Aloe vera bima e shendetit

Shpesh theritet bima e mrekullise , ose ndryshe sheruesja natyrore

Konsumimi i molles jeshile sjell shume te mira ne jeten tone

Molla e gjelbër është shumë e shëndetshme si dhe lufton ne parandalimin e semundjeve.

10 Ushqimet qe mund te konsumojme cdo dite per nje diete te mire

Dëshironi të ndiqni një dietë të shëndetshme por nuk e dini ku të filloni?

Obeziteti infantil gjithe gabimet e keshillat

Edukimi alimentar (ushqimor)mbetet jetesor

Fjala e dites pastrimi i trupit ,depuracioni me ane te dietave dhe levizjes

Kur natyra pergatitet per ndryshim eshte momenti i duhur per rinovimin e depuracionin e trupit

Disa kura popullore per semundjen e "stomakut"

Ja disa kura popullore per Semundjet e stomakut te cilat mund ti pergatitni lehtesisht . Stomaku gjendet ne pjesen e siperme te barkut, nene brinje dhe diafragme, dhe lidhet me gurmazin dhe zorret si nje kanal i perbashket, i cili vazhdon deri ne anus. Stomaku ka formen e nje qeseje, ndersa madhesia e tij ndryshon sipas moshes dhe gjinise. Stomaku eshte ne gjendje te zgjerohet dhe te mbaje lende ushqimore ne sasi deri ne disa litra. 
Çfare semundjesh mund te shfaqen ne stomak?

Ne stomak mund te shfaqen disa lloje semundjesh si gastrit akut dhe kronik, ulcera dhe hiperacidet. Ne semundjen e gastritit akut, cipa e stomakut infektohet, pezmatohet. Gjithashtu, cipa e stomakut, dobesohet nen veprimin e mikroorganizmave, nga substancat kimike, nga ushqimet e prishura dhe sidomos kur veprohet kundra rregullave te higjienes.


Si ndikon ushqyerja ne gastritin akut?

Menyra e te ushqyerit dhe ushqimi qe konsumon çdo njeri eshte nje nga shkaktaret kryesore te kesaj semundjeje. Ngrenia e tepruar, mospertypja mire e ushqimit nga goja, kur perdoren ushqime te renda, te nxehta, te ftohta, ngacmuese, shume te embla, mish, peshk, patate, perime te kalbura, duhan, alkool, hudhra, kafe, salce shkaktojne gastrit akut.
Cilat jane simptomat e ketij gastriti?

Gastriti akut ka keto shenja dobesim trupor, te vjella, dhimbje ne pjesen e siperme te barkut, ndjesi thartire ne dhe djegie ne stomak.
Çfare eshte gastriti kronik?

Gastriti kronik eshte pezmatimi i stomakut per nje kohe te gjate, si pasoje e proceseve akute, sidomos kur stomaku rendohet me ushqime te teperta, te nxehta dhe te forta.
Pse shkaktohet?
Gastriti kronik shkaktohet nga humbja e oreksit, te vjellat, rendimi i ushqimit ne bark, thartia ne stomak, dhimbjet e kokes etj.
Po ulcera pse shkaktohet?

