjet kardiovaskulare.

Përkundrazi, është treguar se të hahet më shumë proteina bimore zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme me 10% për të gjitha shkaqet, me një rritje të thjeshtë prej 3% në totalin e kalorive. Përsa i përket vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, rreziku reduktohet me 12 për qind.

Zëvendësimi i proteinave shtazore, sidomos ato nga mishi i kuq i përpunuar, me proteina bimore, mund të japin përfitime të konsiderueshme për shëndetin.


Vaji i ullirit & limoni : 5 te mirat e pabesueshme të kesaj përzierje

Të dyja vaji i ullirit ashtu  dhe lëngu i  limonit janë përbërës të natyrshëm që sjellin shumë përfitime për trupin tonë dhe për rutinën tonë të bukurisë. 



Nëse pastaj i përzieni ato, fuqia dyfishohet. Zbuloni se si!

Vaji i ullirit  dhe lengu i limonit, përzierja perfekte


1. Lufton kapsllëkun - Ky kombinim ndihmon për të lubrifikuar mukozën e tretjes dhe përmirëson funksionin e fshikëzës.

2. Përmirëson qarkullimin e gjakut, lufton kolesterolin

3. Mirëmban mëlçinë dhe fshikëzën e ekuilibruar të tëmthit

4. Lufton dhimbjet reumatike - Në sajë të vetive anti-inflamatore qe ato kane, çdo mëngjes esell domethene para ngrenies ,një lugë çaji e kësaj përgatitjeje të thjeshtë ndihmon në fakt për të eliminuar dhimbjet e bezdisshme.

5. Forcon lëkurën, thonjtë dhe flokët - mjafton qe te lyejme me to  këto pjesë të trupit me pergatitjen e krijuar  10 minuta para se të shkoni në shtrat

6. Kontrollon dhe eliminon zbokthin si dhe trajton çrregullimet e lëkurës

Dhjami dhe yndyra e barkut : produktet më të mira per humbje peshe

Yndyra e barkut ose dhjami  është një papërsosmëri që prek shumë persona kudo ne bote . Le të shohim se si mund të ndërhyjmë në mënyrë efektive kundra ketij fenomeni . Të kesh një bark  të rafshet e te sheshte  është ëndrra e shumë vetave. Shpesh yndyra grumbullohet aty, duke krijuar papersosmeri që janë të vështira për t'u maskuar.


Si të eliminohet dhjami i barkut

Sidomos gjatë dimrit,  , ju doni një dietë pak më të rëndë ,domethene ne dimer njerezit ne pergjithesi hane me shume , ne kete rast  ju grumbulloni disa kilogram me teper rreth belit. Dhe kete gje e veme re  me ardhjen e stines se veres  dhe vetem atehere mendojme se  është koha për gjykimin fatal.

Mire po ja qe dëmi është  bërë është e eshte pak e vështirë për t'a korrigjuar, të paktën në kohë të shkurter. Te eleminosh  yndyrën e  barkut eshte e mundur. Këtu po ofrojme  një sërë këshillash të dobishme që mund të ndiqen.


Te ushqyerit

Para së gjithash duhet të ndehyjme tek  ushqimi. Yndyra e barkut ose dhjami  mund të jetë vetëm pasojë e zakoneve të gabuara të ngrenies. Në dietën e përditshme nuk duhet të mungojnë kurrë perimet (karrotat, selinoja, kastravecat, bishtaja, etj) dhe madje edhe proteinat që rrjedhin nga mishi i bardhë dhe peshku. 

Karbohidratet duhet të jenë të kufizuara dhe duhet të preferohen me shume drithërat pa gluten (p.sh. orizi). 

Mund ti japim ok dhe ti hapim driten jeshile dhe ngrenies se frutave jo domosdoshmerisht ne kohen e ngrenies se vakteve .
 Duke folur për ushqimet, është mirë të shmangësh te renduarit dhe te ngrenit e tepert gjate vakteve  dhe të preferosh më tepër ushqime të lehta gjate ditës. Kjo si rrjedhoje nxit një metabolizëm aktiv dhe kufizon sulmet e urisë.

Hidratimi
Hidratimi i duhur i trupit ndihmon në eliminimin e yndyrës së barkut. Ju duhet të pini të paktën një litër e gjysmë uji në ditë, larg kohes se vakteve te  ushqimit. Uji është gjithashtu thelbësor për ta bërë lëkurën të pastër dhe të ndritshme. Tisanat infuzet ,(cajrat) e bimëve  si lengjet e frutave te shtryllura  si  dhe ato te  perimeve janë gjithashtu të shkëlqyera, përderisa ato nuk përmbajnë sheqerna të rafinuara.

lëvizjet

Sidoqoftë, ngrënia dhe pirja e duhur nuk mjafton.Ne pergjithesi stilet  jetesës pa shume levizje e bëjnë metabolizmin e yndyrës te  vështirë ( domethene qe nuk tretet). 

