Aloe vera bima e shendetit

Shpesh theritet bima e mrekullise , ose ndryshe sheruesja natyrore

Konsumimi i molles jeshile sjell shume te mira ne jeten tone

Molla e gjelbër është shumë e shëndetshme si dhe lufton ne parandalimin e semundjeve.

10 Ushqimet qe mund te konsumojme cdo dite per nje diete te mire

Dëshironi të ndiqni një dietë të shëndetshme por nuk e dini ku të filloni?

Obeziteti infantil gjithe gabimet e keshillat

Edukimi alimentar (ushqimor)mbetet jetesor

Fjala e dites pastrimi i trupit ,depuracioni me ane te dietave dhe levizjes

Kur natyra pergatitet per ndryshim eshte momenti i duhur per rinovimin e depuracionin e trupit

Sallata dobesuese që pastron trupin, nxjerr lëngjet jashte dhe djeg yndyrën

Duke ndjekur recetën që ne do të tregojme  në vazhdim, mund të përgatitni një sallatë të shijshme dhe të lehtë, e cila na lejon të zvogëlojmë fryrjet  e barkut dhe  na bën të humbim peshë. 




 Ajo është e përgatitur me përbërës të pasur me lëndë ushqyese, të cilat promovojnë eliminimin e lëngjeve të tepërta dhe çhelmojne trupin.

 Domate
 qepë të kuqe
 majdanoz 
 avokado

të gjithë përbërësit e sallatës, përmbajnë lëndë ushqyese te tilla si acidet yndyrore, vitaminat dhe mineralet që janë esenciale për trupin tonë.

 Receta për këtë sallatë bazohet në programet ushqimore te  dietologeve dhe është veçanërisht e dobishme për luftimin e mbajtjes së lëngjeve: kjo është arsyeja pse ndihmon në shfryrjen  e barkut dhe na ben te ndihemi me te lehte .

Përbërësit:

150 gramë domate te vogla
1 kastravecë të qeruar dhe të prere në copa
1 avokado
2 lugë qepë të kuqe të copëtuar dhe prere imet 
1 grusht majdanoz
2 lugë vaj ulliri 
1 lugë gjelle uthull balsamike 
kripë dhe piper te zi sipas deshires

 Pergatitja

Pritini të gjithë përbërësit në copa të vogla, hidhini  në një enë dhe përzieni mirë për t'i bërë ato qe të integrohen se bashku. 
 Së fundi shtoni brenda ne te vajin e  ullirit , uthullen  balsamike, kripën  dhe piperin  e zi. 

Sallata duhet të zëvendësojë një vakt kryesor.

Pickimi i mushkonjave : si të ndieni lehtësim të menjëhershëm me kura popullore

 Kur vjen vera dhe ju normalisht mund te  kaloni  më shumë kohë jashtë, arrijne  në menyre te rregullt dhe te perpikte  mushkonjat famëkeqe . 




 Dhe jo vetëm gjatë ditës, por ato janë në gjendje të na mbajnë  zgjuar pa  mbyllur  sytë dhe gjate nates .  

Mushkonjat  janë me të vërtetë të bezdiseshme, dhe duket se asgjë nuk mund t'i ndalojë ato. Në artikullin vijues do të gjeni informacione të dobishme se si të trajtoni  pickimet e insekteve.

Te kesh  një lehtësim të shpejtë pas një pickimi të insekteve është me të vërtetë e rëndësishme, pasi mund të jetë me të vërtetë i bezdisshëm. Plaga e shkaktuar nga pickimi, megjithëse jo e rrezikshme në shumicën e rasteve, duhet të trajtohet për të favorizuar  zhdukjen e acarimit ( irritimit).



Këshilla e parë është që të mos të kruheni. Sidoqoftë kruajtja mund të jetë e bezdisshme, mire po kruarja mund ta bëjë situatën edhe më te perkeqsuar.  
Mbani zonën e pickimit  gjithmonë të pastër dhe të thatë. Lajeni  me shumë ujë dhe sapun neutral, për të eliminuar pështymën e mushkonjave që shkaktuan acarimin.

 Uthulla e  molles. Është një antiseptik i shkëlqyer dhe do t'ju ndihmojë të parandaloni që të mos ju infektohet. Merrni nje cope  pambuku dhe lageni  në uthull molle dhe aplikojeni atë në vendet e pickuara për rreth 15 minuta.


 Aloe vera. Ndihmon në lehtësimin e kruajtjes dhe zvogëlimin e ënjtjes. Apliko xhelin e  Aloe Vera direkt në vendet e pickuara.

 Qepa . Eshtë e shkëlqyer për trajtimin e problemeve të lëkurës. Aplikoni një copë qepë mbi pickim  dhe lereni  të veprojë për disa minuta, pastaj lanjeni  me shumë ujë dhe sapun neutral.

 Mjalti. Ka vetitë antiseptike që na lejojn qe  të shërohemi më shpejt.

