Aloe vera bima e shendetit

Shpesh theritet bima e mrekullise , ose ndryshe sheruesja natyrore

Konsumimi i molles jeshile sjell shume te mira ne jeten tone

Molla e gjelbër është shumë e shëndetshme si dhe lufton ne parandalimin e semundjeve.

10 Ushqimet qe mund te konsumojme cdo dite per nje diete te mire

Dëshironi të ndiqni një dietë të shëndetshme por nuk e dini ku të filloni?

Obeziteti infantil gjithe gabimet e keshillat

Edukimi alimentar (ushqimor)mbetet jetesor

Fjala e dites pastrimi i trupit ,depuracioni me ane te dietave dhe levizjes

Kur natyra pergatitet per ndryshim eshte momenti i duhur per rinovimin e depuracionin e trupit

Mungesa e jodit e gjithe ajo qe duhet te dish

Mangësia e Jodit është një problem serioz shëndetësor që mund të ju vëri në rrezik


Jodi është thelbësor për prodhimin e hormoneve tiroide dhe për funksionimin e duhur të tiroides dhe kjo mangësi mund të çojë në hypothyroidism, ciste te gjirit, abort, lindje të parakohshme, vonim mendor dhe defekte të tjera të lindjes. 


Çfarë është ajo 

Jodi është një element kimik i nevojshëm për prodhimin e hormoneve tiroide. Trupi i njeriut  nuk prodhon  jod, kështu që ai merret me ane te  ushqimit. Kur trupi nuk merr sasinë e kërkuar të jodit, nuk mund të prodhojë hormonet e mjaftueshme tiroide, kështu mangësia e jodit çon në një zgjerim të tiroideve, (në terma popullore), goiter dhe hypothyroidism. Përveç kësaj, gratë shtatzëna që vuajnë nga kjo mangësi mund të lindin fëmijë me prapambetje mendore. 
Tiroidja është një gjëndër që rregullon shumë proceset metabolike, të tilla si zhvillimin e trupit dhe prodhimin e energjisë. Hormonet tiroide rregullojne proceset metabolike dhe zhvillimin e të gjithë trupit. Ato gjithashtu ndihmojnë funksionimin e duhur të trurit. 

simptomat 

Mangësia e  Jodit është një problem serioz që mund të godase kedo   në çdo moshë. Simptomet e kësaj mangësie janë: 

• hypothyroidism; 
• lodhje; 
• akumulimin e shtimi i peshes se tepert; 
• depresionini; 
• goiter; 
• cistet e gjirit; 
• Komplikimet gjatë shtatzënisë. 

Pa sasine e   duhur të jodit, tiroidja fillon të rritet gradualisht. Me rritjen e tiroides, mund të ndodhin edhe disa probleme. Njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje mund të kenë probleme me frymëmarrjen dhe gelltitjen. 
Jodi është shumë i rëndësishm për gratë shtatzëna ose ato qe  ushqejne femijet me gji dhe mungesa e tij e rëndë është e lidhur me abortet, lindje të parakohshme ose defektet e lindjes në të sapolindur. 
Foshnjet e lindura nga nënat të cilat kanë përjetuar mungesën e jodit gjatë lindjes së fëmijës, mund të përballen me probleme serioze shëndetësore si te vonuar mendor, zhvillim te dobët ose të sëmundjeve të tjera të syrit ose të dëgjimit. 

Shkaqet dhe mungesa e jodit 

Shkaku kryesor i mungeses se jodit është nje dietë e varfër që nuk i jep trupit kontributin e nevojshëm. Prandaj, për të shmangur këtë mangësi, është e nevojshme që të përfshijmë në ushqimet tona nje dietë të pasur me jod. 

Futje e rekomanduar ditore e jodit 

• 150 mikrogramë për meshkujt 
• 120 mikrogramë për femrat 
• 150 mikrogramë për femrat shtatzëna 
• 170 mikrogramë për femrat që ushqeni me gji 
• 70-100 mikrogramë për fëmijë 
• 50 deri 60 mikrogramë për moshen infantile. 