Pra nevojitet  aktivitet fizik ditor (shëtitje 30-minutëshe) dhe veprimtari javore aerobike (te pakten per 3 herë).


Bark i sheshtë

Le të përpiqemi të japim disa këshilla se si të përgatisim një dietë të ekuilibruar që ju lejon të digjni dhjamin e barkut. Në veçanti do te tregojmë se cilët ushqime janë të preferuara dhe ato që duhen eliminuar. 

Ushqimet e lejuara dhe qe duhen konsumuar ne kete rast , janë ato anti-ënjtje, kundra fryrjes ,ose ndryshe te quajtura hipokalorike dhe që ndihmojnë për të mbajtur muskujt në formë. Le ti shikojme me poshte:

- Mish i  (pulës, lepurit, gjeldetit)

- perimet e pasura me fibra (kopër dhe asparagus, (asparaxh)

- fruta të pasura me ujë (portokalli, mandarina, ananasi )

- Dritherat integrale

- pije pa sheqer (çaji bimor, lengje nga futat e shtryllura , çaji jeshil).



Nga ana tjeter kemi te bejme me disa lloje  ushqimesh që çojnë në shtimin e peshës dhe që mund të fermentohen brenda ne bark pa u tretur  dhe për këtë arsye fryjnë barkun.

- salcicet

- Te skuqurat në përgjithësi

- ushqimet  me permbajtje  majaje si e birres ,bukes,etj.

- karbohidratet e rafinuara

- perimet që prodhojnë gazra te  zorrëve si  (lakrat  dhe specat)

- pijet e  gazuara

- djathrat e  butë

- çamçakëzi

- kripa e rafinuar dhe sheqernat

Për një dietë  hipokalorike  që djeg yndyrat e barkut është e rëndësishme të mbani mend se te ngrenit duhet ndare  në 5 vakte,domethene duke ngrene pak dhe me shpesh e disa herë në ditë, kështu që kurrë nuk do të ndiheni të uritur dhe do ta bëni metabolizmin e trupit tuaj te punoje  gjatë gjithë kohës. Dieta duhet të shoqërohet me aktivitet fizik të përditshëm dhe ushtrime veçanërisht per muskujt  e barkut.

Produktet më të mira


Ka shumë produkte  natyrale që ju lejojnë të digjni yndyrën e barkut dhe të zvogëloni ënjtjen e barkut. Limoni është një ushqim me veti shumë të pasura e të dobishme. Shoqërohet me ujë të vakët, dhe pihet  në mëngjes esell ,kjo  nxit  aktivitetin e zorrëve dhe ndihmon metabolizmin.

 Koperi është nje bime  e njohur dhe e shume e  përdorur kur është fjala për ënjtje dhe fryrje  të barkut. Ju mund të hani të freskët, të gatuar ose mund ta perdorni   atë si një infuz ,caj  (në këtë rast duke lënë fara kopër mbushur). Pirja dhe perdorimi mbas mbarimit  të vakteve kryesore.


 Boronicat janë fruta të vogla ideale kundër fryrjeve të barkut. Ato mund të hahen të freskëta,  ose mund ti perdorim si nje  çaj bimor . 

Falë bromelain-it që përmban, ananasi  është një kure natyrale e mire  për tretje. Kujdes nga kunder indikimet në prani të problemeve të mëlçisë dhe veshkave.


Domatet dhe mollët kurat popullore natyrale për mushkëritë dhe ish duhanpirësit







Domatet dhe mollët janë një ilaç i mundshëm për mushkëritë dhe ish duhanpirësit. Një studim ky i kryer nga kërkuesit e Johns Hopkins, Bloomberg School of Public Health, sipas të cilit disa përbërës të pranishëm në keto dy produkte ushqimore mund të ndihmojnë  që te luftojnë bronkitin akut ose emfizemën pulmonare e cila  rezulton e  dëmtuar si rrjelloje  e grumbulludhimeve  gjatë viteve të përdorimit  dhe pirjes së duhanit.

Do te ishte e nevojshme perdorimi i tre mollëve ose dy domateve në ditë për të ndihmuar mushkëritë e ish duhanpirësve si dhe  për të përshpejtuar shërimin nga dëmet e grumbulluara. Sipas studiuesve amerikanë, përfitimet qe sjellin keto dy produkte  do të luftonin patologjitë  e mbledhura  në përkufizimin më të përgjithshëm të çrregullimeve pulmonare obstruktive kronike ose COPD (çrregullim kronik obstruktiv pulmonar).

