Aloe vera bima e shendetit

Shpesh theritet bima e mrekullise , ose ndryshe sheruesja natyrore

Konsumimi i molles jeshile sjell shume te mira ne jeten tone

Molla e gjelbër është shumë e shëndetshme si dhe lufton ne parandalimin e semundjeve.

10 Ushqimet qe mund te konsumojme cdo dite per nje diete te mire

Dëshironi të ndiqni një dietë të shëndetshme por nuk e dini ku të filloni?

Obeziteti infantil gjithe gabimet e keshillat

Edukimi alimentar (ushqimor)mbetet jetesor

Fjala e dites pastrimi i trupit ,depuracioni me ane te dietave dhe levizjes

Kur natyra pergatitet per ndryshim eshte momenti i duhur per rinovimin e depuracionin e trupit

Bukuri natyrale:perzierje kundra te ftohtit per lekure te thate

Nëse maskat e ​​bukurise  nuk duket të jenë te mjaftueshme për ta bërë lëkurën tuaj të butë dhe te mendafshte, provoni një pastrim me vaj ulliri i  gjithi  natyral !

Vaji i ullirit është i përkryer për hidratimin e lëkurës  për ta bërë atë të qetë dhe tju bëjë  ju ,që të harroni  ndjenjat e shëmtuara te thatësise që veçanërisht në dimër nuk duket se nuk ju lene nje moment te qete,  per sa i perket ketij problemi . Ja pra se si mund të përgatisni një pastrues që do t'ju japë rezultate të shkëlqyera. 


përbërësit: 

- 40 gr. e vaj ulliri ekstra të virgjër; 
- 30 gr. mjaltë organik; 
- 115 gr. sheqer. 

Përgatitja:

Merrni vajin dhe hidheni në enë ,ne te  shtoni  mjaltin, dhe më në fund shtoni sheqerin, përzierjeni mirë për të marrë një përzierje homogjene.
 Pastrimi juaj personal është gati. Masazhoni lëkurën për rreth një minutë dhe pastaj shplajeni me ujë të ngrohtë duke  fshire e thare fytyrën  me një peshqir të butë. 

Mos e mbani ate ne frigorifer ,per vete faktin se mjalti ngrin dhe eshte e pamundur qe ta shtrijme mbi fytyre .Kujtohuni se duhet pastruar i gjithe truku perpara se te aplikojme kete perzjerje.Shmangni zonen e syve sepse eshte nje pjese shume delikate .Perdoreni ate ne mbremje perpara se te flini .Nese mbahet e mbyllur hermetikisht ne vende te thata e te erreta kjo perzierje do te  duroje per rreth 25 dite.


Maska per nje lekure te paster e kundra pucrrave

Papastertia  dhe smogu :

 Lëkura në dimër është më e prirur që të ketë infeksione të vogla! Këtu po paraqesim 3 receta popullore te bera nga vete ju ne kushtet e shtepise si maska fytyre ,per ti dhene asaj nje shkelqim brilant  si dhe per ta  pastruar ate nga pucrat .


Një lekure e paster dhe e shkelqyeshme pa papasterti ! 
 Për të arritur dhe realizuar  ëndrrën tuaj per nje fytyre me pamje engjellore , provoni një nga këto 3 maska ​te bera vete qe të gjitha nga produktet natyrore: 


- Maska e kastravecit

Merrni një kastravec dhe grijeni me shtryllese  atë me gjithe lëkurë: filtrojeni me ndihmen e nje nape ( garze) futeni tulin e kastravecit ne nje enez te vogel  te cilen mund ta perdorni menjehere duke e aplikuar dhe mbajtur  ate mbi fytyre per 10  minuta. 

- Maska me karrota dhe mjaltë

Grini shume holle nje karrote shtypeni deri sa te  reduktohet  në një masë te butë pureje , dhe ne te  shtoni dy lugë mjaltë: përdoreni kete perzierje  si një maskë. Koha e veprimit 10 minuta 

- Maska me mollë dhe limon 

Grini një mollë dhe shtoni ne te lëngun e nje gjysmë limoni: shtoni një lugë çaji sheqer duke e përhapur përzierjen mbi fytyre , lëreni të veproje për të paktën 10 minuta.


Kure e bere ne shtepi kundra arterosklerozes

mjekim popullor për të parandaluar arteriosklerozën 

Kurat popullore në shtëpi janë pjesë e një trajtimi natyror për të shmangur pengimin e arterieve dhe për të parandaluar fillimin e arteriosklerozës. Nëse jeni të interesuar, këtu ju mund të gjeni një ilaç natyral te  dobishem për zemrën tuaj. 

boronica

 " licuados Atherosclerosis" është një sëmundje që mund të shkaktojë disa faktorë të rrezikshem, të tilla si hiperkolesterolemia,, hipertensioni, dhe hiperglicemia. 



