Aloe vera bima e shendetit

Shpesh theritet bima e mrekullise , ose ndryshe sheruesja natyrore

Konsumimi i molles jeshile sjell shume te mira ne jeten tone

Molla e gjelbër është shumë e shëndetshme si dhe lufton ne parandalimin e semundjeve.

10 Ushqimet qe mund te konsumojme cdo dite per nje diete te mire

Dëshironi të ndiqni një dietë të shëndetshme por nuk e dini ku të filloni?

Obeziteti infantil gjithe gabimet e keshillat

Edukimi alimentar (ushqimor)mbetet jetesor

Fjala e dites pastrimi i trupit ,depuracioni me ane te dietave dhe levizjes

Kur natyra pergatitet per ndryshim eshte momenti i duhur per rinovimin e depuracionin e trupit

Vera nje ndihmues i natyrshem kunder diabetit dhe semundjeve kardiovaskulare

Vera eshte  një ndihmues  i  natyrshem për  kontrollimin e sheqerit në gjak si dhe ajo vlen ne parandalimin e   sëmundjeve kardiovaskulare. 



Në  mbështetje te kesaj teze ishte grupi si dhe  një studim i kryer nga hulumtuesit në Universitetin Ben-Gurion të Negev,në  Izrael, sipas të cileve konsumimi i pijes popullore nga një gotë çdo natë mund të shoqërohet me gjendje  të mirë fizike.

Bazuar në të dhënat e mbledhura gjatë studimit, ne rreth 224 pjesëmarrës të moshës  45 dhe 75 vjet  nder te cilet  ishin ata  qe abstenuan pra ju shmangen perdorimit te veres si dhe grupi tjeter qe  konsumuan  pijen e verës ne menyre te moderuar se bashku me një dietë të shëndetshme. U vu re se tek ata persona qe ishin pra perdorues te kesaj pije nje permiresim dhe perfitim në lidhje me kontrollin e sheqerit si dhe parandalimin e sëmundjeve te sistemit kardiovaskular.
 Me kusht që,  personat në fjalë te metaboliznin ngadalë përmbajtjen e alkoolit në pije.

Gjatë kohëzgjatjes dy vjeçare të studimit  pjesëmarrësve, të ndarë në tre grupe,ju kerkua  përkatësisht, qe nje grup  të pinte150 ml ujë të gazuar; nje grup tjeter 150 ml verë të bardhë; si dhe nje grup 150 ml verë të kuqe.

Ne rastin e konsumimit  te verës së kuqe jane treguar   nivele më të mira  lidhje me fluksin sanguin ( te  gjakut) te yndyrave dhe te kolesterolit, qofte ky i mire apo i keq . Gjithashtu konsumatorëve të  veres se "bardhë" si ne rastin e konsumatoreve te veres së "kuqe"  ishte njohur një përmirësim në cilësinë e gjumit dhe në kontrollin e sheqerit në gjak.

Turizmi ne greqi . Lugina e Rodit e cila pret me mijra flutura

Lugina e Rodosit që pret mijëra  flutura (FOTO dhe VIDEO) shtyp linkun poshte per te pare videon

 http://beklerotube.blogspot.it/2015/10/butterfly-valley-rodi-greece.html



fluturat ne  luginën petaloudes 
Ndër mesin e bukurive te peizazhit qe ofron  ishulli grek i Rodosit është edhe Lugina Petaloudes, apo Lugina e fluturave, ku çdo vit, pas sezonit të shirave, mijëra flutura pushojne në gjethet dhe trungjet e pemëve te quatura qelibar.


10 plazhet më të bukura të Kretës



Nëse jeni duke programuar një pushim per në Kretë, mos harroni që të planifikoni një intenerar që do t'ju ofroje mundesine qe të zbuloni plazhet e saj më të bukura. Kreta është plot me plazhe të gjera me rërë të bardhë ose të artë, me ujë kristal  te qartë,e te ngrohtë .


Ishujt grekë Cyclades



Cilat janë ishujt më të bukur të Greqisë? Santorini, Mykonos dhe Kos janë ndër ishujt më të njohur grekë nga turistët dhe per nga destinacioni në rritje i numërit  të udhëtarëve gjatë pushimeve verore në dekadën e fundit.