Studimi mbi marrëdhëniet midis dietës dhe funksioneve të mushkërive ka parë që hulumtuesit te monitorojnë sjelljet dhe profilet klinike të mbi 650 të rriturve. Publikimi zyrtar i rezultateve u be  në Journal European Respiratory Journal. Testet shqyrtuan aftësinë e mushkërive per te thithur oksigjen në trup dhe për ta nxjerre  atë, duke regjistruar të dhënat në fillim të hulumtimit dhe me pas me kalimin e  10 viteve.

Përfitimet e dietës së mushkërive kanë qenë të dukshme për të gjithë, ndonëse në duhanpirësit e mëparshëm ka pasur një marrëdhënie edhe më të ngushtë midis ngrënies së shëndetshme dhe kushteve më të mira të mushkërive. Siç është thënë nga Dr. Vanessa Garcia-Larsen, autorja kryesore e   hulumtimit:

Ky studim tregon se dieta mund të ndihmojë në riparimin e dëmtimit të mushkërive tek njerëzit që lënë duhanin. Gjithashtu sugjerohet që një dietë e pasur me fruta  mund të ngadalësojë procesin e plakjes natyrale të mushkërive edhe nëse nuk keni pirë kurrë duhan.




Rezultatet mbështesin nevojën e  rekomandimeve dietike, veçanërisht për njerëzit qe shfaqen ne  rrezik   të semundjeve të frymëmarrjes, siç është COPD.

Meditimi Taoist : praktikat dhe te mirat


Meditimi Taoist është një nga teknikat më të vjetra medituese dhe është i lindur në Kinë. Nuk ekziston  një grup i vërtetë ushtrimesh që mund të aplikohen në mënyrë të standartizuar, për këdo që dëshiron të përdorë këtë praktikë, si dhe disa indikacione të përgjithshme që pastaj duhet të personalizohen nga praktikuesi nën drejtimin e një mësuesi  ekspert. Është një praktikë që me kalimin e kohës do të çojë në lirimin e mendjes tuaj duke ndihmuar energjinë tuaj jetësore që të rrjedhë lirshëm në trup.


Pikërisht për shkak të këtij kërkimi të përsosmërise së brendshme përmes zhvillimit dhe qarkullimit të lirë të energjisë te trupin tone , të quajtur Qi ose Chi, meditimi Taoist ndryshon nga teknikat e tjera meditative. Gjatë praktikës do të mësoni gjithashtu që të ribalanconi pjesët Yin dhe Yang të trupit, me qëllim që të kete nje rrjedhshmeri te lirshme dhe qe nuk ndërhyn, me energjinë e botës qe na rrethon. Mënyra e vlefshme për t'iu afruar meditimit taoist eshte ndjekja e kurseve të Tai Chi Chuan (i quajtur edhe "meditim i lëvizjes") dhe Qi Gong.



Përshkrimi

Për të filluar praktikimin e meditimit taoist, së pari duhet të uleni në një ambient të rehatshëm dhe të gjeni një pozicion të qëndrueshëm dhe komod. Me pas keshillohet qe muskujt duhet te jene te c,tensionuar dhe te relaksuar  . Pasi të keni arritur këtë veprim  optimal ju mund të filloni me hapin e parë themelor: me  rregullimin e  frymëmarrjes dhe qendrimit ne gjendje te qete e te relaksuar komplet ,duke zhdukur cdo mendim kontradiktor brenda mendjes.


Në mënyrë që të gjeni ritmin e duhur për frymëmarrjen tuaj, ju duhet të merrni frymë duke fryrë diafragmën, duke u fokusuar në ajrin që hyn dhe del nga vrimat e hundës. Ky hap i parë në vetvete paraqet një mënyrë për të qetësuar vorbullën e mendimeve dhe për të dhënë një ndjenjë të parë të qetësisë në sistemin nervor qendror.


Në këto faza të para të meditimit taoist, praktikuesi do të mësojë të relaksohet, të korrigjojë ne menyre te drejtë trupin e tij dhe të arrijë stabilitetin  nëpërmjet frymëmarrjes dhe zhvillimit të aftësive që lidhen me proprioceptimin. Është hapi i parë i asaj që quhet "Ru Jin" ose "agjërimi i mendjes", me të cilin praktikohet një teknike medituese .