Atherosclerosis është një shkak i madh i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat mund të çojnë edhe në vdekje. Prandaj, është thelbësore që të parandalohet edhe në kushtet e shtëpise me ane te kurave popullore natyrore te cilat mund të jenë shume të dobishme. 

avokado
Në mesin e këtyre mjekimeve që ju mund  të konsumoni jane lengjet e shtryllura, të cilat mund të parandalojne ngushtimin  arterial. 

 përbërësit:

½ filxhan të boronices. 
½ filxhan leng rrushi. 
1 portokall, te qeruar dhe pa fara . 
1 avokado, e qeruar  dhe e prerë në kube. 
5 arra ose bajame. 

Përgatitja 

Vendosni frutat në frullator (shtryllese), shtoni frutat e thata.Shtryllini mire . 
Nëse ju preferoni një pije me te athet , rrisni sasinë e lëngut te portokallit. 
Ky mix lengjesh është ideal që të pihet  në mëngjes duke e shoqeruar me ndonje biskote , por ju  mund ta konsumoni ate dhe mbasdite. 

Ky ilaç natyral përmban fibra,acide te omega 3 , antioksidantë natyrore dhe resveratrol. Këto përbërës veprojnë si mjekime popullore   për të parandaluar ngushtimin e arterieve. Përveç kësaj, vetite e këtyre komponentëve  plotësojnë njëri-tjetrin  për  parandalimin e formimin e arteriosklerozës. 


Kura popullore per reduktimin e acidit te urines

Acidi i  tepërt urinës në trup është i lidhur zakonisht me nje dietë të varfër.

Mirepo në nje kohe të shkurtër, ajo mund të shkaktojë disa probleme, veçanërisht në artikulacione dhe këmbë. Këtu janë disa kura e mjekime popullore natyrale për të reduktuar acidin e  urinës. 

 
  Acidi i tepërt i urinës është një nga problemet kryesore me të cilat përballen shumë njerëz në një moshë të caktuar. Ajo shkaktohet zakonisht nga një dietë e  varfër si dhe nga konsumimi i tepruar i mishit, dhe yndyrave. Përveç se mund te ndryshoni dietën tuaj, ju mund të përdorni disa kura popullore në shtëpi për të reduktuar acidin e urines urinës. 


Një nga mënyrat më të zakonshme për të reduktuar acidin e tepërt te urinës është pirja e  ujit te mollës. Ky frut është shumë i përshtatshem për këtë qëllim. Mjafton te zieni  tre mollë te copëtuara në gjysmë litër ujë për gjysmë ore. Është  pikerisht si ne rastin  e  përgatitjes se  një kompostoje. Pastaj pijeni ate , pas filtruar , gjatë gjithë ditës. 

Edhe lëngu i  limonit  është i mire  për eliminimin e acidit te  urinës së tepërt.
Ideale do të ishte  bërja e një lloj "kure me limon", ku çdo mëngjes shtrydhni lëngun e një limoni dhe pijeni atë esell për tre javë rresht. Ekspertët rekomandojnë te pihet ngadalë   për ta asimiluar ate më lehtë. 

Si gjithmonë, nje hidratim i duhur, shumë  aktivitet fizik dhe ushqim i shëndetshëm janë elementet kryesore për të parandaluar rritjen e acidit urik. 




Kura e keshilla popullore per sterilitetin

Steriliteti mund të ndodhë dhe mund te jete i pranishm si tek burrat dhe tek gratë. 

Ky problem mund të varet nga shumë faktorë, dhe shpesh  here jo i dukshem  . Por disa nga kurat popullore qe mund te perdorni   në shtëpi mund të ju ndihmojë ta luftuar atë. 


"Remedios caseros para la infertilidad" Steriliteti është konsideruar si pa aftësia për të krjuar një fëmijë pas perpjekjeve  të mjaftueshme te një viti  në një çift seksualisht aktiv. Edhe pse arsyet janë të shumta dhe të ndryshme, është llogaritur se 35% e hereve  varet nga meshkujt , 55% nga femrat  dhe 10% nuk eshte e  klasifikuar arsyeja. 

Gjithsesi, ju mund të përpiqeni  të ndiqni  keshillat  për ti ardhur ne ndihme ketij problemi. 

Sigurisht, për të luftuar sterilitetin, gjeja e pare qe duhet te beni eshte ajo e  konsultimit me një specialist perkates te kesaj fushe , nderkohe  ju mund të perdorni e merrni disa masa paraprake per ta ndihmuar ate. 

Të dy palet si  burrat dhe gratë duhet të përpiqen qe  të rrisin  nivelin e tyre të vitaminës E, që konsiderohet nje faktor i rëndësishëm për sa i perket këtij problemi.

 Ajo është konsideruar si vitamina e fertilitetit. 
Embrioni i grurit e  përmban ate në sasi të mëdha. 

Nga ana  tjetër shkak mund të jetë dhe permbajtja e larte e toksines në trup . Në këtë rast, rekomandohet një dietë pastrimi për disa ditë.
 Pini shumë lëngje agrume dhe ujë mund të jenë një fillim i mirë. 