Ulcera e stomakut shkaktohet si pasoje e gastritit kronik, ku zhvillohen puçrra ne cipen e stomakut, ose ne pjesen fillestare te zorres se holle (deuden). Kjo eshte nje semundje nga e cila stomaku preket me shpesh.
Ulcera, si mund te frenohen dhimbjet
Personat me te prekur nga semundja e ulceres ne stomak jane pikerisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vertete i shfaqjes se saj. Por meqenese ulcera ne me te shumten e rasteve eshte e pranishme te personat, qe konsumojne pije alkoolike, mendohet se mund te jete kjo arsyeja pse ajo eshte me e perhapur te meshkujt. Njerezve qe vuajne nga ulcera ne stomak nuk u rekomandohet te pine kafe. Konsumimi i saj do te ishte e demshme per shendetin e tyre. Gjithashtu, nuk u keshillohet perdorimi i aspirinave. Njerezit qe konsumojne alkool dhe qe vuajne nga kjo semundje duhet te tregojne nje kujdes te veçante. Alkooli i marre me aspirinen ose analgjezite te ngjashem rrit rrezikun per gjakrrjedhje nga stomaku. Nje prej mundesive efektive qe perdoret per kurimin e ulceres ne stomak eshte mjalti. Vetite e tij kuruese jane te dukshme nese ai perdoret te pakten 4 luge çaji mjalte ne dite. . Mjalti ka ne perberje te tij elemente, te cilet kane efekte rigjeneruese, sidomos te plaget. Ai i pastron ato dhe i mbron nga infeksionet e ndryshme. Per kurimin e kesaj semundjeje shpesh mjalti mund te perdoret me lengun e gjetheve te murrizit. Çaji i ketyre gjetheve duke u perzier me nje sasi mjalti duhet lene per 24 ore ne nje ene dhe me pas pihet nga 1 luge çdo mengjes. Lule basani eshte nje nga bimet me te rendesishme, qe rekomandohet per kurimin e ulceres ne stomak. Çaji i perftuar nga zierja e kesaj bime ne nje perzierje me vajin e ullirit, lihet per rreth 40 dite ne nje ene prej qelqi. Kur kjo mase te marre nje ngjyre te kuqerremte, atehere mund te perdoret. Masa e krijuar ne forme kremi mund te perdoret çdo mengjes derisa ajo te jape rezultatin e deshiruar.
Kurat popullore :
Djathe dhe qumesht
Per ulceren ne mjekesine popullore perdoret kjo metode kurimi. Merrni 1 kg djathe te ri pa kripe, 1 kg qumesht te zier dhe te ftohte. I perzieni bashke derisa te formohet nje forme kremi. Pergatitjen e krijuar  e mbani ne nje ene plastike ne frigorifer dhe e konsumoni çdo vakt nga nje luge gjelle para buke.
Nenexhiku
Nje luge çaji nenexhik i prere dhe i copetuar  vendoset ne nje cope leukoplast, te cilin duhet ta ngjisni mbi kerthize. Leukoplastin duhet ta mbani aty per disa ore derisa t’u pushoje dhimbja e barkut nga shqetesimet e stomakut.
Lakra turshi
Lengu i lakrave turshi ka dhene rezultate te mira per semundjet e stomakut dhe per ulceren. Ky leng duhet te pihet çdo 2 ore nga 1 luge gjelle per 1-2 muaj rresht. Gjate ketij mjekimi nuk duhet te pihen pije alkoolike dhe duhan, kurse qumeshtin dhe lengjet e  frutave  mund te pini sipas deshires.
Panxhari kuq
Per sherimin e stomakut, merrni 50 gr leng panxhar te kuq, 50 gr leng patatesh te shtrydhura, 50 gr leng boronice. Keto perzihen ne nje ene dhe lihen aty per 7 dite rresht. Ky leng perdoret per mjekimin e gastriteve, hiperacideve, si dhe per sherimin e ulcerave ne stomak e deuden.
Perzierje bimesh
Per mjekimin e gastriteve hiperacide perdoret kjo kure. Merrni 10 gr rrenje çikoreje, 10 gr fruta te dellinjes se zeze, 30 gr hithra gjethe, 30 gr bar pelini. Merrni 2 luge çaj nga kjo perzierje dhe e valoni me 1 gote uje per 15 min. Ky çaj pihet nga 2 gote çaji ne dite.
Lule basani
Ne 2 litra uje hidhni 3-4 lule basani te thara e te grimcuara. Keto i zieni per 20-30 min. Pasi pergatitja te ftohet e kulloni dhe shtrydhni. Çaji pihet gjate dites nga 1 ose 2 gote uje, pak i vaket dhe i embelsuar sipas deshires.
Majdanozi
Merrni 1 luge gjelle majdanoz,  1 luge gjelle rrenje grami dhe nje dore mustaqe misri. Perzierjen e zieni  me 3 gota uji per 15-20 min. Pergatitja pihet 2 here ne dite nga 1 gote e gjysme uji para buke per 5-6 dite rresht.
Rakia
Per mjekimin e ulceres, merrni çdo mengjes esell 30-40 gr raki rrushi te forte 19 grade. Kjo pihet me gllenjka. Gjysme ore pas pirjes se rakise hani 1 luge gjelle me mjalte, kurse ne darke para gjumit, merrni 1 luge gjelle me vaj lule basani. Mjekimi vazhdon per 30-40 dite.
Hudhra
Njerezit qe konsumojne shume hudhren jane me pak te prekur nga semundja e ulceres ne stomak. Ajo ka veti dezinfektuese. Hudhra mund te konsumohet e gatuar, e njome, por edhe e thate. Ne rastet kur ajo gatuhet, mundesisht jo shume te bute, por me e mira do ishte te skuqet fare pak per te mos i humbur vlerat e saj.
Keshilla:
Alkooli
Personat qe preken me shpesh nga semundja e ulceres ne stomak jane meshkujt. Kjo vihet re sidomos te ata qe konsumojne ne menyre te rregullt pijet alkoolike. Ende nuk eshte zbuluar se cilat jane shkaqet.
Aspirina
Njerezit qe vuajne nga ulcera ne stomak dhe qe jane perdorues te pijeve alkoolike duhet te tregojne kujdes. Alkooli i marre me aspirinen ose analgjezite te ngjashem rrit rrezikun per gjakrrjedhje nga stomaku.
Kafeja
Te semureve, qe vuajne nga ulcera ne stomak, u ndalohet rreptesisht pirja e kafese. Madje, nuk u rekomandohet te konsumojne as produkte qe kane ne perberje te tyre kafene. Konsumimi i saj çon ne keqesim te shendetit.

