Të qenit i lumtur e bën te mësuarit më të shpejtë, ja perse

Lumturia mund të jetë një nxitje për të inkurajuar të mësuarit. 


Kjo është ajo që kanë zbuluar dijetarët e Qendrës Champalimaud për të panjohurën e Portugalisë dhe Kolegjin Universitar të Londrës të Mbretërisë së Bashkuar.

 Sipas rezultateve të hulumtimit, e cila u shpjegua në revistën shkencore Nature Communications, gjithçka mund të lidhet me  efektet e serotoninës që deri  tani ishte e panjohur. Serotonina është e ashtuquajtura hormoni i lumturisë, substance kjo e prodhuar nga truri ynë, dhe e cila  na bën të ndihemi plotësisht të kënaqur.

 Qelizat nervore përdorin serotoninen për të komunikuar. Studime të shumta janë kryer mbi efektet që serotonina ka ndaj sjelljes, por ende ka shumë për të zbuluar, sidomos sa i përket mënyrës në të cilën serotonina përcakton një ndjenjë lumturie.

 Duke zbatuar një model matematik, hulumtuesit ndërkombëtarë kanë qenë në gjendje të kuptojnë më shumë për mënyrën se si funksionon. 
 Ata kanë parë se si serotonina mund të luajë një rol të madh në inkurajimin e të mësuarit. Ekspertët kanë kryer kërkime mbi kafshët laboratorike. 
Zach Mainen, një nga autorët e hulumtimit, shpjegoi:

Kur neuronet e serotoninës aktivizohen artificialisht, duke përdorur dritën i bejne më të shpejtë minjtë laboratorik për të përshtatur sjelljen e tyre në një situatë që kërkonte fleksibilitet. 
 Kafshët u dhanë më shumë peshë informacioneve të reja dhe modifikonin  mendjen më shpejt kur këto neurone ishin aktive.

 Duke u bazuar  në rezultatet, shkencëtarët panë se si  serotonina është në gjendje të rrisë shpejtësinë e të mësuarit. Ata gjetën një lidhje shumë të qartë ndërmjet veprimit të serotoninës në tru dhe rritjes së plasticitetit të qelizave të trurit. 

 Ky aspekt i fundit u theksua edhe nga studime të tjera për të njëjtën temë


 Prandaj, serotonina  mund të konsiderohet shumë e rëndësishme jo vetëm sepse përcakton një ndjenjë lumturie, por edhe sepse ajo ka një rol aktiv në lehtësimin e përshtatjes së qelizave të trurit në të gjitha situatat në të cilat neuronet duhet të aktivizohen menjëherë.

loading...