 Meteorët e Greqisë  manastiret e varur  mbi shkëmbinj,prone e Uneskos



Natyre dhe gjendje shpirtërore. Është  ajo që  po kërkonin murgjit ortodoksë, kur ata u vendosën në qytetin (lokalitetin) e Meteoras, në Greqinë veriore, pranë qytetit të Kalambakas.Nder karakteristikat e saj ju do te shikoni kolonat e larta te ngritura ne lartesine  e qiellit, kullat natyrore shkëmbore te varura në ajër, kanë bërë qe manastiret e tyre te, quhen "meteor", duke krijuar qendrën më të rëndësishme të Kishës Ortodokse, sot e 'e deklaruar  Trashëgimi Botërore e UNESCOs.









Kura popullore per prostaten

Prostata është një gjëndër që duhet të kontrollohet periodikisht nga meshkujt, sidomos nga mosha 40 vjeç e lart.


Për disa, shqetesimi  i prostatës është një gje e sikleteshme dhe forme turpi  , aq shumë sa  që ndonjëherë simptomat e  problemet lihen  pas dore,
por  duhet të jemi të kujdesshëm, gjëndra e  prostatës nuk është thjesht një pjesë e aparatit seksual, por ajo sjell dhe shtypje te  traktit urinar.
Ne  të cilen nje funksionim i sakte i saje   është vendimtar për jetën e çdo mashkulli .
 Megjithatë, ekzistojnë kurat popullore natyrore te cilat mund të ndihmojnë per  problemet e ndryshme të prostatës.

Problemet dhe shqetesimet  e prostatës shfaqen ne forma te ndryshme , ndoshta si vështirësi në urinim, hypertrophy, prostatitis, rritje dhe zmadhim te saje ,apo edhe si tumore.

Këshillat qe do të jepen më poshtë mund te ju  vijnë në ndihmë ne lehtesimin e dhimbjeve   por nuk duhet të merren si e vetmja zgjidhje nëpërmjet një  vetë  autodiagnostikimi:
 Roli i andrologut - dhe në rastet më të këqija onkologjistit - është vendimtar.

Shqetesimet dhe shkaqet me te shpeshta qe verehen  mund të varen nga faktorë të ndryshëm, të tilla si shumë e shumë orë në ditë duke praktikuar sporte të caktuara  si çiklizmi pershembull, temperaturat e larta te ambientit , pantallonat shumë të shtrënguara në bigëzim,qendrimi i ulur per një kohë të gjatë etj.

 Gjithashtu nje ndikim negativ mund te vije si rrjelloje e  zakoneve dhe veseve  te te ushqyerit   të tilla si konsumi i tepërt i alkoolit apo ushqimet qe jane pikante.

Simptomat e problemet e prostatës mund të shfaqen ne moshe te rritur  te cilat fillojne me dhimbje në zonën e perineut vështirësi ne  urinim, dhe pastaj me rritje te temperatures si dhe  ethe, të dridhura, dhimbje ne pjesen lombare  mbrapa shpines poshte , gjak në urinë dhe në rastet më të këqija edhe impotencë seksuale.


Për këtë ka shumë kura popullore që mund të ndihmojne shqetesimet e para ,sigurisht duke u justifikuar me tej  me nevojen e shoqerimit tek mjeku perkates ( andrologu) per nje verifikim dhe vizite sigurie.

.. Në përgjithësi, te semuret duhet te  kufizojnë konsumin e mishit dhe  të shmangin perdorimin e alkoolit. Ushqimi me i mire ne kete rast  konsiderohet peshku, llojet e peshkut që përmbajnë omega 3 në veçanti.  ushqimet që mund të veprojnë si një ilaç natyral për problemet e prostatës.jane 
domatja  dhe misri

Fara kungulli

Farat e kungullit janë një kurë popullore për patologjite me pak te renda  të prostatës , për shkak se ata janë diuretike (  te tretshem ) dhe kane ne permbajtje te tyre  zink. Ju mund ti konsumoni ato ashtu sic jane te  thata, ndoshta gjatë jetës normale të përditshme, gjatë një filmi në vend të kokoshkave, ose me anen e  një infuzioni (caji) te farave te grimcuara dhe të përziera në ujë të vluar.