Përveç kësaj, dhe në lidhje me infertilitetit mashkullor, rekomandohet për burrat konsumimi  i karrotes dhe xhenxhefilit ne menyre te shpeshte  . 

Curcuma (sharfani i indise) per kurimin e parkinsonit dhe Alzheimer

Tashme jane te shumta dokumentet  shkencore që diskutojnë mbi veprimin e curcumas ( sharfani i indise)  në trajtimin e kancerit. 



Kjo rrenje per nga ngjyra e bukur  ne të verdhë, e cila është baza e përgatitjes së Curry, ushqim qe është shumë i rëndësishëm në kulturën indiane,  përmban substanca të quajtura  Curcuminoids, të cilat kanë një veprim të caktuar të frenimit e rritjes se tumoreve
, ne rastin e tumoreve të zorrëve, pankreatike dhe trurit. Supozohet, megjithatë, se aksioni i kontrollit mund të zhvillohet në shumë sëmundje të tjera degjenerative. 


Vertete  këto veti  jane  të mjaftueshme për ta bërë  sharfanin e Indisë  (i cili përdoret intensivisht si ushqim në shumë kultura lindore, të tilla si ajo Indiane ) subjektin e nje studimi të kujdesshëm, por efektet e tij  nuk  ndalen këtu. Përveç një anti-inflamatori, anti-alergjiku ai stimulon dhe tretjen, gje që e bën atë një mbështetes të përsosur për trajtimin e kushteve që lidhen me intolerancen ushqimore.


 Një nga veprimet e tije te fuqishme qe u evidentua eshte  parandalimi ​​i sëmundjeve të tilla si Alzheimer dhe sëmundjes se  Parkinsonit

Përveç kësaj, do te konsiderohej si një ilaç i sigurt me kosto të ulët, sepse përdorimi i ketij ushqimi si nje erëz është pjesë e praktikës së përditshme të shumë kulturave, të tilla si ajo  Indiane, ku pikërisht incidenca e sëmundjes Alzheimer është ndër më të ulëtat në botë.
Pra konsumimi i tij nuk ben gje tjeter veçse sjell perfitime per shendetin tone ,dhe e ben ate te hyje ne listen e bimeve medicinale te cilat luftojne semundje te rendesishme .




Bej vete:receta e nje sapuni 100% natyral dhe bio

Një sapun natyral i bere ne kushtet e shtepise  për të përkëdhelur veten gjatë larjes ne dush ose vaske.


I cili nuk ju prish lëkurën sic eshte ai me permbajtje  kimikatesh , si dhe për të hequr njollat ​​nga pëlhurat delikate me permbajtje biologjike  eshte i mundur te rrealizohet nga vete ne, né kushtet e shtepise

Po ju   paraqesim kete recete si me poshte :


Përbërësit:

Dy portokalle
kanellë, e grire dhe e coptuar imet
hidroksid natriumi (sode kaustike)
vaj ulliri

Procedura:

Pergatisni  miell pluhurI nga levoshgat e  portokallit dhe kanellës, i cili perftohet duke grire lekurat e thara te  portokallit  . Pastaj përzijeni me kanellen e grire. Sasia qe duhet te hedhim prej saj mbetet nje shije gustosh personale . Në nje ene te  dytë vendosni ujin që përdoret për të larë enën e shtrylleses ose griréses .




Pasi te keni  vënë maskën, dorezat dhe syzet mbrojtese  në një tenxhere  vendosni 600 gramë  te pluhurit te kanelles me  pluhurin e portokallit te grire ,perzijeni mire , e me pas vendosni 250 gram sode kaustike ; 

përzijeni  ate mirë duke e lene te nxehet mbi zjarr per pak minuta .Me pas  e leme te ftohet. Në një tigan të dytë, hidhni 2 litra vaj ulliri, duke e vendosur mbi zjarr , duhet pritur   qe temperatura e vajit te arrije   45 °.

Nderkohe perzieni shpesh ujin me soden dhe me kanedhen e miellin e portokallit ne menyre qe temperatura e saje te arrije ate te vajit 45°.

I perziejme mire te dyja si vajin dhe mishelen e pergatitur te sodes me portokall e kanelle .

Masa eshte gati per tu hedhur ne format e deshiruara ,te cilat duhet te jene prej silikoni per te nxjerre me lehtesisht sapunin nga forma ,i cili duhet te qendroje 3 dite brenda saje .
Per sa i perket formes shume mire mund te pershtaten pershembull dhe konfeksionet e kosit te frutave ose pakot e vogla te perimeve etj.

Pas nje stazhinimi (ruajtje ,lenje ne nje ane) per rreth 4 jave keni pergatitur nje sapun natyral  te bere vete ne kushtet e shtepise 100% bio ,qe rrespekton ambientin ,me kosto te ulet ,dhe mbi te gjitha hidratues per lekuren tuaj .






loading...