 Sapun neutral. Është i vetmi që duhet përdorur për të larë pickimet e  insekteve. Fërkoni pak sapun  mbi pickim , pa lagur atë: kjo do t'ju japë nje  lehtësim të përkohshëm.

Dhimbjet cervikale ( te qafës) ? si të përgatitni një ilaç antik

    Keni probleme dhe po  vuani  nga dhimbjet cervikale te qafes prej shume kohesh   dhe ne nje fare menyre - siç thoni - i keni provuar të gjitha? 




Ilace qetesues  masazhe etj , por ende problemi vazhdon? 
 Kur dhimbja e fortë, e shoqëruar me  marrje mendje  dhe te vjella , është  e pranishme  si duhet të sillemi dhe te veprojme ? Kjo është një pyetje e mirë: si duhet të sillemi?


Shiu dhe lagështia,  kur jane të pranishme , nuk janë aspak në favor të qafës ! A keni provuar, ndonjehere që  të trajtoni problermin me ndonje kure popullore ose metode qe perdorej ne kohe te hereshme nga gjyshet tona  ? Nganjehere duke kerkuar ne internet mund te gjeni shume menyra se si mund te trajtoni shume probleme shendetesore   dhe këshilla të dobishme duke përfshirë dhe aftësinë për të kuruar cervikalen  me kripë.



 Si  të kuroni  cervikalen  me kripë 



 Çfarë ju nevojitet
 
 çante e vogel e trashe prej rrobe
 kripë deti (e trashë)







Veproni si më poshtë

 Nxehni  kripën ne nje tigan te vene ne zjarr
     Kur kripa do të fillojë të kërcejë, është gati të vihet në  canten e vogel prej rrobe




 Mbylle canten e trashe dhe mundesisht te bere dopio , ne menyre qe te mos digjeni ,sepse kripa mban shume nxehtesi ,dhe mund te digjeni.



E gjithë ajo qe  ju duhet të bëni është që të vendosni qesen me kripë të nxehtë në pjesën e lënduar (qe ju dhemb)!
 Kjo metode  shërben dhe mund te perdoret  gjithashtu në rast të kollitjes (kur keni kolle dhe jeni te ftohur)  si alternative canta e nxehte me kripe vendoset   në gjoks, gjithashtu mund te perdoret edhe për dhimbje të muskujve dhe në rast të reumatizmes!

8 përdorime të vajit të kokosit që do të ndryshojnë jetën tuaj (dhe shëndetin)

 Vaji i kokosit është një produkt natyral që në vitet e fundit ka pasur një sukses te madh në të gjithë botën, për shkak të përfitimeve dhe perdorimit te tij. 



Ai mund të përdoret si një ilaç kundër rasteve të shumta shëndetësore, por gjithashtu  ai mund te perdoret dhe si nje  produkt kozmetik si dhe në kuzhinë.

Lekura. Vaji i kokosit mund të hidratojë lëkurën më mirë se çdo krem tjeter  industrial. Ai përmban shumë lëndë ushqyese që janë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës dhe përmirëson pamjen e saj. Aplikoni një sasi të vogël direkt në lëkurë.

Flokët. Jo vetëm që mund të mbrojë flokët nga dielli, por promovon rikrijimin e tyre dhe i mban ato të shëndetshme dhe të fortë. Përhapni një sasi të vogël të vajit të kokosit në të gjitha flokët.

Deodorant natyral. Aplikoni një sasi të vogël direkt nën sqetull: vepron si një deodorant i vërtetë industrial, por pa të gjitha kimikatet.

Prerjet dhe plagët. Aplikoni një sasi të vogël të vajit të kokosit në prerje dhe plagë për të përshpejtuar sherimin dhe për të parandaluar infeksionet.

 
Humbje peshe. Zëvendësoni yndyrat që përdorni në gatim (si vajrat dhe gjalpi ) me vaj kokosit për një alternativë më të shëndetshme, e cila mund të përmirësojë tretjen dhe të promovojë humbjen e peshës.


 Sistemi imunitar. Shtoni vajin e kokosit në dietën tuaj të përditshme për të pasur një sistem imuniteti më të fortë dhe më efektiv.
 
Tretja  dhe kolesteroli. Përveç inkurajimit të tretjes dhe lehtësimit të stomakut , vaji i kokosit mund të rregullojë nivelet e kolesterolit në gjak, duke parandaluar sëmundjet e zemrës.

Dhimbje dhëmbi.
Shpëlarje dhembin qe te dhemb  me vaj kokosi për të lehtësuar dhimbjen , eliminimin e baktereve të gojës dhe rifreskoni frymën ose eren ekeqe te gojes tuaj.

Vetitë e mrekullueshme terapeutike të rozmarinës

 Një nga bimët aromatike dhe medicinale më të përdorura, rozmarina është vlerësuar në kuzhinë për shijen e saj të cmueshme dhe aromën e saj të shijshme.


Pak njerëz e dinë se rozmarina gjithashtu mund të konsumohet si një infuz. Çaji  i Rozmarines, pervec se ka  një shije të këndshme, na siguron përfitime të shumta shëndetësore.