Burimet natyrore të jodit 

Masa kryesore për të parandaluar mangësine e jodit është konsumi i ushqimeve të pasura me këtë elementv kimik të nevojshme për trupin. Shumat më të mëdha janë gjetur në kripë te jodizuar. 

Burimet kryesore janë: 

• bukë 
• djathë 
• Qumështi i lopës 
• vezë 
• kos 
• kripë tryezë me jod 
• peshk 
• alga deti 
• clams, midhjet, 
• qumësht soje 
• salcë soje 
• lakër 
• brokoli 
• lulelakër. 

Për më tepër, jod gjithashtu mund të merren shtese integratoret ushqimore dhe multivitaminat.

Zgjidhje të vogla në kushtet e shtepise per puçrrat

Një puçërr e shëmtuar, qe mund tju prishi humorin pa filluar dita mire


Shikoheni ne pasqyre ne mengjes sapo zgjoheni akoma ashtu te pergjumur    dhe  vini re me zhgënjim të madh  një të kuqe të vogël te ënjtur  mbi mjekëren tuaj ose në ballin tuaj:është një puçërr e shëmtuar, qe mund tju prishi humorin pa filluar dita mire   Kjo sigurisht nuk është mënyra më e mirë për t'u përgatitur për punë e shkollë ne mengjes heret ...


Këtu janë disa zgjidhje të vogla qe po ofrojme me kura e mjekime popullore natyrale   të bëra vetë në kushtet e shtepise te cilat mund të ju ndihmojë për të hequr qafe sa më shpejt të jetë e mundur kete  mysafir te padëshiruar:

1 pastë dhëmbësh

Kjo është një metodë e thjeshtë dhe nuk është thënë se ajo mund te kete në fuqi në të gjitha llojet e lëkurës. Lagni fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë, pastaj  mbuloni  puçrren me pak  pastë dhëmbësh. Lëreni atë në veprim për pesëmbëdhjetë minuta (ose te pakten deri sa nuk mund tju shkaktoje nje irritim te mundeshem ,dhe djegje pra koha mund te jete dhe me e paket )  pastaj me kujdes hiqeni atë me ujë.
Pasta e dhëmbëve  duhet tju  ndihmojë për të perthare  puçrren, duke e bërë atë të zhduket shumë shpejt. Megjithatë, mos harroni se nuk duhet ta aplikoni kurre mbi fytyrë sikur te ishte  një maskë, sepse mund te shkaktohen skuqje, djegie dhe kruarje!

2 bikarbonat natriumi

Perzieni një lugë çaji sode buke me një lugë çaji me ujë dhe aplikojeni masen e krijuar  mbi puçërr, duke e lënë atë për një çerek ore.Bikarbonati duhet te perthaje puçrren, ose te pakten te reduktoje  madhësine e tyre, kjo metode aplikohet derisa të zhduket.


3 uthull të bardhë

Hidhni disa pika uthull të bardhë në një cop pambuku dhe pastaj aplikojeni atë mbi puçërr për disa minuta, duke e shtypur lehtë ate . Në këtë mënyrë, ju duhet të përshpejtoni zhdukjen e tyre.

4 Limon

Metoda është e njëjtë me atë të përdorur për uthullen: Hidhni disa pika lëng limoni në një cop pambuku dhe pastaj aplikojeni  atë mbi puçërr per ta pertharë atë dhe keshtu qe ju mund   të shpëtoni prej tyre më shpejt.

5 Akull

Akulli është shumë i dobishm në uljen e inflamacionit dhe ënjtjen në fytyrën e tuaj: për këtë arsye, ai mund të jetë i efekteshem për lehtësimin ,skuqjen dhe ënjtjen e shkaktuar nga keto pucrra.    Merrni një kub akulli dhe vendoseni mbi puçërr ose zonën që ju dëshironi.