Kurat popullore qe duhet te perdorim per anemine

-Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C.
-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.
-Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase për t’u trajtuar.


-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.
-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë,sepse ne te kundert  vështirëson tretjen.
-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke.
-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja.
-Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.

Shega konsiderohet viagra e re

Po te pime nje gotë lëng shege në ditë jemi me shume te prirur drejt deshires seksuale si tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat, duke krijuar një efekt të ngjashëm si Viagra.

Një studim i ri i Universitetit Elizabetian të Edinburgut, në Skoci, provoi se konsumi i një shege në gjendje frutore apo si lëng, është në gjendje të rrisë dëshirën seksuale në orët në vazhdim.

Në fakt, përmbajtja e frutit ndikon në rritjen e nivelit të testosteronit në gjak, çka komandon epshin seksual tek të dy gjinitë.

Studimi u krye midis 58 vullnetarëve, nga mosha 21 deri 64 vjeç, të cilët iu nënshtruan dietës me shegë. Nivelet e testosteronit të secilit mateshin përpara gjumit dhe pirjes së një gote lëng shege dhe në mëngjes pas zgjimit.

Me trupin në pushim dhe pa stimuj të jashtëm, nuk mund të kishte asnjë shpjegim tjetër për rritjen e nivelit të hormonit pas zgjimit.

Testosteroni, i njohur ndryshe si hormoni mashkullor, komandon shumë tipare seksuale, si qimet në fytyrë, trashjen e zërit dhe vetë dëshirën seksuale.

Ndonëse me pakicë, ai gjendet edhe tek femrat, ku prodhohet nga ovariet dhe gjëndra mbiveshkore, duke forcuar strukturën kockore e muskulore e duke ndikuar në dëshirën e saj seksuale.

Studime të mëparshme kanë treguar se shega është e përshtatshme edhe për të parandaluar infarktin dhe sëmundje të tjera në zemër, pasi është i pasur me antioksidues të shumtë.

Recete kuzhine per hipertension

Ata që vuajnë nga tensioni i lartë duhet të bejne kujdes se çfarë ushqimi konsumojne. Për këtë qellim eshte e rendesishme ,  shmangja e  yndyrnave dhe kriprave  . Këto receta mund të jenë të dobishme e thelbesore për tu ushqyer ne menyre te shendeteshme e për të mbajtur presionin nen kontroll .


 Te hash ne menyre te  shëndetshëshme ,e  të balancuar dhe duke shmangur listën e ndaluar te ushqimeve për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni ,  ndonjëherë duket  teper e komplikuar . Por me përdorimin në sasi të mjaftueshme te perimeve dhe frutave në dispozicion , çdo gjë duket te jete shumë më e thjeshtë . Këtu ne ju ofrojmë një recetë interesante për tensionin e lartë që kombinon shumë perime me një perzierje te  shijshme te  frutave si ëmbëlsirë .

patate Ortolana

përbërësit:                                                              karciofi
Një kilogram patate
Gjysmë kg karciofi
Një filxhan bizele
një qepë
Një spec te kuq
Dy thelpinj  hudhër
Vaj ulliri
piper dhe ereza sipas deshires

Përgatitja :

Filloni  prerjen e  perimeve . Pritini patatet , eleminoni pjeset e forta te karciofit duke mbajtur vetem zemren , pritni qepët, hudhrat dhe specin e kuq. Filloni ti kaverdisni ne nje tigan me pak vaj ulliri  . Mbas pak shtoni dhe patatet.

Pasi i leme per pak kohe patatet shtojme dhe bizelet, së bashku me një lugë çaji piper dhe ereza sipas deshires  . Ju mund të përfundoni gatimin duke i zjere me avudh ose  duke shtuar ujë si dhe kripe sipas shijes . Ajo është .

Ju mund të shoqëroni  ushqimin e pergatitur me nje pergatitje frutash te shtryllura ne frulator me dardha dhe portokalle

CFARE ESHTE E MIRE PER SEMUNDJEN E "LUPUSIT"

Lupus është një sëmundje autoimune ( e cila formohet brenda trupit ) dhe qe  zakonisht eshte kronike . Megjithatë, disa gjëra mund të jenë të dobishme për të parandaluar zhvillimin e saj . Kontrolloni alergjite , shmangni stresin dhe kuroni mëlçine janë keto disa nga faktorët e rëndësishëm qe duhen pare .


