Një nga bimët
aromatike dhe medicinale më të përdorura, rozmarina është vlerësuar në
kuzhinë për shijen e saj të cmueshme dhe aromën e saj të shijshme.
Pak njerëz e dinë se rozmarina gjithashtu mund të konsumohet si një infuz. Çaji i Rozmarines, pervec se ka një shije të këndshme, na siguron përfitime të shumta shëndetësore.
Vetitë
medicinale të
rozmarinës janë të shumta dhe bazohen pothuajse të gjitha ne substanca
te fuqishme antioksidantesh që gjenden në të, të cilat mund të vonojnë
procesin e plakjes.
Rozmarina ka aftësinë
që
të nxjerre toksinat nga trupi ynë, duke vepruar në radikalet e lira
dhe me molekulat , duke reaguar me proteinat, yndyrnat dhe acidet
nukleike, te cilat aktivizojnë ndryshime që mund të çojnë në sëmundje të
zemrës,
kancer, Alzheimer ose plakjen e parakohshme.
Përfitime të tjera të rozmarinës
Ajo ka vetitë analgjezike, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dhembjes
Ajo ka një efekt diuretik, duke mbështetur eliminimin e lëngjeve
Është pastruese dhe çliron zorrët nga papastërtitë
Është një tonik i shkëlqyeshëm, e cila ndihmon në nxitjen e trupit
Ajo ka një efekt karminativ. Prandaj nxit përjashtimin e gazit
Ajo shëron dhe rigjeneron indet
Është antiseptike dhe bllokon zhvillimin e organizmave që gjenerojnë infeksion.
Ju mund të përgatitni një
infuz të shkëlqyer të rozmarinës, duke zier një lugë gjethe të thata në një gotë me
ujë. Filtrojeni para konsumimit dhe ëmbëlsojeni vetëm me mjaltë.
Mos harroni se rozmarina nuk është një ilaç, prandaj nuk ka dozë të rekomanduar. Konsumojeni ate normalisht, pa e kursyer .