6 Hudhër

Merrni disa feta hudhër  dhe me to te fshini mbi puçërr dhe ne çdo pikë te zeze  që ju doni të hiqni e : pavarësisht erës se keqe qe hurdha ka , ajo do tju ndihmojë për të pastruar lëkurën. Për këtë arsye, kjo metode  duhet  të përsëritet  disa herë në ditë.

Kujtohuni 

Kujtohuni se nuk ka dhe nuk egziztojne  mjete universale per , të gjitha tipet, dhe llojet e ndryshme të lëkurës te cilat mund reagojnë shumë ndryshe ndaj  trajtimit ne të cilin ata i janë nënshtruar dhe të substancave me të cilatata janë  trajtuar. Dhe në qoftë se lëkura juaj është veçanërisht e ndjeshme, ose në qoftë se ju vuani nga aknet, sëmundje të caktuara ,apo alergji, evitoni qe ti beni gjerat  vetë dhe këshillohuni  me një specialist perkates.




Mjalti i paperpunuar alternative natyrale kundra baktereve super rrezistente

Nga mjalti  i  papërpunuar mund të lind një shpresë e re për të luftuar  bakteret super-rezistente 


 Ato baktere që nuk janë më të shkatërrueshme nga antibiotikët e  përgjithshem. 

Tani fokusi i shkencës kthehet nga  mjalta e papërpunuar si  dhe rreth 13 llojeve te mikroorganizmave, dhe disa baktereve vërtetë të mira që ajo  përmban. Ndoshta ky lloj i mikrobeve të mund të përdoret si një alternativë për antibiotikët në luftë kundër baktereve super rezistente. 


Hulumtimi në fjalë është kryer në Suedi, nga ekspertët e Universitetit te Lundit. Studiuesit i referohen në veçanti baktereve super-rezistente të  MRSA dhe  Staphylococcus -rezistente ndaj methicillines
Mikroorganizmat qe permban mjalti mbeten aktive dhe luajne nje rol  dezinfektues.


Të njëjtat baktere të mira, megjithatë, nuk jane te   pranishme në mjaltin e perpunuar qe  shitet në supermarkete, pasi ky produkt  i është nënshtruar proceseve industriale të afta që të shkatërrojne këto karakteristika.
Mjalti  i papërpunuar mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të baktereve super-rezistente si në vendet e industrializuara dhe në vendet në zhvillim ku ky ushqim është lehtësisht në dispozicion

Aplikimi i mjaltit në lëkurë, si një dezinfektues perdoret prej shekujsh , por megjithate shkenca akoma  nuk ka testuar ende efektivitetin e mjaltit të papërpunuar mbi plagët e njeriut.

 Sipas ekspertëve, mjalti i papërpunuar, eshte një ushqim i gjallë, nëse përdoret si dezinfektues, mund të jetë efektiv kundër një spektri të gjerë  bakteresh. 


Vaji i rigonit ne ndihme te shume problemeve shendetesore : 10 keshilla perdorimi

Vaj esencial i  rigonit  është një ilaç natyral me të vërtetë shume i vlefshem për t'u kujdesur për shëndetin e tone. Ai ka veti shumë të dobishme dhe kryesisht  përdoret për trajtimin e crregullimeve të frymëmarrjes, si pershembull e  ftohura e zakonshme.



Një nga substancat e dobishme të vajit esencial te rigonit është Carvacroli, qe eshte i dobishem për të kundershtuar përhapjen e viruseve dhe baktereve të ndryshme  .

 Këtu do te gjeni  disa nga përdorimet e mundshme e thelbësore te vajit te rigonit. 


1) Avujt

Një nga menyrat më të popullarizuara të përdorimit te vajit esencial te rigonit është përgatitja e avujve për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe për lehtësimin e mbingarkesës në hundë si dhe traktit respirator. Thjesht hidhni dy apo tri pika vaj esencial të rigonit në një tenxhere me ujë të valuar dhe thithni avujt për disa minuta. Ju mund ta kombinoni ate duke e perziere  me  një lugë te vogel 
(çaji ) sode buke, e cila ndihmon për të zbutur mukozën e hundës. 

