Aloe vera bima e shendetit

Shpesh theritet bima e mrekullise , ose ndryshe sheruesja natyrore

Konsumimi i molles jeshile sjell shume te mira ne jeten tone

Molla e gjelbër është shumë e shëndetshme si dhe lufton ne parandalimin e semundjeve.

10 Ushqimet qe mund te konsumojme cdo dite per nje diete te mire

Dëshironi të ndiqni një dietë të shëndetshme por nuk e dini ku të filloni?

Obeziteti infantil gjithe gabimet e keshillat

Edukimi alimentar (ushqimor)mbetet jetesor

Fjala e dites pastrimi i trupit ,depuracioni me ane te dietave dhe levizjes

Kur natyra pergatitet per ndryshim eshte momenti i duhur per rinovimin e depuracionin e trupit

Patate per te pastruar syzet

Ndodh shpesh qe bota rreth nesh humbet qartesine e duhur kur shikojme nepermjet syzeve ,pasi ato shpesh vishen nga avulli dhe papastertia.                   

 Ne kete rast na vjen ne ndihme nje metode e vjeter qe perdorej shume kohe perpara nga gjyshet tona. 
  Ja se si :                                                                         
Nje patate e thjeshte e prere ne dysh mund tju ndihmoje per kete problem, dure e ferkuar siper lenteve te syzeve, dhe me pas duke i pastruar ato me nje cope te mendafshte .                                       
Kjo metode funksionon shume mire dhe ne xhamat e makinave ose te shtepise.

Spinaq per dhembe shume te bardhe

Nje buzeqeshje mund te jete arma me e mire per te komunikuar me kedo, per me kusht qe dhembet te jene te bardhe e te shndritshem. 

Nganjehere mjafton nje njolle e vogel per te prishur nje buzeqeshje perfekte. 
Dhembet mund te mbahen perhere te paster e te bardhe nese here pas here i ferkojme ato me gjethe spinaqi te fresketa.                                      
Dhe si alternative mund te perdoret pak sode buke mbi furcen e dhembeve.

Duar te buta e te bukura

Agjentet atmosferike si dhe punet e shtepise shpesh ndikojne negativisht per te shkaterruar lekuren e duarve tona. 
Per ti pasur gjithmone te bukura dhe per tu kujdesur per to , na vjen ne ndihme kura popullore me pergatitjen e nje locioni te bere ne shtepi , ja se si :

 Merrni pak vaj ulliri dhe ne te hidhni disa pika nga lengu i nje limoni, perzieni mire masen dhe me te masazhoni cdo dite duart.                         
Lekura do te rikthehet e bute , si dhe thonjte do te forcohen.

Meningiti diagnoza kurat dhe parandalimi

Meningjiti është një inflamacion i membranave qe mbështjellin  trurin dhe palcën kurrizore.Ne pergjithesi eshte nje semundje me origjine infektive dhe per me teper virale dhe bakterike, periudha e saj e inkubacionit shkon nga 2 deri ne 10 dite.

Egzistojne  ne thelb dy lloj formash te kesaj semundje ,virale dhe bakterike .
Forma virale thene ndryshe dhe e njohur me emrin meningiti asetik  shkaktohet ne te shumten e rasteve nga nje mikroorganizem qe i perket familjes se enteroviruseve,te njejtet qe provokojne shqtesimet e gripit te stomakut ,e cila eshte me e zakonshmja dhe mund te zgjidhet pa pasoja te renda maksimumi ne afatin kohor prej dhjete ditesh.

Forma bakterike eshte sigurisht me e rradhe por ne menyre me ekstreme  eshte nje forme shume me teper serioze qe duhet marre ne konsiderate sepse mund te kete pasoja fatale ,muajt e ftohte favorizijne fillimin e kesaj  patologjie. 

Tipologjite e baktereve
Bakteret e origjines se meningjitit jane te tre llojeve: .

