Sallata dobesuese që pastron trupin, nxjerr lëngjet jashte dhe djeg yndyrën

Duke ndjekur recetën që ne do të tregojme  në vazhdim, mund të përgatitni një sallatë të shijshme dhe të lehtë, e cila na lejon të zvogëlojmë fryrjet  e barkut dhe  na bën të humbim peshë. 




 Ajo është e përgatitur me përbërës të pasur me lëndë ushqyese, të cilat promovojnë eliminimin e lëngjeve të tepërta dhe çhelmojne trupin.

 Domate
 qepë të kuqe
 majdanoz 
 avokado

të gjithë përbërësit e sallatës, përmbajnë lëndë ushqyese te tilla si acidet yndyrore, vitaminat dhe mineralet që janë esenciale për trupin tonë.

 Receta për këtë sallatë bazohet në programet ushqimore te  dietologeve dhe është veçanërisht e dobishme për luftimin e mbajtjes së lëngjeve: kjo është arsyeja pse ndihmon në shfryrjen  e barkut dhe na ben te ndihemi me te lehte .

Përbërësit:

150 gramë domate te vogla
1 kastravecë të qeruar dhe të prere në copa
1 avokado
2 lugë qepë të kuqe të copëtuar dhe prere imet 
1 grusht majdanoz
2 lugë vaj ulliri 
1 lugë gjelle uthull balsamike 
kripë dhe piper te zi sipas deshires

 Pergatitja

Pritini të gjithë përbërësit në copa të vogla, hidhini  në një enë dhe përzieni mirë për t'i bërë ato qe të integrohen se bashku. 
 Së fundi shtoni brenda ne te vajin e  ullirit , uthullen  balsamike, kripën  dhe piperin  e zi. 

Sallata duhet të zëvendësojë një vakt kryesor.
loading...