2) Pastë dhëmbësh 

Kush është mesuar  zakonisht te përgatisë forma te ndryshme    pasta dhëmbësh,ne shtëpi,si per shembull  soda e bukes  ose argjila e bardhë, apo me, xhel nga aloe vera ose glicerina,  mund ti shtoje ketyre produkteve nje pike vaj nga ai i rigonit i cili ndihmon 
, si nje aromë  freskuese dhe si dizinfektuese ,sepse ai eshte kundra baktereve (antibakterial). 


3) Aromaterapia 

Vaj esencial i rigonit është një nga më të përdorurit, së bashku me vajin esencial të trumzës, eukaliptit apo pishes, ai perdoret per ti dhene arome si dhe pastron e mikrobet ne  shtëpi, sidomos në rastin e gripit dhe sëmundjeve të frymëmarrjes. Per te leshuar arome llogarisni qe te digjni  një pikë të vetme të ketij vaji  në  nje metër katror sipas madhësise  se dhomës ku ju e vendosni atë. 

4) Astma dhe bronkiti

Në rastin e azmës dhe bronkitit, por edhe nga alergjitë dhe bllokimet e rrugëve të frymëmarrjes, mund të jetë i dobishem  ne perdorim duke  holluar 2 ose 3 pika vaj rigon  në 30 ml vaj bazë (vegjetal) duke  masazhuar kete  përzierje mbi gjoks dhe fyt.

5) Artriti 

Për shqetesimet e  dhimbshme që mund të përfshijnë artritin, sindromi i  kyçeve ( nyjeve) të dorës, dhëmbjeve te muskujve dhe reumatizmit, holloni  dy ose tre pika vaj esencial nga ai i rigonit në një sasi të vogël të vajit vegjetal  dhe me te  masazhoni here pas here  'zonat e prekura nga ky problem. 

6) Dhimbjet menstruale   

Për të lehtësuar dhimbjet menstruale ose simptomat e sindromit premenstrual, hillni 8 deri në 10 pika vaj esencial nga ai i rigonit  në vasken e banjes. Ose nje tjeter metode eshte ajo e hedhjes  se dy ose tre pikave nga  vaji  i  bajames  ose vaji i ullirit ekstra i virgjër, dhe  me to ferkoni  barkun si dhe pjesen e poshteme te shpines.

7) Mbrojtja e imunitetit

Për të përmirësuar sistemin mbrojtjes e imunitetit, pas kalimit te nje  një sëmundje ose gjatë nje konvaleshence, ju mund të përdorni disa pika vaj esencial (mund te  merrni vetëm dy ose tre pika) në një aromatizues , qe digjet dhe cliron avuj dhe arome . Në këtë mënyrë trupi juaj do të përfitojnë nga efektet e Aromaterapise.

8) Dispepsia 

Vaji i  rigonit ka veti të tilla qe ndihmon tretjen e ushqimit. Për këtë arsye, përdorimi i tij, gjithashtu për përdorim të jashtëm, mund të jetë i dobishem për të lehtësuar ndërhyrjet e  shkaktuara nga dispepsia. Këshillohet një sasi e  vogël e holluar - gjithmonë dy ose tre pika -  vaj rigoni me vaj vegjetal ,ne menyre qe te ferkohet mbi gjoks dhe bark. 

