Meditimi Taoist : praktikat dhe te mirat
Meditimi Taoist është një nga teknikat më të vjetra medituese dhe është i lindur në Kinë. Nuk ekziston një grup i vërtetë ushtrimesh që mund të aplikohen në mënyrë të standartizuar, për këdo që dëshiron të përdorë këtë praktikë, si dhe disa indikacione të përgjithshme që pastaj duhet të personalizohen nga praktikuesi nën drejtimin e një mësuesi ekspert. Është një praktikë që me kalimin e kohës do të çojë në lirimin e mendjes tuaj duke ndihmuar energjinë tuaj jetësore që të rrjedhë lirshëm në trup.
Pikërisht për shkak të këtij kërkimi të përsosmërise së brendshme përmes zhvillimit dhe qarkullimit të lirë të energjisë te trupin tone , të quajtur Qi ose Chi, meditimi Taoist ndryshon nga teknikat e tjera meditative. Gjatë praktikës do të mësoni gjithashtu që të ribalanconi pjesët Yin dhe Yang të trupit, me qëllim që të kete nje rrjedhshmeri te lirshme dhe qe nuk ndërhyn, me energjinë e botës qe na rrethon. Mënyra e vlefshme për t'iu afruar meditimit taoist eshte ndjekja e kurseve të Tai Chi Chuan (i quajtur edhe "meditim i lëvizjes") dhe Qi Gong.
Përshkrimi
Për të filluar praktikimin e meditimit taoist, së pari duhet të uleni në një ambient të rehatshëm dhe të gjeni një pozicion të qëndrueshëm dhe komod. Me pas keshillohet qe muskujt duhet te jene te c,tensionuar dhe te relaksuar . Pasi të keni arritur këtë veprim optimal ju mund të filloni me hapin e parë themelor: me rregullimin e frymëmarrjes dhe qendrimit ne gjendje te qete e te relaksuar komplet ,duke zhdukur cdo mendim kontradiktor brenda mendjes.
Në mënyrë që të gjeni ritmin e duhur për frymëmarrjen tuaj, ju duhet të merrni frymë duke fryrë diafragmën, duke u fokusuar në ajrin që hyn dhe del nga vrimat e hundës. Ky hap i parë në vetvete paraqet një mënyrë për të qetësuar vorbullën e mendimeve dhe për të dhënë një ndjenjë të parë të qetësisë në sistemin nervor qendror.
Në këto faza të para të meditimit taoist, praktikuesi do të mësojë të relaksohet, të korrigjojë ne menyre te drejtë trupin e tij dhe të arrijë stabilitetin nëpërmjet frymëmarrjes dhe zhvillimit të aftësive që lidhen me proprioceptimin. Është hapi i parë i asaj që quhet "Ru Jin" ose "agjërimi i mendjes", me të cilin praktikohet një teknike medituese .
Hapi i dytë i atyre që afrohen përmes "Ru Jin" në meditimin taoist është ai në të cilin te arrihet aftësia për të liruar tërësisht mendjen , duke krijuar nje gjendje "boshllëku" brenda vetes. Kjo fazë është ajo në të cilën arrihet një paqe e vërtetë e brendshme, duke u ndjerë pjesë e së gjithckaje . Kjo teknikë do të lejojë zhbllokimin e Qi-t ndoshta "të bllokuar" në disa zona të trupit dhe të zhvillojë potencialin e saj.
Nëpërmjet praktikës do të jetë gjithashtu e mundur afrimi i nje meditimi taoist më të orientuar drejt shikueshmerise , të realizuar përmes teknikës "Cun Si". Në këtë rast do të jetë e nevojshme të vizualizohen brenda mendjes disa imazhe të zgjedhura qëllimisht, jo rezultat i një rrjedhe kaotike të mendimeve, për të kundërshtuar kushtet e stresit dhe energjinë negative që ndodhen brenda trupit.
Te mirat dhe përfitimet
Nëpërmjet meditimit taoist është e mundur që të luftohet ankthi dhe stresi, duke krijuar ne kete menyre me shume vetebindje dhe besim ne vetvete per provat dhe problemet e dites. Falë kësaj praktike ne do të përmirësojmë përqendrimin tonë , si dhe te kemi nje miresi dhe per sa i perket punës dhe studimit.
Sipas disa studimeve, meditimi taoist gjithashtu ndihmon për mbajtjen një lartë te sistemit imun. Një përfitim ky i pjeseshem dhe si rrjelloje rezultat i aftësisë së kësaj praktike për të kontrolluar stresin, i cili konsiderohet një armik i njohur i sistemit imunitar. Falë kësaj teknike meditimi do të krijoni një aftësi më të madhe për t'i rezistuar gjendjeve të frikës,ankthit, pasigurisë dhe mungesës së vullnetit.
loading...