1) Neisseria meningitidis (meningokoku),dhe ne vecanti sierogrupet   A, B, C, W135 e Y, nder te cilet  B dhe C  jane me te shpeshte ne  Europe..Transmetimi ne kete rast vjen prej rrugeve te frymemarrjes,dhe ne  10-20% te rasteve te semundjes ka nje  devijim shperthyes dhe fatal qe mund te coje ne vdekje  brenda pak oreve edhe pse mund te perdoret nje terapi adeguate .
.
Pikerisht pse eshte tmerresisht infektiv meningokoku mund te krijoje nje origjine epidemie ne shkolla dhe ne vende publike shume te frekuentuara

2) Streptococcus pneumoniae (pneumokoku), qe mberrin ne tru nepermjet fluksit te gjakut  nga pjese te tjera te trupit . Mund te infektoje mushkertite ,ose te bashkohet  me nje infeksion  te aparatit te degjimit .

3) Haemophilus influenzae (haemophilus).Deri ne vitet  '90 tipi B (Hib) perfaqesonte nje forme te meningitit te pergjitheshem  por me perdorimin e vaksines meningitet e tipit Hib  jane reduktuar ne menyre te  ndjeshme.

.Simptomatologjia

Kujdes nuk duhen ngaterruar simptomat e meningitit me ate te gripit ,keshtu qe nuk duhet te alarmoheni .
Simptoma e pare e nje meningiti eshte temperatura e larte ,e ndjekur me probleme neurologjike  si dhe njolla ne fytyre ,simptomat keqesohen  mbas dy ditesh  dhe sipas te dhenave te rregjistruara ne rastet e fundit avancimi i semundjes eshte i shpejte .
Shenjat qe shfaqen jane nje ngrirje e qafes ,temperature e larte sic thame me siper ,provokim te vjellash,te vjella,dhimbje koke,ndjesi konfuzioni,pergjumje,keputje,konvulsione,humbje oreksi.

Tek te porsalindurit disa nga keto simptoma nuk jane shume te dukeshme ,por mund te paraqiten si nje qarje e vazhdueshme e femijes ,irritim,super pergjumje ,dhe mungese deshire per tu ushqyer
Nganjehere verehet re nje enjtje e kokes ,keshtu qe nga njehere nuk eshte e lehte qe te ngaterrohet me nje semundje banale dhe te rendomte sic eshte gripi .

  Shkaqet e meningitit
Nder shkaqet e mundeshme te meningitit eshte Listeria monocytogenes nje bakter ky qe gjendet ne ambient dhe mund te kontaminoje njeriun nepermjet ushqimit ..
Egzistojne pastaj forma me te rradha sic eshte meningiti kronik i cili provokohet nga mikroorganizma qe prodhohen me shume ngadalesi ne organizmin njerezor .Simptomat jane te njejtat si ato te formes akute por zhvillohen ne harkun kohor  prej 3-4 javesh .Personat me imunitet te dobet sic jane pershembull te semuret me SIDA ,AIDS mund te semuren nga meningiti i origjines fungikal (mykor)  dhe ne kete rast ata rrezikojne humbjen e jetes .Se fundi meningiti mund te shfaqet dhe nga forma alergjike . nga ndonje tip kanceri ose nga ndonje patologji inflamatore sic eshte lupus .

Faktoret e rrezikut 
Nder faktoret kryesor te rrezikut te meningitit eshte mosha .(semundja godet mbi te gjitha femijet e moshes nen 5 vjec ,te rinjte nga 18 - 24 si dhe personat e thyer ne moshe._)jeta e perbashket per ke jeton ne komunitet,sic jane konviktet gazermat ushtarake etj ,rreziku i infektimit nga meningokoku mbetet gjithmone me i larte.
Edhe  ne rastet e shtatezanise paraqitet nje situate ne rrezik , gruaja shtatezene eshte me e prirur se te tjeret qe te preket nga listeriosi, patologji kjo qe mund te degjeneroje ne meningit,ne rast kontaminimi ndehyrja duhet te jete e menjehereshme  me terapine perkatese ne te kundert pacienti mund te pesoje deme neurologjike te perhereshme ,si per shembull humbja e degjimit .shikimit,kapaciteti ,i te kuptuarit dhe i te komunikuarit ,mund te sjelle problrme te  sjelljes ,demtime cerebrale ,deri ne paraliza .