9) Antibiotik natyror 

Disa studime të kohëve të fundit kanë treguar veprimtarinë e vajit te  rigonit  kundër 5 lloje të ndryshme baktersh.Aktiviteti më i lartë është vërejtur në lidhje me "E.coli. Kjo sugjeron se vaji i rigonit mund të përdoret rregullisht për të ruajtur shëndetin e zorrëve dhe për të luftuar infeksionet. Vaji i rigonit është përdorur kryesisht si një difuser për Aromaterapi dhe masazhim

10) Celulitin dhe qarkullimin limfatik 



Së fundi, masazhimet  me vaj esencial nga ai i  rigonit i  holluar me vaj vegjetal  konsiderohen të dobishme, nëse ky masazhim  kryhet në vazhdimësi, ndihmon për të stimuluar qarkullimin limfatik si  dhe për luftimin dhe parandalimin e celulitit. 

Nganjehere vaji i rigonit 'mund te acaroje lehtesisht  lëkurën, , për të ndihmuar në eliminimin e ketij problrmi ju ftojme te ndiqni keshillat .

Vaji esencial i rigonit është shumë i efekteshem, por jo pa të meta. 
Përdorimi i ketij vaji tek fëmijët dhe , gratë shtatzëna duhet te behet me kujdes . Mos aplikoni vaj esencial rigoni  të pa holluar  në lëkurë. Hollojeni  atë me vaj perimesh dhe  përdoreni atë në sasi të vogla.

 Holloni    2 ose 3 pika vaj  rigoni në të paktën 30 ml vaj perimesh
sipas   zgjedhjes suaj (të tilla si vaji i  bajames, vaji i  ullirit  ose ai i  kokosit). Kush është alergjik ndaj trumzës, nenexhikut, borzilokut ose sherebelës mund të jete  i ndjeshem edhe nga rigoni , si pjesë e së njëjtës familje bimësh. Nëse përdoret i paholluar në lëkurë mund të shkaktojë iritim. Për këtë, ne rekomandojmë dhe një herë shkrirjen e hollimin ne sasi shumë të ulëta.

Hurdha ne lufte kundra qelizave kancerogjene

Hurdha ka ne permmajtje squfur i cili sulmon qelizat e kancerit

Shoqata Amerikane e Kancerit thotë se vetia dhe permbajtja e caktuar e hudhrës, i tille si squfuri mund te ndihmojne per të luftuar kancerin. squfuri sulmon qelizat e kancerit, duke i mposhtur dhe duke i  lene qe te  vdesin ne menyre natyrale. Përveç kësaj, shkencëtarët besojnë se komponentet e  hudhrës ndihmojne për të bllokuar agjentin " Helicobacterial pylori " (kancerit të stomakut). 


Shoqata Amerikane e Kancerit thotë se shkencëtarët do te vazhdojnë të studiojne ndikimin e hudhrës në luftën kundër kancerit. Ata konstatuan se hudhra forcon sistemin imunitar,  lufton bakteret, infeksionet funxhikale,(mykut) dhe heq dhimbjet në stomak si dhe ben mire per  abdominalet e barkut. 
Hudhra ul rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë dhe e redukton kete  mundesi ne 10-50 për qind. 

Shkencëtarët në Institutin Nanjing  ne Kinë kane kryer një studim për të shqyrtuar efektet  anti-kancer tek njerëzit që kishin konsumuar Allium (hudher ) ne familjet e perimeve vegjetale  kane ne përmbajtje  bazë  squfuri, të tilla si hudhra e , qepa, te pakten  më shumë se një herë një javë. Ata gjetën se hudhra ul rrezikun e kancerit esophageal ( te ezofagut)  pothuajse  70 për qind  dhe ate  të stomakut  60 për qind.

 Si mund ta konsumojme ate

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të rriturit të konsumojnë një sasi të caktuar të hurdhes për të shfrytëzuar te mirat dhe vetite e saj anticancer ( kundra kancerit). 

Rrekomandohet që sasi të ndryshme në varësi të kompleksit. Të rriturit duhet të konsumojnë rreth nje thelpi hudher ,ose  0,4-1,2 g pluhur të hudhrës se thate ,ose  2-5 mg te vajit te hudhrës, ose 300-1000 mg në ditë te ekstraktit te hudhrës. 
  
hudhra  mund të jenë e dëmshme nese konsumohet shume. Konsumi i tepërt shkakton dhimbje stomaku, dhimbje barku, diarre dhe vjellje.