Lupus është një sëmundje që formohet brenda vete trupit . Ose per me teper , ajo është e njohur si një sëmundje autoimune . Edhe pse kryesisht prek femrat ajo është e tipit kronik ,ideale është  mbajtja e një niveli jetese ne menyre  të rregullt për ta parandaluar ate . Pra," kthimi ne gjerat   natyrore " bëhet një aspekt shumë i rëndësishëm në këtë pikë .

Shmangni të gjitha gjërat kimike dhe me aditivë te cilat jane thelbësore për të parandaluar zhvillimin e lupusit . Në këtë mënyrë , aspektet themelore të tilla si ndryshimi i ngjyrosjes së flokëve me produkte natyrore ose per shembull  zevendesimin e  produkteve shtazore me ato bimore   si qumeshti i lopes me ate te sojes eshte themelor,pse ? .Sepse organizmi ne kete faze eshte konfuz dhe se ajo qe nuk eshte natyrale mund ti keqesoje gjerat .

Historikisht , shumë sëmundje që lidhen me lëkurën janë të lidhura ngushtë me problemet e mëlçisë . Në këtë mënyrë ,keshilla eshte te   ndiqni kurat natyrale dhe ato ne kushtet e shtepise qe kane lidhje me mëlçinë sepse mund te  jenë të dobishme .Si per shembull konsumimi i karciofit .

BIMA E KARCIOFIT PERDORET SI KURE E PER GATIM

Kontrollimi i alergjive ( sidomos atyre ushqimore ) është një aspekt i rëndësishëm . Dhe gjithashtu  nuk duhet të harrojmë stresin .

Kure me kanelle per diabetin

A e dini se kanella mund të jetë e mirë për të ulur nivelin e sheqerit në gjak ? Vetëm ndiqni udhëzimet në këtë artikull për të mesuar te mirat e saje kundër diabetit .
Edhe pse të gjithë e dinë se diabeti është një sëmundje kronike pa shërim e njohur deri më sot , kjo nuk do të thotë se ne duhet të terhiqemi duke mos u perpjekur e kujdesur per te  . Ka shumë mënyra për të trajtuar problemin në mënyrën më të mirë e të mundshme . Një prej tyre është dhe përdorimi i disa kurave juridike natyrore në kushtet e shtëpise .


Jo të gjitha bimët ndihmojë në luftën kundër diabetit , por disa të tilla si ajo e  kanellës konsiderohen shumë të favorshme për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak . Kështu që ju mund ta vini në praktikë këtë kure  interesante që ndoshta  mund të ju ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak .

Si është e mundur që kanella mund të jetë e mirë për diabetiket ?
Sipas një studimi të botuar disa vite më parë nga Universiteti shkencor i Kalifornisë ,konsumimi i gjysmë  lugë gjelle kanellë mund të jetë ndihme e madhe për të luftuar diabetin duke rregulluar nivelin e sheqerit në gjak . Kjo funksionon edhe në pacientët me diabet tip 1 dhe 2 . Sido që të jetë , nuk mund të konsiderohet studim përfundimtar , por ky eshte një tregues i mirë .

Si të përgatitisim kanellën si nje  ilaç për diabetin ?

Është e lehtë :
Vendosni të vloje  një gotë me ujë, hiqet nga zjarri dhe lihet te ftohet deri sa te jete pak e vaket  
Shtohet  gjysmë lugë gjelle kanellë .
mbulojeni me dicka  dhe lereni të qëndrojë për pesë minuta .
Perzijeni dhe  e pini .

Si dhe kur të konsumojnë këtë  kurë (ilaç)?

Pirja e një gote në ditë është me se e mjaftueshme  . Ju mund të perdorni atë  kur zgjoheni ne mengjes ose pas drekës . Natyrisht , ju nuk duhet ta perzieni kontenutin me sheqer .

Kure shtepie me kanelle e mjalte per kolesterolin

Mjalti dhe kanella,  nuk është e çuditshme aspak te thuhet se  mbi të gjitha ajo mund të jetë e mirë kundër "hypercholesterolemise" (kolesterolit te tepert).


Kanella është një bime ose peme shume e mire 
kundër kolesterolit : ajo shmang  karbohidratet qe te  shndërrohen në acide yndyrore , zvogëlon formimin e triglicerideve dhe gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut . Për këtë arsye , nuk është e pazakontë që kanella si ilaç  shtëpie bashke me mjaltin për kolesterolin të japë rezultate të mira .

përbërësit:

Një gotë uji
Një lugë gjelle mjaltë
Një lugë çaji kanellë

Përgatitja :

Për të përgatitur këtë ilaç kundër kolesterolit ,duhet vetëm të ngrohni nje gotë ujë pa e  vluar. Pastaj shtoni mjaltë dhe kanellë . Perzieni  gjithçka mirë deri  dhe pijeni me stomak bosh dhe para se te flini ne darke.

Gjithashtu kjo recete eshte e mirë për dhimbjet e artritit si dhe për të humbur peshën .
loading...