 Por ato gjithashtu mund te sjellin deme dhe probleme te natyres jo neurologjike sic jane per shembull demtimi i aparatit te veshkave  si dhe dizeikulibrime hormonale.
Trajtimi me i pershtateshem per te luftuar meningitin bakterik  eshte nje kure e pershtateshme me antibiotik qe natyrisht rrezulton shume e efekteshme kur karakterizohet ne kohe te shpejte origjina e infeksionit .
Ne rastet e meningitit viral nuk egziston nje kure me antibiotik por ne pergjithesi simptomat zgjidhen vete pa nevojen e nje terapie specifike .

 Transmetimi
Transmetimi  i meningitit mund te vije nga nje person tek tjetri nga kontakti direkt ,keshtu qe personat ne kontakt me nje te semure me meningit konsiderohen objete te nje rreziku te larte infektimi . Ja pra pse eshte shume e rendesishme identifikimi i menjehershem i rasteve per ta parandaluar  ate.

Vaksinimi 
Vaksinimi eshte nje faktor shume i rendesishem ne jeten e secilit 
sic eshte pershembull vaksinimi  kunder gripit (Haemophilus influenzae) i tipit B tek te sapo lindurit 
Per sa i perket pneumokokut egziston vaksina e  PCV7,e rrekomanduar per imunizimin e te gjithe sapo lindurve

Parandalimi

Per parandalimin e infeksionit te meningokokut .ekzistojne vaksina kunder sierogrupeve 
 A, C, Y e W135, ne te kundert nuk egzistojne akoma vaksina kunder grupit B (Qe se bashku me  C eshte me i perhapur ne Europe
Vetem vaksina e grupit C konsiderohet e efekteshme ne vitin e pare te jetes . 
Megjithate  ne cdo rast eshte e rendesishme parandalimi i konseguencave qe fatkeqesisht mund te jene dhe fatale te kesaj patologjie me nje diagnostikim korrekt dhe te menjehershem .

Murrizi per ndryshimet e ritmit kardiak dhe presionin e larte,ankthin,pagjumesine,diarrene dhe temperaturen

Murrizi ka nje veprim kardiotonik,i nevojshm dhe i perdorur ne rastet e ndryshimit te ritmit kardiak ,takikardise,por dhe ne rastet e hipertensionit arterioz,te ankthit ,pagjumesise,gjithashtu perdoret per te trajtuar diarrene dhe temperaturen. 


Murrizi i perket familjes se Rosacee ,ne pranvere ai ka lule te bardha dhe ne vjeshte fruta te kuq dhe te rumbullaket .
Kjo bime ne rradhe te pare eshte nje anti aritmik dhe kardiotonik dhe rekomandohet per trajtimin e problemeve qarkulluese sic jane ndryshimet e ritmit kardiak dhe presioni i larte . 

Por le te shohim me vemendje disa kura dhe trajtime popullore nga murrizi


caj prej lekures se trungut te pemes se murrizit

Ju mund te pergatisni nje caj prej lekures se trungut te pemes se murrizit ,dhe ta perdorni per te luftuar temperaturen .Ne nje liter uje  hidhni nje luge nga lekura e murrizit e cila duhet te jete e grire imet ose e shtypur ,lereni te zieje per disa minuta ,pastaj filtrojeni.Dhe nje here pasi te jete ftohur dhe te jete e vakte pini nga dy deri ne tre filxhana caji ne dite.



Caj prej frutit te te murrizit per diarrene 

Pra sic e thame ne rast diarreje mund te pergatisni nje caj prej zierjes se frutave te murrizit te thare  dhe si mase mund te perdorni nje luge gjelle ,ne nje liter uje  .Lereni te zieje per disa minuta  filtrojeni  ,dhe pini sasi te vogla gjate dites .

Infuz  prej luleve te murrizit
  
Per regullimin e ritmit kardiak dhe presionin e gjakut mund te perdorni infuzin e bere me lulet e murrizit . Zieni  nje filxhan caji ne zjarr dhe pasi ta keni hequr prej tij ,hidhni brenda dy copeza te vogla te lules  ku duhet te lehen per 10 minuta ,dhe me pas te filtrohen .Si menyre perdorimi ,ju mund te perdorni dhe pini dy filxhana ne dite, per periudhen e nevojeshme te rregullimit  te problemit shendetesor.