Aloe vera kunder pucrrave dhe shenjave te tyre

Aloe Vera është një ilaç efektiv natyror për puçrrat e fytyres, aloe vera forever living

Për shkak të vetive të të saj shumë   të dobishme Aloe Vera është një ilaç efektiv natyror për puçrrat e fytyres, një problem shumë i zakonshm, sidomos në mesin e të rinjve, i cili shkakton probleme të shumta fizike dhe psikologjike. 

Siç e dimë, puçrra është favorizuar nga një hiper-prodhim i sebum (seborrhea), e cilia përcakton shfaqjen e  njollave te zeza , në lëkurë të fytyrës, simptomat e këtij çrregullimi, jane plagët të cilat mund të mbeten te pashlyeshme në fytyrë. 


Aloe Vera ka një funksion të dyfishtë  per kontrastin e  puçrrave ne  fytyre . Nga njëra anë, në sajë të veprimit anti-inflamator i cili e bën të përshtatshme për trajtimin e djegieve, plagëve dhe carjeve, mund të përdoret dhe për të zbutur simptomat e puçrrave ne fytyre. Në këtë rast,duke u  aplikuar në formën e xhelit, kremit ose sapunit (aloe shampo) direkt e në lëkurë, ndihmon  për të lehtësuar inflamacionin dhe fryrjet,enjtjet ,ashtu dhe  është nje  rregullator  i yndyres se fytyres. 

Nga ana tjetër, në sajë të vetive antiseptike dhe antibacteriale qe ka , lëngu i  Aloe Veras  është i mirë për njerëzit qe kane imunitet të ulët - qe sic dihet  ata janë shpesh viktima të puçrra ne fytyre - për shkak se ajo është në gjendje të stimulojë mbrojtjen tonë, përshpejtimin e procesit te  shërimin te lëkurës, duke e çliruar atë nga akumulimi i toksinave dhe substancave të dëmshme. 


Për këto arsye, xheli i Aloe Veras  ështe, është një zgjidhje e shkëlqyer natyrale për të luftuar simptomat e puçrrave se  fytyres dhe në përgjithësi për të përmirësuar mirëqenien e përgjithshme dhe shëndetin e personit 

Bej vete: si te besh ne shtepi nje krem per duart

Për një krem të gjithin-natyral qe është shume i lehtë për tu pergatitur i cili ka shumë kalori, por eshte gjithashtu edhe rifreskues , ju nevojitet: 



3 lugë kafeje ,dyll bletesh
3 lugë vaj kokosi
1/3 filxhan gjalpë kakao 
1/3 filxhan vaj jojobe
7 pika vaj  të karameles se  mentes 
6 pika vaj esencial të eukaliptit


pothuajse te gjitha jane vajra me esenca te ndryshme qe mund te gjenden ne farmaci ose erboristeri .

Si  të përgatitisim kete krem:

 Vendos dyllin e bleteve, vajin e  kokosit, gjalpin e  kakaos, dhe vajin e  jojobas në një tenxhere metalike të madhe të mjaftueshme. Me zjarr te ulët, perzieni  vazhdimisht duke u siguruar që të gjithë përbërësit janë duke u tretur dhe, pasi e  heqim atë nga të zjarri, vazhdojmë  ta përzierjeme  për rreth 2 minuta  të  mira. 

Shtoni esencen e vajit te karameles mente dhe ate te eukaliptit dhe perzieni çdo gjë mirë.

 Hidhini në një kavanoz  prej qelqi,dhe  prisni qe masa e krijuar te ftohet duke e mbyllur  me kapak .  
Ky krem duarsh eshte  shumë rifreskues per lekuren fale vetive te vajrave te karameles se mentes  dhe eukaliptit . 



loading...