Vetitë medicinale të rozmarinës janë të shumta dhe bazohen pothuajse  të gjitha ne substanca te fuqishme antioksidantesh  që gjenden në të, të cilat mund të vonojnë procesin e plakjes.

Rozmarina ka aftësinë që të  nxjerre toksinat  nga trupi ynë, duke vepruar në radikalet e lira dhe me molekulat , duke reaguar me proteinat, yndyrnat dhe acidet nukleike, te cilat aktivizojnë ndryshime që mund të çojnë në sëmundje të zemrës, kancer, Alzheimer ose plakjen e parakohshme.



 Përfitime të tjera të rozmarinës

     Ajo ka vetitë analgjezike, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dhembjes
     Ajo ka një efekt diuretik, duke mbështetur eliminimin e lëngjeve
     Është pastruese dhe çliron zorrët nga papastërtitë
     Është një tonik i shkëlqyeshëm, e cila ndihmon në nxitjen e trupit
     Ajo ka një efekt karminativ. Prandaj nxit përjashtimin e gazit
     Ajo shëron dhe rigjeneron indet
     Është antiseptike dhe bllokon zhvillimin e organizmave që gjenerojnë infeksion.



 Ju mund të përgatitni një infuz të shkëlqyer të rozmarinës, duke zier një lugë gjethe të thata  në një gotë me ujë. Filtrojeni para konsumimit dhe ëmbëlsojeni vetëm me mjaltë.

Mos harroni se rozmarina nuk është një ilaç, prandaj nuk ka dozë të rekomanduar. Konsumojeni ate normalisht, pa e kursyer .

Kura popullore 3000 vjeçare për trajtimin e artritit dhe inflamacionit

 Inflamacionet shkaktohen kur rruazat e bardha të gjakut në trupin tonë aktivizohen për të mbrojtur trupin nga infeksionet.



Shpesh, sëmundjet autoimune si artriti mund të shkaktohen dhe pa ndikimin e ndonjë agjenti të jashtëm që pushton trupin tonë dhe për këtë arsye mund të nisin sinjalet e nevojshme kundër inflamacionit.

Më poshtë po ju sugjerojmë disa kura të lashta natyrore, të përdorura për mijëra vjet në mjekësinë Ayurvedice për të lehtësuar inflamacionin e shkaktuar kryesisht nga artriti.Shafrani i Indisë. Është një nga erëzat klasike të mjekësisë Ayurvedice, me vetite shumë të fuqishme anti-inflamatore. Është aq i fuqishem sa ju mund të lehtësoni simptomat e artritit në vetëm disa orë. Bashkojeni ate  me qumësht të ngrohtë.

Gingeri. (xhenxhefili). Kjo rrënjë mund të bëjë mrekulli kundra  dhimbjeve  të artikulacioneve  , në sajë të vetive të saj antioksiduese dhe anti-inflamatore. Është efektive në zvogëlimin e dhimbjes, ënjtjes dhe ngurtësimit të nyjeve nëse pihet  në formën e çajit bimor çdo ditë.Kosi. Rreth 60% e sistemit imunitar gjendet në zorrë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për tu konsumuar kosi, i pasur me probiotike te cilat i bejne  shumë mire  shëndetit te tretjes.Koriandëri dhe koperi. Këto barëra kanë veti dhe jane të afta  të zvogëlojne inflamacionin, gjithashtu lehtësimin e dhembjes. Perdorini ato ne pjatancat  tuaja, ose përgatitni infuzione (cajra) të shijshme natyrore.

Tre filxhane kafeje në ditë ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës.

Kjo është ajo që thonë disa studiues të universitetit të São Paulos, ne Brazil  të cilët kohët e fundit kanë botuar një studim i cili nxjerr në pah përfitimet e pijes popullore në reduktimin e rreziqeve të sëmundjeve kardiovaskulare. Sigurisht që konsumi te jete i moderuar.

Në mënyrë të veçantë, duket se pirja e të paktën 3 filxhaneve  kafe në ditë redukton procesin e kalcifikimit të arterieve. Siç është theksuar edhe nga autori i studimit, i botuar në Journal of the American Heart Association, Dr Andreia Miranda:



Në hulumtimin tonë kemi gjetur se konsumi i zakonshëm i së paku tre filxhaneve  kafeje ne dite  ul gjasat e kalcifikimit koronar.

Megjithatë, studimi nuk sqaron se kush eshte me te vertete  mekanizmi aktual i funksionimit, veçanërisht nëse këto përfitime rrjedhin nga prania e kafeinës. 

Autoritetet shëndetësore në përgjithësi kanë treguar, se doza maksimale ditore e kafeinës  për të rriturit që  mund te tolerohet nga trupi i njeriut është 400 mg.
 Në rastin e grave gjatë shtatzënisë, kjo vlerë është përgjysmuar, duke arritur në 200 miligramë.
loading...