Dallimi në mes të hekurit të përfshirë në mish dhe në perime.
Hekuri i përfshirë në mish dhe derivatet e tij quhen heme i cili përgjithësisht absorbohet më lehtë nga trupi ynë sesa ai që gjendet tek bimët, te cilat në kete rast quhen jo heme.
Megjithatë, ne kete rast ekzistojne strategji të ndryshme për të rritur aftësinë e trupit tonë për asimilimin e hekurit që gjendet tek perimet dhe bimet. Metodat më të mira ne kete rast janë: - ngrenia e ushqimeve të pasura me vitaminë C: konsumimi i ketyre ushqimeve së bashku me ushqimet e pasura me hekur shtojne mundesine e absorbimit deri në 300 për qind me shume .
Shmangni:
kafeja dhe çaji pas ngrënies: të dyja reduktojnë ndjeshëm absorbimin e hekurit;
Përdorni tenxhere hekuri:
Duke përdorur enë hekuri për gatimin e ushqimit mund të rrisni ndjeshëm përmbajtjen e hekurit .
Kjo ndodh sidomos dhe vecanerisht kur gatuhen ushqimet acidike siç janë domatet.
Nëse keni mangesi hekuri, ju do te ndiheni të lodhur:
Të ndiheni i lodhur është një nga simptomat më të zakonshme të mungesës së hekurit. Ky faktor godet më shumë se gjysmen e njerëzve kudo ne bote.
Kjo ndodh sepse trupi ynë ka nevojë për hekur për të krijuar një proteinë të quajtur hemoglobinë, e cila gjendet në qelizat (rruazat ) e kuqe të gjakut. Hemoglobina ndihmon në sjelljen e oksigjenit tek qelizat.
Nëse nuk ka mjaftueshem, indet dhe muskujt thithin më pak oksigjen.
Kujdes nga zbehja e fytyrës:
Lëkura e zbehtë e fytyrës është një tjetër simptomë shumë e zakonshme.
Hemoglobina në të vërtetë i jep ngjyrën e kuqe gjakut, kështu që nëse ka pak hekur, gjaku është më pak i kuq.
Kjo zbehje mund të ndikojë në të gjithë trupin por gjithashtu dhe mund të limitohet në pjesë, të tilla si fytyra, mishrat e dhembeve ose brenda buzëve, deri në thonjtë.
Është një nga gjërat e para që mjekët shikojnë dhe kuptojne nëse ka mungesë hekuri.
Home »
te ushqyerit
» A e dini se si mund te asimiloni me mire hekurin ?
A e dini se si mund te asimiloni me mire hekurin ?
loading...