Hapi i dytë i atyre që afrohen përmes "Ru Jin" në meditimin taoist është ai në të cilin te arrihet  aftësia për të liruar tërësisht mendjen , duke krijuar nje gjendje  "boshllëku" brenda vetes. Kjo fazë është ajo në të cilën arrihet një paqe e vërtetë e brendshme, duke u ndjerë pjesë e së gjithckaje . Kjo teknikë do të lejojë zhbllokimin e Qi-t ndoshta "të bllokuar" në disa zona të trupit dhe të zhvillojë potencialin e saj.

Nëpërmjet praktikës do të jetë gjithashtu e mundur  afrimi i nje meditimi taoist më të orientuar drejt shikueshmerise , të realizuar përmes teknikës "Cun Si". Në këtë rast do të jetë e nevojshme të vizualizohen brenda mendjes disa imazhe të zgjedhura qëllimisht, jo rezultat i një rrjedhe kaotike të mendimeve, për të kundërshtuar kushtet e stresit dhe energjinë negative që ndodhen brenda trupit.



Te mirat dhe përfitimet

Nëpërmjet meditimit taoist është e mundur që të luftohet ankthi dhe stresi, duke krijuar ne kete menyre  me shume vetebindje  dhe besim ne vetvete per  provat dhe problemet e dites. Falë kësaj praktike ne do të përmirësojmë përqendrimin tonë , si dhe te kemi nje miresi dhe per sa i perket  punës dhe studimit.

Sipas disa studimeve, meditimi taoist gjithashtu ndihmon për  mbajtjen  një  lartë te sistemit imun. Një përfitim ky i  pjeseshem dhe si rrjelloje   rezultat i aftësisë së kësaj praktike për të kontrolluar stresin, i cili konsiderohet një armik i njohur i sistemit imunitar. Falë kësaj teknike meditimi do të krijoni një aftësi më të madhe për t'i rezistuar gjendjeve  të frikës,ankthit, pasigurisë dhe mungesës së vullnetit.

Te hash ne te njejten ore ,nje kure natyrale kunder cmendurise



Te ushqehesh e te hash  në të njëjtën kohë mund të na  ndihmojë per të luftuar çmendurine gjithashtu kjo menyre eshte konsideruar  një kure natyrale  për shmangjen e  ndonjë çrregullimi të gjumit dhe zemrës. Kjo është zbuluar nga një studim i ri i kryer nga Universiteti i Kalifornisë, rezultatet e të cilave mund të përmirësojnë cilësinë e jetës së të gjithë njerëzve dhe gjithashtu te pacientëve me sëmundje të pashërueshme neurodegjenerative.

Në mënyrë të veçantë, thuhet se te hash  rregullsisht ne te njejten kohe rrit espresionin e gjeneve në atë rajon të trurit të lidhur me kontrollin e trupit, të cilat shpesh degjenerojnë në sëmundje të Hantingtonit (HD), një sëmundje gjenetike neurodegjenerative që për fat të keq ende sot prek shumë njerëz, sidomos në Evropë.

 Aktualisht nuk  ka kura per shërimin  e sëmundjes se Huntingtonit, prandaj në këtë kontekst të hulumtimit ajo ka për qëllim të japë një nxitje të madhe për të ndjekur një dietë të shëndetshme në bazë të vakteve të rregullta: në fakt, të hani në të njëjtën kohë jo vetëm përmirëson cilësinë e jetës, por ngadalëson edhe progresion e sëmundjeve për ata pacientë që vuajnë nga   çmenduria.

Per momentin Studimi u krye me sukses në minjte laboratorik te cilet  pas tre muajve të vakteve të rregullta, të bëra në të njëjtën kohë, kane treguar përmirësime të konsiderueshme në aktivitetet motorike - një nga shkaqet  kryesore të sëmundjes së Hantingtonit, ne frekuencen e zemrës dhe të cilësisë e gjumit. 

Ashtu siç ishte parashikuar, edhe pse hulumtimi ende nuk është kryer mbi njerëzit, të dhënat e mbledhura tregojnë se të hahet në të njëjtën kohë mund të luajë një rol kyç në trajtimin e çmendurise dhe ndoshta përbën një ilaç të vërtetë natyror për sëmundjet që prekin trurin.

Nuk është hera e parë që hulumtimet tregojne se si të ndiqni një dietë të ekuilibruar dhe të keni një mënyrë jetese të shëndetshme mund të sjelle ne  përmirësimin e cilësise  se jetës.

 Kjo duket të jetë mënyra më e mirë për të jetuar mirë, në formë, për të parandaluar sëmundje të ndryshme (të tilla si ato që lidhen me plakjen, diabetin tip 2, kardiovaskularet dhe sëmundjet neurodegjenerative) dhe gjithashtu për të ngadalësuar përparimin e çmendurise si dhe atyre njerëzve të cilët janë të prekur nga kjo semundje.
loading...