Misër

Misri si ilaç në popullor ne kushtet e shtëpise  për  prostatën duhet të përdoret i  freskët, i zier ne ujë të valuar si një çaj, dhe i pjekur për rreth dhjetë minuta.Personat qe vuajne nga kjo semundje  mund të konsumojnë deri në tre gota në javë.

Soja

Soja është e mirë dhe e shëndetshme,dhe  mund të ndihmojë per të luftuar simptomat e problemeve të prostatës në fazën e tyre të parë, sepse ajo përmban fitoestrogjen dhe mund të reduktojë prodhimin e testosteronit.

Domatja

Për të parandaluar kancerin e prostatës  rekomandohet futja e domates në dietë, sepse ato përmbajnë një antioxidant te fuqishem, lycopenin.

Fara e shalqirit

Shalqiri, sic e dini, ka një efekt të fortë diuretik, por edhe fara e tij ,duke u perdorur ne forme  infuzioni,ose caji  mund të jetë një ilaç i dobishem natyror.Ju mjafton  vetëm ti vendosni ne uje qe te vlojne  ,me pas te kullohet dhe pihet . Kujdes sasinë:  te semuret duhet të pine një litër nga kjo pergatitje , për një periudhë prej dhjetë ditësh.

Hithra

Një tjetër  menyre dhe pikerisht eshte ajo e infuzit te hithres (pra duke e lene hithren ne uje te nxehte per 10 minuta dhe me pas duke e filtruar) eshte ideale për të luftuar problemet e prostatës . Por sasia  e rekomanduar ndryshon nga personi në person dhe në bazë të problemeve të tyre, kështu që është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj para se ta merni atë.



Qipro: Pse ne duhet të shkojmë me pushime në ishullin e Afërditës

Qipro dhe bukurite natyrore qe ajo paraqet 


 'Plazhet me te bukura te Qipros

Plazhet e Qipros.

 Cilat janë më të bukurat per tu vizituar? Vështirë se mund te zgjedhim lehtesisht, ne nje vend ku dielli mbizoteron per  320 dite rresht. 780 kilometra plazhe me rërë të bardhë, shkëmbinj, guralece dhe gurë, rërë gri,dhe me ujë transparent e  të pastër ,qe të gjitha me hyrje të lirë pa pagese .Gjithashtu per sa i perket cmimeve ne kete vend  jane  nga me te ulëtat e  Mesdheut (shtatë euro e gjysem  per dy shezlone dhe një ombrellë për të gjithë ditën). Plazhet e Qipros gjithashtu numerojne 56 Flamuj Blu, numri i të cilëve rritet çdo vit.


TROODOS:  Qiproja bizantine  dhe natyraliste

pamje-malore-TROODOS



Qiproja është në thelb bizantine. Historia e ishullit të tretë më të madh në Mesdhe, është një sekuencë e gjatë e sundimit të huaj, por sidomos e bijeve të Arcadios, edhe per një çështje afërsisie gjeografike.
 Sot, populli i Qipros është i ndarë në qipriotët grekë (gati 80%) dhe qipriotet turq (minoriteti qe zënë veriun e vendit, e pushtuar nga turqit në vitin 1974, i cili nuk njihet si shtet nga bashkësia ndërkombëtare).


Protaras dhe Ayia Napa: përkëdheljet e detit



Në majën lindore të Qipros dy vendet qe  më shumë se të tjerët tërheqin turistët janë Protaras dhe Ayia Napa. Deti turk dhe  ngrohtesia  që vjen nga banorët paqësore të zonës te ftojnë  dhe sikur te ishte  një vizitë prej disa ditësh.

Pafos: pamje mozaike, deti dhe birre



Pafos është ndoshta qyteti më pak i njohur i  Qipros, por fale cmimeve si te udhetimit ashtu dhe te shpenzimit  me kosto të ulët po bëhet një pikë referimi për ata që preferojnë të jetojnë një pushim clodhes dhe relaksues ne hotele (all inclusive ) të gjitha te përfshira. Por eskursionet ne  natyre dhe turnet  kulturore nuk mungojne  , madje edhe duke qëndruar në qytet, kjo i jep PAFOSIT nje  karakteristike të veçante që e bënë atë unik.


Qipro: çfarë  të shikosh  dhe se si ta  vizitosh ate

Harta- e Cipros














Ishulli i Qipros, i formuar nga ana e Republikës së Qipros dhe të Qipros Veriore (zonë e pushtuar nga Turqia), është ishulli i tretë më i madh në Mesdhe. 