Ekstrakti glicerik


 Perdoret per ndryshimet e ritmit kardiak ,sic eshte takikardia,gjendjet e ankthit ,pagjumesia ,dhe hipertensioni arterioz. Ju mund te perdorni ne keto raste nga 25 deri ne 30 pika ,nga 1 deri ne 3 here ne dite te perziere me nje gote uje .





Patatja vjollce: parandaluese e tumoreve ,e afte te kundershtoje procesin e plakjes

Patatja vjollce

Eshte nje antioksidant,e shendeteshme per sistemin kardiovaskular,parandaluese e tumoreve ,e afte te kundershtoje procesin e plakjes ,kontrolluese e sistemit te gjakut ,etj

Patatja vjollce ne pergjithesi i perket grupit te patateve te embla (ipomea batatas) e familjes se konvolvulaceae. Nuk eshte shume e perdoreshme dhe e njohur ne jeten e perditeshme  prejardhja dhe origjina  e saje vjen nga kontinenti amerikan ku eshte shume e perdorur dhe e njohur ,por me kalimin e kohes ajo filloje te perhapej kudo .


Karakteristika e ngjyres vjollce i dedikohet antocianines ,molekule kjo me veti te rendesishme per shendetin . Antocianinat ne fakt  te cilat jane te pranishme si ne lekuren e patates ashtu dhe ne brendesi te saje  ndihmojne ne kundershtimin e procesit te plakjes ,sic e thame me larte jane mbrojtese te sistemit kardiovaskular ,te infrakteve dhe iktusve ,gjithashtu ato paraqesin nje parandalim te semundjeve kancerogjene .Patatja vjollce permban dhe sasi te konsiderueshme te potasit ,i rendesishem ky per kontrollin e  presionit te gjakut .

RECETA ME AVOCADO ELISIRI I SHENDETIT ,GUACAMOLE.

1 Recete e thjeshte me avokado

Avokado eshte nje frut i perkryer per nga permbajtja e vetive miresjellese .
Ne kete artikull do tju oftojme nje recete te thjeshte ne menyre qe ta shijoni sa me mire kete frut.

Avokado eshte nje frut ekzotik qe ne asnje menyre nuk duhet te mungoje ne menune e ditave tona .Ai eshte nje burim i mire i omega 3 dhe omega 6 , gjithashtu ai permban  yndyrera te mira qe jane themelore per organizmin tone .
Avocado na mban larg nga semundjet kardiovaskulare ,si dhe mban venat tona dhe arteriet te forta dhe te shendeteshme .
Ai eshte gjithashtu perfekt dhe per dietat hipokalorike dhe per ke ka nevoje qe te humbase peshe sepse ai stimulon funksionin e metabolizmit 

Guacamole


Salca famose meksikane guacamole eshte nje nje perberje shume e lashte dhe antike me baze avokado ,dhe e perhapur tashme ne te gjithe boten .Thuhet se receta daton qe ne kohen e aztekeve .
Receta origjinale e guacamoles perbehej vetem prej purese se avokados e perziere me lengun e limonit dhe me kripe ,por me kalimin e kohes u permiresua dhe u pasurua me elemente te tjere per ta bere ate sa me te shijeshme 

Salca 

Peberesit

avokado i pjekur 1
vaj extra te virgjer ulliri 20 g
piper te zi  (pak )sipas deshires 
Spec jeshil
leng limoni 10g
kripe
domate1
qepe10 g

Per pergatitjen e salces guacamole se pari merrni avokadon dhe priteni pergjysem per se gjati 


me pas pritet per se gjeri sipas figures , dhe me ndihmen e nje luge nxirrni berthamen.  me pas merret dhe shtryllet ne nje shtryllese duke nxjerre lengun prej tij i cili me Pas do te hillet mbi tulin e avokados 


Hidhni kripe sipas deshires si 

dhe shtypni tulin e avokados me nje pirun,
 griNI shume imet qepen 


Me tej lani thani dhe grini domaten bejini ne forme kubikesh te vegjel ose feta te vogla  hidhni siper specin jeshil   pasi ta keni prere dhe ate ne forme kubikesh ose copa te vogla   


Me tej domaten dhe specin e grire hidheni siper tulit te avokados duke i bashkuar  dhe perziere se bashku  hidhni kripe sipas deshires  lengun e limonit si dhe piper  .Dhe ja salca  guacamole eshte gati per tu shijuar 



loading...