Stresi: 10 këshilla për t'u çlodhur në kohë te shkurter

Përjetimi i situatave veçanërisht stresuese është një problem i zakonshëm. 
Stresi është një pjesë integrale e shumë stileve të jetesës, kryesisht për shkak të ritmeve të përditshme që janë shumë intensive ose plot tension. 

Trupi ka tendencë t'i përgjigjet stimulimit ne menyre sa më efikase  të jetë e mundur, por në disa raste është e pamundur të shmangen efektet negative në kurriz të shëndetit.

Stresi mund të nxitet nga faktorët e mjedisit,sic jane situatat e padëshiruara të punës,  ose të lidhura nganjehere   me trafikun dhe levizjen e rremujshme te makinave, marrëdhëniet me miqtë, të afërmit ose të dashurit. Në rast të ngjarjeve të përsëritura stresuese, siç është shfaqja e stresit ne  vendin e punës, nganjehere  një pauzë e vogël rigjeneruese mund të paraqese nje ndjenje cliruese .


Ndaluni disa minuta dhe gjeni një vend të qetë për të praktikuar frymëmarrjen për pak kohe sipas teknikës Pranayama është një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur nën kontroll stresin dhe për të rimbushur bateritë tuaja. Në të njëjtën kohë do të ndihmojë trupin që të rifitojë ekuilibrin e tij dhe të përmirësojë aftësinë për të përqendruar dhe menaxhuar situatat stresuese. Edhe  vetem 5 minuta mund të jenë të mjaftueshme, nder keto 3 minuta  përkushtimit  ndaj teknikës dhe 2 të dëgjuarit, me sy të mbyllur, të qetësisë që ju rrethon.


Disa studime kanë konfirmuar efektivitetin anti-stres të meditimit, duke pretenduar se mjaftojne   vetëm 10 minuta në ditë për të mbajtur nën kontroll emocionet negative. Hulumtimi më i fundit është kryer nga Universiteti i Waterloo, në Kanada, sipas të cilit praktika medituese do të kishte efekte të dobishme në luftimin e plakjes.

Ndër kurat më të rekomanduara natyrore kundër stresit mund te perdoret  edhe livando, aroma e të ciles  ka cilësi të çmuara qetësuese. Një keshille e mirë është që të merrni vaj esencial me vete , nga i  cili  mund të derdhni disa pika në një shami ose një shtupë pambuku. Erëza e aromës së Lavandula officinalis do të ndihmojë në parandalimin e gjendjeve të ankthit dhe në përballimin më të mirë të mendimeve dhe ndjenjave negative.


Nëse ju pëlqen çokollata e errët ose ndryshe thene  fondente atëherë keni nje arsye me shume per ta pasur ate gjithmone me vete. Përmbajtja ne vetevete e cokollates se erret me  magnez është një ilaç dhe kure për vete  trupin,  por gjithmonë pa e ekzagjeruar me sasitë e perdorimit.

Mbështetja në kujtime veçanërisht të këndshme është një tjetër keshille e  dobishme  për t'u çlodhur shpejt dhe për të luftuar stresin. Një studim  i vitit 2017, i mbështetur nga hulumtuesit e Universitetit Rutgers, e verteton ate . 

Një tjetër zgjidhje është shmangia e cdo lloj impenjimi  për t'ju dedikuar librit  të preferuar. Një zhytje e thelle  në aventurat e një libri me spiunazh  ndërkombëtar ose në një mbretëri interesante të fantazisë mund të të largojë nga realiteti aq sa të lehtësojë mendjen nga barra e stresit. 

Pak minuta do të jenë te mjaftueshme për t'i kthyer problemet aktuale në dimensionin e duhur, duke ju lejuar t'i përballoni ato në më të mirën e energjive tuaja mendore.


Buzëqeshja është ndër mjetet më efektive kundër stresit, kjo sipas një studimi të paraqitur nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë. Ajo mund të jetë gjithashtu ngjitëse dhe me efekt pozitiv   dhe per personat qe ju rrethojne , falë leshimit  të endorfinave dhe dopaminës .


 Kontribiumi  për krijimin e  një mjedisi dhe ambjenti  më të qetë rreth jush mund të jetë një celes  i vërtetë në luftën kundër tensionit emocional.

Ecja për disa minuta ndihmon të relaksoni mendjen, ta mbroni nga stresi dhe të përmirësoni performancën e kujtesës.  Sidoqoftë, duhet të jetë një praktikë  dedikuar relaksimit , dhe jo nje ecje e detyruar duke nxituar per ne pune.

 Nje tjeter menyre shume e efekteshme eshte ajo e kontaktit me barin e njome dhe me natyren ne pergjithesi e cila ndihmon  në shkëputjen e  mendjes, dhe  rimarrjen e  energjise si  dhe  lirimin   nga barra e stresit.








loading...