Kur i referohemi  Qipros, në fakt i referohemi pjeses se  parë, ose ndryshe Republikës se Qipros , pasi Qiproja Veriore është një zonë e njohur zyrtarisht vetëm nga Turqia, e cila e  pushtoi ate  që nga viti 1974. Situata ushtarake tani është e qetë dhe klima politike më e relaksuar ; ju mund të vizitoni Qipron Veriore ndër udhëtimet ditore.








Dhimbjet menstruale dhe 7 keshilla e kura popullore qe duhen perdorur

Dhimbjet menstruale për disa gra mund të paraqesin crregullime e gjendje bezdie e cila normalisht eshte e përballueshme , por keto  çrregullime transformohen ne  efekte të mëdha negative, ne nje pjese tjeter femrash të cilat mund të ndihen të shtypura e te privuara nga vetvetja  gjatë ditëve të ciklit.


 Gjatë ditëve të muajit qe jane më pak të dashura dhe te deshiruara per femrat, trupi i kërkon çdo gruaje  te moshës riprodhuese  të shijoje një moment pushimi e qetesie , në mënyrë që ato të mund të hyne e transformohen ne një fazë te vërtetë te rigjenerimit dhe pastrimit. Ne kete rast nje kujdes më i madh duhet te behet nga të ushqyerit si  dhe duhet te përdoren  disa kura të thjeshta natyrore te cilat mund të ofrojne një mundësi të shkëlqyer për t'u kujdesur më mirë për veten si dhe mirëpritjen e  ditëve te menstruacioneve me një frymë krejtësisht të re.



1) Tisanat ose cajrat bimore

 Ato  shfrytëzojnë vetite  shëruese  te bimëve dhe erëzave për të qetësuar dhimbjet menstruale, lehtësimin e ënjtjeve dhe japin një ndjenjë të relaksimit dhe mirëqenies se përgjithshme, të cilat mund të ndihmojnë  më mirë ne ditët e ciklit menstrual. Ndër keto  bimë dhe erëza të cilave ju mund ti drejtoheni për përgatitjen e cajrave dhe qe duhet   ti konsumoni dy ose tri herë në ditë janë: ( per cdo filxhan mjafton një dozë e bimëve apo erëzave  të dy lugeve caji )

- Kamomila: dy luge caji e luleve te saje  te thata  për cdo filxhan.

- Fletë mjedër: e cilave konsumohet  dy apo tri ditë para ciklit.

- Ginger: një lugë çaji xhenxhefil pluhur që duhet të hidhet në çdo filxhan me ujë të valuar.

- Kanellë: në të njëjtat doza si xhenxhefili (gingeri ), ndihmon në rastin e gjakderdhjeve të rënda,

- Nenexhiku : i cili favorizon ardhjen e ciklit menstrual në rastin e vonesave për shkak të stresit apo ndryshimit  te sezonit.

2) Kompresa

 lëreni  ne infuzion nje  rrënjë xhenxhefil te grire në ujë të vluar për rreth pesëmbëdhjetë minuta, pastaj lereni  të ftohet ne te lagni nje cope te pambukte e cila  aplikohet mbi bark. Kjo është një metodë e thjeshte  për lehtësimin e dhimbjeve te shkaktuara nga dhimbja menstruale
 Infuzioni me  xhenxhefil mund të zëvendësohet nga një infuzion i kamomiles.

3) Banja dhe dush per kembet 

Një dush per këmbët i cili ndihmon lehtësimin e dhimbjeve menstruale mund të bëhet duke tretur dy lugë mustardë te  thatë në një tas me ujë të nxehtë. Erëza të tjera ose barëra të përshtatshme për përdorim të tillë janë kanella, xhenxhefili, karafili dhe trumza. Pas  dushit këmbët mund të  masazhohen  me xhel Aloe Vera, ne menyre qe të zgjatet  koha e relaksit .

4) Vajrat esenciale

Në mesin e vajrave esenciale konsiderohen efektive për të lehtësuar dhimbjet menstruale  ato të livandos, kamomiles, barbarozës dhe borzilokut. Ato mund të përdoren për realizimin e vajrave masazhuese duke i holluar  me  disa pika nga permbajtja e tyre me një vaj bazë  si vaji i  bajames se ëmbël apo vaj i ullirit. Masazhi me vaj  mund të përdoret  dhe per  barkun, për lehtësimin e dhimbjeve dhe ndjenjën e lodhjes.


5) Ushqimet që duhen shmangur

Ndër ushqimet që konsiderohen te demshme dhe qe  mund të provokojne  nje gjendje  sikleti gjatë ditëve të menstruacioneve, duke përfshirë ketu  dhimbjet e  barkut, dhimbjet e  kokes, marramendjet dhe dëshirën e vazhdueshme qe të hame ëmbëlsira, janë: alkooli, sheqer i rafinuar, ushqimet qe jane  sidomos pikante, ëmbëlsirat ,te  skuqurat dhe produktet e qumështit . Për këtë arsye ato duhet të eliminohen ose të shmangen sa më shumë të jetë e mundur  te pakten nje javë para ciklit menstrual.

6) Ushqimet  e preferuara

Përveç se duhet pire  shume  ujë ne sasi te  mjaftueshme qe te hidratoheni ,si dhe fale perdorimit te tisanave qe folem pak me perpara ,ajo qe duhet bere eshte pasurimi i ushqimit te perditeshem me perime .
 Frutat dhe perimet me gjethe jeshile, për t'u servirur  me erëza të tilla si xhenxhefili,  koperi, trumza fara e  lirit, kanella  dhe karafili pluhur. Këto erëza janë konsideruar si ilaçe të vërteta natyrore te cilat mund të lehtësojnë bezdite dhe sikletet qe  zakonisht shfaqen  tek gratë gjatë ciklit menstrual .


7) Kriperat ne banja 

Hedhja e kripes ne vaskat e banjes mund te perdoret per tju ofruar nje moment relaksi duke i shtuar nga 10-12 pika nga vaji esencial i livandos . Pra formula eshte per cdo 100 grame kripe me kokerr te madhe shtoni 10 -12 pika vaj livandoje  .
Ne vaske nese deshironi mund te hidhni dhe nje grusht te vogel te luleve te thara te livandos .








Banane me krem ( kamerun)

Recete nga kameruni



Permbajtja per 4 persona
Koha e pergatitjes 40 minuta 🕕 

                
• 4 dl qumesht    
• 4 te verdha vezesh  • 40 gram miell 
• 80 gram sheqer 
•  nje luge kafeje vanilje 
• 3 banane • 8 biskota te thata .                                                         

 Pergatitja                                                  

Nxeheni qumeshtin ne nje ene duke i hedhur vaniljen me ngadale ,por pa e lene qe qumeshti te valoje. Ne nje ene tjeter rrihni vezet ( te verdhat ) me sheqer deri sa te behet ne forme pak a shume shkume ,duke shtuar me pas miellin.Po ne te njejten ene ku jane vezet shtoni qumeshtin e ftohur tashme pak nga pak sikur te ishte nje rrubinete rrjedhese . Dhe   Me doren tjeter vazhdoni ta trazoni ate .Pasi i hodhet qumeshtin dhe e perziete mire ate . Te gjithe masen e vendosim ne  zjarr te lehte  duke e perziere nga pak deri sa te filloje te trashet e te behet kremoze.Qeroni bananet dhe prini ato ne forme rondelesh.Ndani bananet ne qender te kater gotave qe jane rrezistente nga nxehtesia ,ose eneve metalike pasi pas pak do te piqen mbulojini me krem , dhe shperndani siper tyre biskotat e thermuara ose te plota sipas deshires . Piqini ne furre ne temperature 160 grade Celcius ,per 15 minuta .hidhini siper per ta zbukuruar krem pana biskotat  e thata te thermuara ose copezuara ose te plota si dhe feta bananeje .            

Acne

Kure popullore per acne



Per perdorim te brendeshem.                      

• Per 15 dite me rradhe konsumoni dy here ne dite lengun e nje limoni (sipas deshires mund te embelsohet me mjalte) . Beni nje pauze( pushim) per 10 dite dhe perserisni kuren per 2 jave te tjera.            

Per perdorim te jashtem.                             

Ne mengjes te lahet fytyra duke kaluar mbi fyryre pambuk te lagur me perzierjen ne pjese te barabarta te ujit me lengun e limonit. Me pas lereni qe te thahet ne ajer pa perdorur peshqir.
loading...